Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/Bëri fytyrën operacion, ja si i shpëtoi 9 vite shqiptari policisë

2016/06/12 at 12:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia/Bëri fytyrën operacion, ja si i shpëtoi 9 vite shqiptari policisë

Arrestohet në Rrogozhinë një 31­ vjeçar që prej 9 vitesh kërkohej nga Italia thuajse në të gjithë Europën, e madje deri në Kanada.

Bëhet fjalë për shtetasin F. Shamo, i cili akuzohet për vrasjen e një tjetër shtetasi shqiptar, në Firence të Italisë, ngjarje e ndodhur më 6 gusht të vitit 2007.

Shamo kishte përdorur çdo metodë për t’i shpëtuar arrestimit dhe ekstradimit.

Që nga operacioni plastik për të ndryshuar fytyrën e deri te kërkesa për azil politik në Kanada.

Megjithëse kishte provuar prezencën e tij  në të paktën 4 shtete të Bashkimit Europian dhe në Kanada, Policia italiane nuk kishte arritur dot të bënte arrestimin e tij.

Më në fund, i shumëkërkuari F. Shamo u arrit të arrestohej nga Policia e Rrogozhinës mëngjesin e djeshëm. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se arrestimi i 31­-vjeçarit u krye për qëllim ekstradimi drejt Italisë.

“Interforc/Italia ka dërguar shkresën e datës 03.06.2016, ku është lëshuar urdhri i ekzekutimit nga Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Firences, i dënuar me 14 vjet burg, për veprën penale ‘Vrasje në bashkëpunim’, për shtetasin F. Shamo, 31 vjeç. Pritet ekstradimi i këtij shtetasi në drejtim të shtetit italian”, thuhet zyrtarisht në njoftimin e Policisë së Tiranës.

VRASJA DHE ARRATIA

Sipas Policisë italiane, shtetasi i arrestuar dje në Rrogozhinë, F. Shamo, është dënuar me 14 vjet burg, pasi në bashkëpunim edhe me 3 shqiptarë të tjerë, ka vrarë me thikë një djalë 26 vjeç, nga Elbasani. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur më 6 gusht të vitit 2007, në rrugën “Circondaria”, në periferi të Firences.

Për këtë ngjarje, Policia e Firences pati arrestuar 3 bashkëpunëtorët e Shamos, shtetasit Fabiol Preçi, Donaldo Domi dhe Vladimir Ibajn, i cili në fakt u arrestua në Roterdam të Holandës, për llogari të Italisë dhe më pas u ekstradua.

Nga të dhënat hetimore rezultoi se vrasja e Ervis Dacit kishte ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme mes grupeve të shqiptare të përfshira në rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas mediave italiane, i vetmi që arriti t’u shpëtojë prangave ishte F. Shamo, nga fshati Gosë i Kavajës. Në nëntor të vitit 2007, Policia italiane lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për Shamon. Gjatë kohës që ai kërkohej nga drejtësia, rezultoi se kishte udhëtuar në vende të ndryshme të Europës, si në Greqi, Holandë, Spanjë dhe në fund edhe në Shqipëri.

Ndërsa më 4 janar të vitit 2009, ai ishte nisur me një anije mallrash gjermane në drejtim të Torontos në Kanada, nëpërmjet një karte identiteti të falsifikuar italiane, duke u quajtur Geracitano Vincenzo, lindur në Siderno, në krahinën e Reggio Calabria.

Madje u mësua se Shamo kishte kryer edhe një operacion plastik për ndryshimin e fytyrës. Më 16 janar të atij viti, shërbimet e emigracionit në Kanada e arrestuan atë në portin Halifax dhe gjatë asaj kohe do të nisnin procedurat e ekstradimit.

Por Shamo, që mbahej i arrestuar për falsifikim dokumentesh, më 16 janar kishte kërkuar azil politik në Kanada, duke kundërshtuar ekstradimin në Itali apo në Shqipëri.

Pretendimi ishte se i rrezikohej jeta, ndërsa ishte paraqitur si qytetar italian./ Etleva Delia Panorama.al

Ju sugjerojmë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Para
Graniti tregon se kush është futbollist më i mirë, ai apo Taulanti

Graniti tregon se kush është futbollist më i mirë, ai apo Taulanti

Tragjike/ Vrau këngëtaren pastaj vrau veten

Tragjike/ Vrau këngëtaren pastaj vrau veten

Speciale/ Ja 10 fanellat më “legjendare” në kampionatet europiane

Speciale/ Ja 10 fanellat më "legjendare" në kampionatet europiane

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
8 Qershor, 2025

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, dhe...

Lexo më shumë

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
8 Qershor, 2025

Aktori hollivudian Tom Cruise ka fituar një titull të ri në Librin e Rekordeve Guinness për një numër akrobacie spektakolar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com