Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia tronditëse/ Rrëfimi i një gruaje: Burri polic më rrahu pse ndërrova kanalin e televizorit

2016/03/13 at 2:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia tronditëse/ Rrëfimi i një gruaje: Burri polic më rrahu pse ndërrova kanalin e televizorit

Episodet e dhunës kanë qenë prezente edhe në momentet më kulmore të marrëdhënies në çift.

Sipas gruas, bashkëshorti i saj, oficer policie, e ka dhunuar një natë para martesës, në Shën Valentinin e parë dhe po ashtu edhe gjatë muajit të mjaltit. Herën e fundit që është bërë pre e dhunës, shkak është bërë vetëm fakti se ajo ka ndërruar kanalin e televizorit.

Pra episodi i fundit i dhunës ka pasur si shkak vetëm faktin se gruaja ka ndërruar kanalin e televizorit.

Historia e rrallë ka ndodhur në Tiranë dhe pak ditë më parë, Gjykata e kryeqytetit ka pranuar kërkesën e 35­vjeçares R. E. për lëshimin e një urdhri mbrojtjeje nga bashkëshorti. Në vendim, gjykata urdhëron të paditurin R. A. të mos qëndrojë në banesë dhe të mos i afrohet në një distancë më të afërt se 100 metra.

HISTORIA

Në sallën e gjyqit, 35­ vjeçarja ka shpjeguar se problemet e shumta në marrëdhënien e saj martesore janë shpeshtuar në muajt e parë pas martesës. Sipas saj, përveç mosmarrëveshjeve të përhershme, bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj dhunë verbale, psikologjike dhe fizike.

Paditësja ka pretenduar se bashkëshorti i saj e ka dhunuar që një natë para martese, në Shën Valentinin e tyre të parë, si dhe gjatë muajit të mjaltit që kanë kaluar në Francë, ku, sipas saj, ai vazhdimisht flirtonte me femra të tjera.

Para gjyqtarit, paditësja ka theksuar se bashkëshorti i saj flet me një fjalor të papërshtatshëm, gjuhë që ajo thotë se nuk e meriton.

“Asnjëherë nuk kam dashur t’i jap fund lidhjes dhe kam bërë të pamundurën për ta mbajtur gjallë atë”, është shprehur 35­vjeçarja, që ka pretenduar se ishte ajo që i përballonte shpenzimet e jetës në çift.

DHUNA

Sipas 35­vjeçares, marrëdhënia në çift është përkeqësuar veçanërisht muajt e fundit, kur raporti ka degjeneruar në ushtrim dhune verbale, psikologjike dhe fizike nga ana e bashkëshortit të saj.

Ndonëse jetonin nën të njëjtën mbulesë, ajo pretendon se komunikimi mes tyre, ka munguar fare ose ka qenë në minimumin e mundshëm.

Paditësja ka rrëfyer se episodi i fundit datonte pak ditë para se ajo t’i drejtohej gjykatës.

“Pala paditëse shpjegon se ka qenë duke u marrë me punët e shtëpisë, ndërkohë që bashkëshorti pinte cigare i shtrirë në divanin që ndodhet në kuzhinë. Pasi ka mbaruar punët e shtëpisë, me qëllim që të mos e bezdiste bashkëshortin e saj, i cili vazhdonte të ishte i shtrirë, paditësja është ulur në një karrige në cepin e tavolinës.

Sapo paditësja ka marrë telekomandën e televizorit për të ndërruar kanalin televiziv, bashkëshorti i saj është ngritur në këmbë dhe ka filluar të ushtronte dhunë psikologjike, duke përdorur një fjalor të papërshtatshëm”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Paditësja shpjegon se pavarësisht sjelljes së dhunshme të tij, për hir të dashurisë së saj për bashkëshortin, ajo e ka toleruar atë dhe asnjëherë nuk ka kërkuar të bëjë ekspertiza mjekoligjore për të dokumentuar shenjat e dhunës mbi trupin e sajë./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?
Bota

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

23 Qershor, 2025 3:08 pm
Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave
Aktualitet

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave

23 Qershor, 2025 2:45 pm
SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH
Aktualitet

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

23 Qershor, 2025 2:42 pm
Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin
Kryesore

Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

23 Qershor, 2025 2:39 pm
Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…
Aktualitet

Sulmi në Kishën e Damaskut, Kryepeshkopi Joan: Bashkëjetesa mes popujve dhe feve…

23 Qershor, 2025 2:18 pm
Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik
Aktualitet

Divjaka,prej 5 vitesh pa rritje çmimesh/Kryebashkiaku:Të mbahet pastër plazhi publik

23 Qershor, 2025 2:10 pm
I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin
Aktualitet

I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet seanca gjyqësore për Asllan Dogjanin

23 Qershor, 2025 1:52 pm
Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim
Bota

Putin pret ministrin e Jashtëm iranian:Agresioni ndaj Iranit nuk ka asnjë justifikim

23 Qershor, 2025 1:48 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia ka ndaluar eksportimin e armëve!

23 Qershor, 2025 1:39 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën

23 Qershor, 2025 1:24 pm
Para
VIDEO/ Ja çfarë ndodh me Ipad-in nëse e “piqni” në furrë?

VIDEO/ Ja çfarë ndodh me Ipad-in nëse e "piqni" në furrë?

Fotogaleri/ Ja sa janë rritur vajzat Obama nga viti 2008 deri më sot

Fotogaleri/ Ja sa janë rritur vajzat Obama nga viti 2008 deri më sot

Ja vendi ku përdhunimi i grave nuk konsiderohet krim dhe i paligjshëm

Ja vendi ku përdhunimi i grave nuk konsiderohet krim dhe i paligjshëm

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?
23 Qershor, 2025

Para samitit të NATO-s arrihet marrëveshja për shpenzimet e mbrojtjes. Sipas njoftimeve anëtarët e aleancës po përgatiten ta rrisin objektivin...

Lexo më shumë

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave
23 Qershor, 2025

Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugë, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj...

Lexo më shumë

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH
23 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtyrë deri të martën me datë 24 qershor afatin...

Lexo më shumë

Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin

Bombardimet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron Tiranën me Teheranin
23 Qershor, 2025

Ditën e djeshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan 3 centrale bërthamore të Iranit në orët e para të mëngjesit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com