Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia si ishte/ Juventus-Milan, kur kupën e vendoste një shqiptar

2016/03/04 at 1:12 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia si ishte/ Juventus-Milan, kur kupën e vendoste një shqiptar

Kupa e Italisë, akti i katërt, në Romë, më 21 maj.


Juventus-Milan do të jetë një ndeshje fantastike dhe emocionuese, e cila do të mbyllë këtë sezon të Serisë A.

Nëse për bardhezinjtë ky kompeticion është një “ves” i vjetër, duke qenë se ata janë edhe rekordmenët e triumfeve, me 10 suksese, si dhe kampionët në fuqi (fituan 2­1 kundër Lacios pas kohës shtesë), për Milanin, ky është një rikthim pas 13 vitesh mungesë (hera e fundit ishte finalja e fituar kundër Romës në sezonin 2002­2003, sukses 4­1 në “Olimpiko” për kuqezinjtë dhe barazim 2­2 në “San Siro”).

Gjithsesi, Juventus­Milan, në finalet e Kupës, është një duel që brenda tij ka parë si protagonist edhe një legjendë shqiptare si Riza Lushta, i vetmi me kombësi të huaj në fushën e lojës, ndonëse i natyralizuar italian, i cili në përballjen e parë të këtyre dy skuadrave në finale, në sezonin 1941­1942, la gjurmë të forta, duke shënuar një tripletë, e cila do ta kurorëzonte atë dhe Juventusin kampion të Kupës së Italisë, për të dytën herë në histori.

Lushta merr për dore Juventusin

Akti i parë i Juventus­Milan në një Kupë Italie do të luhej në sezonin 1941­1942, një finale ku protagonisti do të ishte vetëm një, Riza Lushta.

Ndeshja e parë u luajt në “San Siro”, më 21 qershor 1942, me takimin që përfundoi në barazim 1­1 me juventinin Belini që shënonte në minutën e 63­të dhe festonte me Riza Lushtën (titullar dhe pjesë e bardhezinjve gjatë gjithë lojës) dhe shokët e tij bardhezi, por Kapelo, vetëm shtatë minuta nga fundi vendoste baraspeshën, rezultat ky që detyronte ndeshjen e kthimit, por me ndërrimin e fushave.

Kjo finale e 21 qershorit shoqërohej edhe me lajmin e nisjes së Benito Musolinit në drejtim të pushtimit të Afrikës veriore, me vetë diktatorin italian, i cili do të drejtonte një nga avionët bombardues, i mbështetur edhe nga flota gjermane.

Ndërkohë, një javë më pas, ndërsa e gjithë Italia festonte arritjen e saj në luftë, në Torino luhej akti i kthimit, një Juventus­Milan i cili do të shihte bardhezinjtë triumfues, 4­1 përballë kuqezinjve që dorëzohen përpara klasit të Riza Lushtës.

Shqiptari, i dalë nga radhët e klubit të Tiranës, shënoi tri herë, duke hapur dhe mbyllur suksesin, si dhe fitoren e trofeut, ndërkohë që Sentimenti III shënonte të katërtin gol për bardhezinjtë, ndërsa Bofi atë të nderit për Milanin.

Suksesi ishte i plotë, me një jehonë të fortë, duke aq sa komentuesit e ndeshjeve në radio, për të ngritur në qiell figurën e diktatorit të tyre komentonin: “Pas bombave të Benito Musolinit në Afrikë, është Riza Lushta që bombardoi Milanin me golat e tij”.

Fundja, sulmuesi i Juventusit, shënonte në atë stadium që mbante pikërisht emrin “Benito Musolini”.

Bomberi i formacionit bardhezi, me atë sezon fantastik, jo vetëm që shkroi emrin e tij në historinë e klubit të Juventusit, por në fund u shpall edhe “Këpuca e Artë” e Kupës së Italisë, me 8 gola të shënuar, duke lënë pas milanistin Aldo Bofi, me 6 realizime.

Hakmarrja e Milanit

Kalojnë 30 vite që Milani të vendosë të hakmerret në finalen e dytë kundër Juventusit, ndeshje e zhvilluar në Romë, më 1 korrik 1973.

