Courtney Sanford ishte duke e ecur me veturën e saj Toyota Corolla. Duke dëgjuar një këngë në radio ajo vendosi që të bënte një “selfie” me celularin e saj, për ta ndarë këtë moment në Facebook.
Courtney nuk u ndal për ta bërë fotografinë, thjesht hapi aplikacionin e fotove nga celulari i saj, e drejtoi celularin kah vetja, shkrepi fotografinë dhe e postoi atë në Facebook.
Teksa ishte duke e postuar atë në Facebook, vetura e saj doli nga rruga dhe ajo u përplas me një pemë dhe mori flakë. 32 vjecarja ndërroi menjëherë jetë .
Në skenën e aksidentit u gjet celulari i saj, me postimin e saj në Facebook ende në ekran. Fjalët e saj të fundit ishin “Kënga e lumtur më bën të LUMTUR”…