Arkivat Osmane kanë postuar një foto të rrallë. Ajo është shkrepur vetem pak minuta mbasi osmanët jane larguar nga Shkupi pasi e kishin pasur atë pjesë të Perandorisë per afro 500 vjet. Në foto duken dy ushtarë serbë, që heqin tabelën Uskub, emri osman, pasi kanë vendosur tabelën e shkruajtur serbisht. Ushtritë serbe e pushtuan Shkupin në kuadër te luftës Ballkanike më 1912. Në ate kohë qyteti ishte i dominuar nga shqiptarë.