Një fëmijë vetëm 3 vjeç e 8 muaj ka ndërruar jetë në një Poliklinikë në Modena në Itali pasi u rrah nga e ëma me kombësi moldave. Dhunën e ka pranuar vetë nëna e fëmijës, që pranoi që e kishte rrahuar fëmijën pasi sipas saj bënte shumë prapësira. “Doja që të pushonte së qari, por nuk mendova se do të vdiste”,- ka thënë 27 vjeçarja për karabinierët. Gruaja për momentin është e vetmja e hetuar. Ndërkohë që hetuesit po vlerësojnë edhe rolin e partnerit të saj, një shqiptar i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, për të kuptuar nëse e ka goditur edhe ai fëmijën. Prokurorja e çështjes, Lucia Musti, në pritje të ekzaminimeve të autopsisë, që për momentin janë në fillimet e tyre, ka shpjeguar se fëmija ka pësuar dhunë fizike, e cila ka provokuar dëmtime në organet e brendshme, të shoqëruara me infeksion të rëndë./ Opinion.al D.L