Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historitë/ Kush janë 14 lojtarët mbipeshë që shënuan historinë e futbollit botëror

2018/08/01 at 11:00 PM
në Sport
Kohë leximi: 6 min
A A
Historitë/ Kush janë 14 lojtarët mbipeshë që shënuan historinë e futbollit botëror

Nuk ishte prezantuar kurrë kaq pranë peshës ideale që kur luan te Juventus dhe ndoshta kjo formë do të favorizojë Milan. Gonzalo Higuain është simboli i sulmuesit me peshë, brenda dhe jashtë fushës së lojës, në gjithë kuptimin e fjalës. Zakonisht ai e ka nisur sezonin me disa kile mbi peshë, të cilat i ka humbur gjatë fazës përgatitore dhe është transformuar në një makineri golash. Edhe kur mbante dietë, oreksi për gola ka qenë gjithmonë i pakontrollueshëm. Mbetet për t’u kuptuar si do të përshtatet me fanellën kuqezi…


FLAMURI – Idhull i padiskutueshëm i tifozëve të Livorno, kapiten dhe udhëheqës i një skuadre që ishte në gjendje të mposhte këdo të takonte. Cristiano Lucarelli nga Livorno ishte një qendërsulmues me peshë, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Barku në dukje, por edhe një forcë fizike mbresëlënëse. I vështirë për t’u markuar dhe bllokuar fizikisht. Prepotencë dhe prezencë stabël në Serie A. Një seri golash që e kanë bërë të rëndësishëm…

“I SHËNDOSHI” – Ka dy Ronaldo, ai para dhe ai pas dëmtimit. Pas këputjes së kroçiatit fiziciteti i tij shpërthyes ndryshon. Ruan ende shpejtësinë dhe teknikën, por nuk është më i nëjti që habiti botën në fund të shekullit të kaluar. Mbi të gjitha ai mbeti “Fenomen” absolut, edhe kur kishte disa kile më shumë, si në vitin 2002, kur u shpall kampion i botës. Nëse gjunjët e tij do të kishin mbajtur nuk do të ishte bërë kurrë “El Gordo” dhe ndodhte do të ishte futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

DHJETA – Nuk folur për “të shëndoshët” duhet thënë se edhe Diego Armando Maradona kishte probleme në lidhje me raportin e duhur mes talentit të pamasë dhe formës fizike. Për të kishte pak rëndësi sepse talenti ishte aq i madh sa nuk kishte nevojë të djersitej dhe gjithmonë e kishte barkun si të një mekaniku dhe jo futbollisti. Ai nuk ishte kurrë në peshën ideale, gjatë gjithë jetës së tij, nuk pati kurrë kontrollin e asaj që konsumonte, por ishte në gjendje të merrte topin që nga mesfusha, të driblonte një ekip të tërë dhe të fitonte i vetëm Kupën e Botës.

FANTANTONIO – Në këtë përmbledhje nuk mund të mungonte “Pibe de Bari vecchia”, pseudonimi i Antonio Cassano. Nëse do ta kishte administruar më mirë veten, brenda dhe jashtë fushës së lojës do të ishte bërë një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Atij i mjafton ta shfrytëzojë talentin për të bërë jetën që donte të jetonte. E pa futbollin si mundësia për të ngjitur shkallët e shoqërisë, që ndryshe nuk do t’ia dilte. Nëse do të kishte pasur më shumë vullnet do të kishte fituar “Topin e Artë”.

PERANDORI – Adriano, “Perandori” që e mbylli jetën si “skllave”. Një futbollist që e nisi karrierën duke habitur botën, por e mbylli me dështim, edhe si pasojë e vdekjes së babait u fut në një tunel nga i cili ende nuk ka dalë plotësisht. Festa, gra dhe alkooli i shkatërruan karrierën një kampioni të vërtetë që po të kishte pasur ndonjë kile më pak do të kishte fituar më shumë. Në vitet e fundit në Brazil ishte thjesht i paparaqitshëm, megjithatë shënonte gola…

KOLONELI – Eshtë një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Një “legjendë” e vërtetë i ndihmuar edhe nga një futboll ku përgatitje fizike nuk ishte kaq e rëndësishme si tani. Në fakt, hungarezi Puskas, edhe pse e kishte barkun gjithmonë mbi peshë fitoi gjithçka të mundshme me fanellën e Real Madrid, duke shtangur tifozët e gjithë Europës. Në futbollin modern nuk do të kishte pasur sukses dhe nuk do t’i mjaftonte as talenti i tij i jashtëzakonshëm, por 50 vjet më parë…

DINHO – Edhe braziliani Ronaldinho ka pasur gjithmonë probleme me peshore, sidomos kur me kalimin e viteve u ndje i ngopur nga futbolli. Në vitet e fundit të karrierës ishte shumë pranë të qenit 100 kilogram me peshë trupore, por kur kishte topin në këmbë ishte gjithmonë një spektakël i pazakonshëm. Edhe në këtë rast mungesa e vazhdimësisë dhe profesionalitetit, si shumë kolegë brazilianë, i kushtëzuan numrin e fitoreve, që do të kishte qenë dy herë më i madh.

BISHA – Idhull i padiskutueshëm i internetit dhe botës së futbollit gjysmë-amator, Adebayo Akinfenwa. Ish-sulmuesi i AFC Wimbledon u bë i famshëm për kilet që çonte në mes të fushën. Nuk është vetëm dhjam, përkundrazi, Akinfenwa nuk është i shëndoshë për struktura e tij fizike është mbresëlënëse si sapo një e mase të jashtëzakonshme muskulore duke qenë se ishte kulturist. Të paktën kështu pretendonte, edhe pse ndonjëherë pak bark mbi muskujt e tij dallohej. Por cili kishte guxim t’ia thoshte?

