Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Mashtruesi i të dashurave, përfitoi 32 mijë euro

2016/03/15 at 10:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia/ Mashtruesi i të dashurave, përfitoi 32 mijë euro

Një histori e ngjashme me intrigat e skenarëve të telenovelave është bërë objekt gjykimi në Gjykatën e Tiranës.


Një 25­-vjeçar është vendosur nën akuzë, si autor i përfitimit të 32 mijë eurove përmes mashtrimit, para që ua ka marrë dy vajzave me të cilat ka pasur marrëdhënie intime, si edhe mikut të tij të fëmijërisë, që e ka pasur shok shkolle e klase.

Sipas gjykatës, i pandehuri Krenar Tola ka përfituar pasurinë monetare të shtetasve A. K., J. H. dhe R. M., përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit të tyre.

Në një prej raporteve të tij intime, ai është prezantuar me një emër tjetër. Po këtë emër ka thënë kur ka takuar prindërit e të dashurës, nga të cilët ka marrë para më pas. Tola u kallëzua nga tre persona. A. K. pretendoi se ai i kishte marrë përmes mashtrimit një shumë gati 25 mijë euro. J. H. e kallëzoi për mashtrim në një shumë 5 mijë euro dhe shoku i tij, R. M., për mashtrimin 2 mijë euro. Në përfundim të gjykimit, i pandehuri Tola u deklarua i fajshëm për “mashtrim” dhe u dënua me dy vjet heqje lirie.

I DASHURI FALS

Në kallëzimin e depozituar prej saj, A. K. deklaron se gjatë qëndrimit të saj në Norvegji për një kurs specializimi, ka krijuar lidhje intime me një shqiptar, që i është prezantuar me emrin Aleks Vrioni.

Në shtator 2014, autoritetet norvegjeze e kanë deportuar shokun e saj në Shqipëri. Ata kamë mbajtur kontakt me njëri­-tjetrin. Në fillim të tetorit, studentja është kthyer në Shqipëri, ku ka vijuar lidhjen intime me të pandehurin Krenar Tola, që ajo e njihte me emrin Aleks Vrioni.

I pandehuri është prezantuar me prindërit e saj, po me ketë emër. Ai u ka thënë se familja e tij kishte probleme gjakmarrjeje dhe që i duhej të largohej nga Shqipëria, sepse kishte rrezik jete.

Fillimisht, i pandehuri Krenar Tola, përmes të dashurës së tij, i ka kërkuar nënës së saj shumën e 500 eurove, shumë që e ka kthyer brenda pak ditësh. Në ditët në vijim, i pandehuri Krenar Tola i kërkon të dëmtuarës A. K. shuma të ndryshme, 1000 e 2000 euro.

Më tej, me pretendimin se do të bënte dokumente identifikimi spanjolle në emër të tij dhe të kallëzueses, ai i ka marrë familjes së saj 9500 euro. Në shkurt, i pandehuri i ka thënë të dashurës së tij se do të nisej jashtë shtetit.

Disa ditë më vonë e ka telefonuar duke i thënë se e kishin kapur në Gjermani dhe se i duheshin 20 mijë euro për të dalë nga burgu.

Kallëzuesja ka pohuar se i ka dhënë një njeriut të tij gjysmën e kësaj shume. Takimi i fundit mes të dyve ka qenë në prill 2015, kur ishin akomoduar me të pandehurin në një hotel jashtë Tiranës.

I pandehuri i ka kërkuar të shkonte të takonte prindërit, pasi do të lëviznin. Pasi është larguar, ajo ka marrë një mesazh nga i pandehuri, ku i thoshte se nuk kishin më marrëdhënie bashkë. Sipas kallëzimit, e dëmtuara ka konstatuar se i pandehuri i kishte marrë nga çanta 4000 euro, që kishte me vete.

Në vlerësimin e saj, gjykata gjeti si të provuar mashtrimin e A. K. në një shumë prej gati 500 mijë lekësh, të vërtetuara si të tërhequra me fatura bankare nga prindërit e saj.

MASHTRIMI 5 MIJË EURO

Kallëzuesja J. H. është shprehur se ka pasur një lidhje intime disavjeçare me të pandehurin. Në shkurt­mars 2013, i pandehuri i ka kërkuar një shumë prej 2 mijë eurosh, me pretendimin se i duheshin për të ikur në Greqi. Ai e dinte se kallëzuesja e zotëronte këtë shumë, pasi priste t’i nënshtrohej një operacioni.

Në vijim, sipas saj, i pandehuri e ka shtyrë ditën e kthimit të shumës, ndonëse ishte në dijeni të faktit se asaj i duheshin për një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas kallëzimit, disa muaj më vonë, ditën kur janë takuar për t’i kthyer borxhin, i pandehuri Tola e ka bindur për t’i marrë edhe 2500 euro të tjera. Ai i ka thënë se do të ikte në Norvegji ku kishte shumë para dhe do t’ia kthente të gjitha.