Edhe pse bardhezinjtë kalojnë të parët në avantazh me Betegan në minutën e 16­të, ku deciziv do të ishte devijimi i Ankuiletit, për “Djallin” barazoi Beneti me penallti në minutën e 40­të.

Gjithsesi, pjesa tjetër e lojës, përfshirë edhe kohët shtesë nuk do të ofrojë gola, prandaj të dyja skuadrat i drejtohen lotarisë së penalltive, me portierin Veki, i cili do të bëjë të lumtur trajnerin e Milanit, Nereo Roko, pasi ndalon gjuajtjet e Anastazit dhe Betegas.

Edhe Spinozi gaboi për kuqezinjtë, por Shnelinger me shokë janë perfektë dhe kaq mjafton për të ngritur në qiell Kupën e Italisë. Për kuqezinjtë kjo ishte një fitore e madhe, pas humbjes fatale me Veronën, e cila shkatërroi ëndrrat e Milanit për titullin kampion, duke ia dhuruar kampionatin pikërisht Juventusit.

Galia ngrin “San Siro”­n

Gjithsesi, bardhezinjtë vendosin të rimarrin avantazhin në duelet direkte, në duelin vajtje­ardhje të sezonit 1989­1990. Kjo ishte një finale atipike, sepse ndeshja e parë u zhvillua në Torino, më 28 shkurt 1990, duke u mbyllur në barazim 0­0. Prandaj, gjithçka do të vendosej në “San Siro”, me Milanin e plotfuqishëm dhe fitues të Arrigo Sakit që ngec në pjesën më të bukur.

Më 25 prill 1990, është Galia ai që surprizon të gjithë mbrojtjen kuqezi, në minutën e 17­të. Anësori i ri i bardhezinjve gjendet në vendin dhe në kohën e duhur, duke mposhtur Franko Barezin që kërkonte më kot një pozicion jashtë loje me krahun e ngritur lart, por edhe portierin Xhovani Gali që tentoi më kot me një dalje të dëshpëruar që të shmangte golin, sepse topi shkund rrjetën dhe ky gol mjafton dhe i lejon Juventusit të trajnuar nga legjenda e portës,

Dino Xof, që të festojë kupën, në strofkën e armikut.

Por duhet të kalonin 26 vite që historia e finaleve të Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit të përsëritej. Kohët, klima dhe futbolli ka ndryshuar shumë, por rivaliteti ka mbetur po aq i fortë, prandaj ndeshja e 21 majit 2016 në Romë do të jetë një duel i gjithi për t’u shijuar…/ Panoramasport.al

Kupa e Italisë 1941­1942

Finalja e vajtjes

Milano, e diel, 21 qershor 1942

Milan­Juventus 1­1

GOLAT: Belini 67′, Kapelo 83′

MILAN: Rozeti, Boniforti, Guanjeti, Antonini, Remondini,

Topan, Trapaneli, Meaca, Kapelo, Granata, Roselini.

Trajner: Manjozi

JUVENTUS: Peruketi, Foni, Rava, Depetrini, Parola, Lokateli,

Kolaneri, Varxhlien II, Lushta, Sentimenti III, Belini.

Trajner: Monti

ARBITËR: Datilo

Kupa e Italisë 1941­1942

 

Finalja e kthimit

Torino, e diel, 28 qershor 1942

Juventus­Milan 4­1

GOLAT: Lushta 30′, Sentimenti III 35′ (p), Bofi 57′, Lushta 70′, Lushta 72′

JUVENTUS: Peruketi, Foni, Rava, Depetrini, Parola, Lokateli,

Kolaneri, Varxhlien II, Lushta, Sentimenti III, Belini.

Trajner: Monti

MILAN: Roseti, Boniforti, Guanjeti, Antonini, Remondini, Topan, Trapaneli, Todeskini, Bofi, Kapelo, Roselini. Trajner: Manjozi

ARBITËR: Galeati

 



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Jemi në momentin e artë të vajit të ullirit

Vaji i ullirit shëron këtë sëmundje

Gjendet skelet njeriu në Pogradec, dyshohet për groposje

Gjendet skelet njeriu në Pogradec, dyshohet për groposje

Lulzim Basha “pajton” Majlinda Bregun dhe Arbiola Halimin

Lulzim Basha "pajton" Majlinda Bregun dhe Arbiola Halimin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com