BIDONI – Ai që nuk ka pasur kurrë muskuj barku, përkundrazi e kishte të butë, ishte Jardel. Shumë i suksesshëm në Portugali ishte një zhgënjim kolosal në Serie A. I ngadaltë, mbipeshë dhe amator është përshtypja që la me fanellën e Ancona, ku një ditë gaboi edhe në gjetjen e tifozëve dhe shkoi të festonte te tifozët e Perugia, duke i ngatërruar me të tijët. Por kurrë nuk do të ngatërrohet pesha e tij në fushën e lojës dhe fakti që qëndronte gjithmonë me duart në mes, si të ishte një kanë uji.

“KAFETERO” – Muriel nuk mund të konsiderohet njeri me fat. Sapo vendos ndonjë kile të tepërt duket sikur ka 10 kg mbi peshë dhe nuk arrin ta fshehë. I konsideruar si pasardhësi i Ronaldos duhet thënë se i ngjason në disa sprinte me topin, por mbi të gjitha i ngjason në dashurinë për ushqimin. Kolumbiani ka talent edhe në tavolinë. Në futbollin modern një lojtar i shëndoshë e ka të pamundur të jetë fitues. Një mëkat i vërtetë për një sulmues me potencial të jashtëzakonshëm.

“ZOTI” – Gjeni në fushën e lojës, çrregullësi jashtë saj. Padyshim dhe në tavolinë. Bark i fshehur mirë poshtë një fanelle që e mbante gjithmonë një numër më të madh se sa duhej. Le Tissier është anglezi më brazilian i historisë së futbollit, legjenda e klubit të Southampton. Kilet e tij nuk e kanë penguar kurrë të jetë vendimtar me gola të shkëlqyer. Idhull i padiskutueshëm i tifozerisë bardhëkuqe nuk pati të njëjtin fat e dhe me kombëtaren e Anglisë, sepse nuk donte t’ia dinte për dietë.

I TERHEQURI – Një tjetër futbollist që duhej të ishte bërë kampion, por nuk ia doli kurrë. Shumë i shëndoshë, edhe pse talentin e kishte. Sodinha, pavarësisht nga emri, ishte një futbollist që nuk ushqehej mirë dhe gjithmonë kishte bark. Asnjëherë nuk arriti formën ideal me Brescia dhe Trapani. Ai shkëlqente më shumë në tavolinë sesa në fushë. Kjo i kushtoi tërheqjen nga futbolli në moshën 28 vjeç.

MAXI – Jo vetëm mbiemri: Maxi kishte edhe një bark “oversize” dhe kjo i kishte edhe një përjashtim nga i ashpëri Sinisa Mihajlovic në kohët e Torinos. Sulmues i fuqishëm por edhe i shkathët edhe pse nuk dha asnjëherë idenë se ishte një fenomen. Ndoshta me disa kile më pak, ku i dihet mund të kishte pasur sukses kur iu dha mundësia te Barcelona apo te Milan për të luajtur në një “top klub”. E vetmja dihet është se problemet me peshën do ta pengojnë në hapat e fundit të karrierës.

“COLCHONERO” – Në fund Diego Costa. Ka një strukturë shumë të fortë dhe jo domosdoshmërisht barku i tij mund të vijë nga mungesa e stërvitjes. Në mes të dyshimit ka një siguri, ai zotëria i quajtur Simone është e vështirë të pranojë dikë pa përgatitjen e duhur fizike. Të gjitha gjasat janë që sivjet nuk do të shohim një Costa mbipeshë, por në limitet e peshës ideale për një futbollist nga më të frikshmit në 16 metrat e fundit, por që gjithsesi kolegu i tij Antonie Griezmann e thërret “i shëndoshi”.

Etiketa: HiguainMaradonaRonaldinjoRonaldo


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Sylvinho: Ja pse e grumbulloj Nedim Bajramin, Andorra nuk pëson 5 gola as nga Anglia
Sport

Sylvinho: Ja pse e grumbulloj Nedim Bajramin, Andorra nuk pëson 5 gola as nga Anglia

7 Nëntor, 2025 3:10 pm
Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet
Sport

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet

7 Nëntor, 2025 10:35 am
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Sport

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

6 Nëntor, 2025 3:27 pm
VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin
Sport

VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin

6 Nëntor, 2025 11:10 am
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit
Sport

Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit

4 Nëntor, 2025 11:05 am
Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit
Sport

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit

3 Nëntor, 2025 4:35 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
Sport

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

30 Tetor, 2025 7:23 pm
Para
Endri Prifti i mërzitur me realitetin shqiptar: E kam menduar që mund të iki nga ky vend

Endri Prifti i mërzitur me realitetin shqiptar: E kam menduar që mund të iki nga ky vend

Aktorja turke kapet duke u kafshuar me të dashurin, prindërit e përzenë nga shtëpia

Aktorja turke kapet duke u kafshuar me të dashurin, prindërit e përzenë nga shtëpia

Pse duhet ti mbani veshur çorapet edhe në verë?

Pse duhet ti mbani veshur çorapet edhe në verë?
















TE FUNDIT

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
7 Nëntor, 2025

Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç. Hulumtimi...

Lexo më shumë

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
7 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright,...

Lexo më shumë

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
7 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se do të donte të zhvillonte një takim të mundshëm me homologun rus Vladimir...

Lexo më shumë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
7 Nëntor, 2025

Një krim makabër ka ndodhur në Greqi. Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com