Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

HISTORIA/ U njohëm në FB, pastaj më detyroi të prostituoja për 1 vit

2017/06/15 at 5:35 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
HISTORIA/ U njohëm në FB, pastaj më detyroi të prostituoja për 1 vit

Njohja në rrjetin social “Facebook” i ka kushtuar shtrenjtë një 21­ vjeçareje në Fier. Partneri i saj 35­vjeçar elbasanas ka ardhur nga Spanja për ta takuar pasi ata flisnin rregullisht prej disa kohësh, shkruan “Panorama”.

Pas takimit, krejt papritur ai i propozoi asaj të martoheshin. I riu me inicialet P.M. ka kryer ritet sipas traditës sonë, duke i kërkuar dorën 21­vjeçares. Pasi kryen edhe fejesën, ai ra dakord me familjen e saj që ta merrte atje ku jetonte vetë, në Barcelonë. Por më pas ai e ka detyruar “gruan” e tij të prostituojë për 1 vit, derisa ajo arriti të largohej dhe të kthehej në Fier.

Sipas të dhënave të policisë, dy ditë më parë, 21­vjeçarja ka denoncuar rastin duke rrëfyer gjithçka i kishte ndodhur. Ajo ka shpjeguar në komisariat se ishte njohur në “Facebook” me të riun, i cili, pasi erdhi të takoheshin në Fier, i propozoi të martoheshin. Por pasi u larguan së bashku për në Spanjë, ai e ka shfrytëzuar atë për prostitucion. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve shpallën në kërkim policor dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P.M, 35 vjeç.

Më datë 13.06.2017, në policinë e Fierit, shtetasja E.F., 21 vjeçe, banuese në Fier, ka bërë kallëzim se P.M., nëpërmjet mashtrimit për martesë, e ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë njëvjeçare nga muaji prill i vitit 2016 deri në muajin mars të vitit 2017”, bëri të ditur dje Policia e Fierit. Sipas Policisë, vajza është paraqitur për të kryer kallëzimin bashkë me familjarët e saj. Ajo ka qenë mjaft e tronditur psikologjikisht gjatë dëshmisë së dhënë, teksa ka rrëfyer torturat dhe shfrytëzimin e “bashkëshortit” të saj. Siç ka treguar e dëmtuara, fillimisht ata kanë qëndruar në një banesë për një periudhë dyjavore dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Pas dy javësh, ai e ka çuar në një bar dhe pasi kanë pirë, i ka propozuar punë. Vajza nuk ka qenë dakord dhe i ka kërkuar ta kthejë në Shqipëri, por ai e ka mbajtur nën dhunë e presion. Ai e ka kërcënuar se do t’i zhdukë familjen nëse nuk bindej, duke e shfrytëzuar në këtë mënyrë për një periudhë njëvjeçare.

BURIMI: PANORAMA

Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
“Balena Blu”, një djalë 28 vjeç nga Durrësi në kurthin e lojës vdekjeprurëse

14 vjeçarja bie në kurthin e “Balena Blu”: Ajo lëndonte veten, ishte në nivelin e 28-të

De Biasi ikën i përlotur nga Shqipëria. Ja letra e dorëheqjes

Zbulohen prapaskenat e ikjes së De Biasit; trajneri s’e kishte më grupin nën kontroll

Basha flet për takimin e tij me Donald Trump

Basha flet për takimin e tij me Donald Trump

TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com