Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia-Video/ “U ndava nga gruaja, nuk shoh fëmijët prej muajsh”

2016/05/26 at 9:17 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia-Video/ “U ndava nga gruaja, nuk shoh fëmijët prej muajsh”

Një i ri nga Ksamili është ankuar për ish-gruan e tij, pasi i ka marrë fëmijët edhe është larguar nga Shqipëria. Gjykata ka vendosur që Erjon Fataj të paguaj për dy fëmijët çdo muaj, pas ndarjes. Gjithashtu sipas vendimit të gjykatës ai ka të drejtë të takoj fëmijët dy herë në muaj. Por pavarësisht kësaj, ish-bashkëshortorja është larguar me dy fëmijët në Gjermani. Ai madje ka thënë për mikrofonin e emisionit “Stop” se nuk ka firmosur prokurën për daljen jashtë kufirit të dy fëmijëve.

Pse jeni drejtuar emisionit “Stop”, si nisi historia juaj?

Pas 13 vitesh martesë dhe me dy fëmijë, u divorcova dhe gjykata vendosi t’ia jepte fëmijët ish-bashkëshortes dhe mua me vuri një detyrim, pensionin ushqimor për fëmijët; 120 mijë lekë të vjetra në muaj.

Si vendosi gjykata, si do t’i takoni fëmijët tuaj?

Fëmijët do i takoja javën e pare dhe javën e tretë të muajit, si dhe një muaj në gusht për t’i mbajtur. Rreth 3 viteve me pas, që në muajin gusht të 2015, ish-gruaja më vjen më kërkon që të firmos një prokurë për t’u larguar me fëmijët në Gjermani.

Pra ju nuk keni firmosur asnjë prokurë?

Jo as për në Greqi, thjesht na njihnin sepse kalonim dhe ishte pikë e afërt

Fakti që ish-gruaja ka kaluar kufirin pa prokurë, i jeni drejtuar policisë?

Po, kam bërë një ankese në polici dhe më kanë thënë që do hapësh gjyqin për t’i kaluar zyrtarisht në gjykatë. Siç kam paguar, siç kam respektuar datat, dua t’i marr t’i shoh fëmijët e mi. Dua t’i jap fëmijëve lekët dhe t’i shoh, ose në të kundërt të mi japë mua t’i rris vetë.

Prej sa kohësh nuk i takon fëmijët?

Kam që në dhjetor, 25 dhjetor…

Të ka marre malli?

Po ( tregon fotografi) këto janë fëmijët e mi, djali 7 vjeç e gjysmë, vajza 15 vjeç.

Flisni me ta?

Vajzën e ka larguar shumë nga unë, sa ka qenë këtu s’ka patur asnjë lloj problemi, që kur iku pasi u divorcuam e ka bërë vajzën për vete, unë e pyes si jeni ajo më thotë ‘mirë e ke djalin’.

Kam frikën e djalit mos ma bën siç më ka bërë vajzën . Gjashtë muaj kur u ndamë, nuk ma nxori djalin në telefon, tani nuk flas fare, ku do vejë kjo gjë, kam dy muaj që nuk flas me djalin. Ajo ma mban djalin me forcë sepse ai do të rrije me mua, djalin po ma torturon, ai kërkon të flasë, ajo mbyll telefonin.  Unë kërkoj të më kthehen fëmijët pas, ose të kthehen atje ku ishin t’i takoj rregullisht. Nuk dua të më thotë që fëmijët s’të duan ty, se këtë gjë ma thotë ajo, nuk ma thonë fëmijët. Dua djalin këtu.

Ndërkohë avokati i të riut nga Ksamili, Tartar Bazaj, ka thënë për emisionin “Stop” se: “Erjon Fataj ka ardhur në zyrën time për të ndryshuar një vendim gjyqësor që ka patur me ish-bashkëshorten e tij , për fëmijët e tyre. Ai ka respektuar vendimin e gjykatës, duke bërë të mundur dhe dërgimin e parave çdo muaj, sipas kushteve të përcaktuara. Jonida Jani, nuk ka respektuar vendimin e formës së prerë. Ajo është larguar në Gjermani“.

Por emisioni “Stop” trokiti edhe tek zyra e Drejtorit  të Kufirit dhe Migracionit.

“Nuk ka sistem që sinjalizon për prindërit e divorcuar, por nëse dokumenti i lëshuar nga Ministria e Brendshme është nxjerrë në kohen që këta prindër kanë qenë të divorcuar, në sistemin TIMS kur regjistrohet personi, ka një rubrikë të veçantë ku thuhet statusi. Në rastin kur e kemi statusin të divorcuar, ne fillojmë intervistimin, nëse këta fëmijë po udhëtojnë me njërin prind me dëshirën e prindit tjetër apo jashtë dëshirës”, ka thënë Genc Merepeza.

Ju sugjerojmë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
Kryesore

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

15 Maj, 2025 5:05 pm
Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit
Politikë

Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit

15 Maj, 2025 4:50 pm
Para
Video/ Kështu i “çmend” francezët Era Istrefi

Video/ Kështu i "çmend" francezët Era Istrefi

Njihuni me prezantuesin që tallet me tekstet e këngëtarëve

Njihuni me prezantuesin që tallet me tekstet e këngëtarëve

Tragjedia e emigranteve/Foshnja mbërrin në Lampedusa, nëna u dogj në anije

Tragjedia e emigranteve/Foshnja mbërrin në Lampedusa, nëna u dogj në anije

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
15 Maj, 2025

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe ministri Pirro Vengu vizituan Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u...

Lexo më shumë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa është optimist për rrugëtimin jo vetëm të Shqipërisë drejt BE-së, por edhe të vendeve...

Lexo më shumë

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
15 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për...

Lexo më shumë

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
15 Maj, 2025

Pas përplasje fizike të ndodhur disa orë më parë në KZAZ-në 30 në Kashar, sekretari i përfshirë në ngjarje ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com