Më tej, pasi i ka marrë edhe një shumë prej 300 eurosh, i pandehuri i ka mbyllur të dëmtuarës telefonin dhe njëkohësisht i ka bërë “block” në rrjetet sociale. Sipas vendimit të gjykatës, J. S. ka komunikuar përmes rrjeteve sociale, kur ka mësuar lidhjen e ish­të dashurit të saj me kallëzuesen A. K., ku ia ka përshkruar atë si mashtrues ordiner. Por kjo e fundit i ka thënë se nuk e njihte Krenar Tolën dhe se miku i saj quhej Aleks Vrioni.

Në kallëzimin e tij, i dëmtuari R. M. ka pretenduar se me të pandehurin njihet që në fëmijëri. Në vitin 2012, i pandehuri Tola i ka lënë në ruajtje 1800 euro. Kur ia ka marrë, i ka thënë se i duheshin edhe ca para të tjera, pasi kishte aplikuar për një pasaportë bullgare. Sipas kallëzimit, pasi shuma e borxhit ka shkuar 2 mijë euro, i pandehuri ka shkëputur komunikimin me të dëmtuarin R. M., duke mos e takuar as fizikisht dhe as ka komunikuar në telefon me të.

“TËRHEQJA” NGA KALLËZIMI

Nga ana e avokatit mbrojtës në procesin gjyqësor është paraqitur një deklaratë e dhënë para noterit nga kallëzuesja J. H. një muaj pasi ka kallëzuar ish­të dashurin për marrjen e 5 mijë eurove. Para noterit ajo ka deklaruar se kallëzimin e ka bërë në kushtet e xhelozisë dhe tronditjes.

Për shumën e parave që i ka dhënë Krenar Tolës është shprehur se ia ka dhënë hua dhe se i konsideron të falura e nuk ka ndonjë

pretendim ndaj tij. Më 21 maj 2015, një familjare e të pandehurit ka lëshuar një deklaratë ku njeh dhe pranon detyrimin prej 15 mijë eurosh që i afërmi i saj Krenar Tola i ka kallëzueses tjetër A. K.

Një ditë më pas, kallëzuesja A. K. ka lëshuar një deklaratë para noterit ku shprehet dakord me deklaratën e familjares së Krenar Tolës dhe se heq dorë nga kallëzimi i bërë ndaj tij./ Panorama.al ARMAND BAJRAMI

 



Ju sugjerojmë

Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës
Aktualitet

Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

12 Qershor, 2025 1:54 pm
Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale
Bota

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

12 Qershor, 2025 1:43 pm
Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë
Aktualitet

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

12 Qershor, 2025 1:31 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Kandidatët e opozitës akuzojnë se u janë devijuar votat/ Berisha: Do t’i mbështesim

12 Qershor, 2025 1:28 pm
Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin
Aktualitet

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës/Berisha: Vetëm sa u rrit oreksin

12 Qershor, 2025 1:27 pm
“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Berisha: Nuk e kemi ende në dorë vendimin për çështjen në gjykim

12 Qershor, 2025 1:00 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Patos/Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin,njëri prej tyre goditet me kaçavidë

12 Qershor, 2025 12:57 pm
Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca

12 Qershor, 2025 12:49 pm
34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve
Aktualitet

34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve

12 Qershor, 2025 12:48 pm
I vodhi grekut 40 krerë bagëti dhe i solli në Shqipëri, kapet çobani
Aktualitet

Murtaja e bagëtive të imëta në Shqipëri/Ministria e Bujqësisë: 4 vatra të…

12 Qershor, 2025 12:39 pm
Para
Mediat spanjolle konfirmojnë: Ibrahimoviç kalon te Chelsea

Mediat spanjolle konfirmojnë: Ibrahimoviç kalon te Chelsea

Video/ Zbulohet “vesi” i Buzhalës. Ja veçantia se si i lexon shkrimet

Video/ Zbulohet "vesi" i Buzhalës. Ja veçantia se si i lexon shkrimet

Video/ Çim Peka nxehet me Hariton. “Po fole si Rama, shko fol me Ramën….

Video/ Çim Peka nxehet me Hariton. “Po fole si Rama, shko fol me Ramën....

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës
12 Qershor, 2025

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, prezantoi sot modelin e ri të Shkollave Verore, i cili do të pilotohet...

Lexo më shumë

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale
12 Qershor, 2025

Në Pragë u hap më 12 qershor Forumi GLOBSEC 2025 - një ndër platformat kryesore ku diskutohen sfidat globale të...

Lexo më shumë

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë
12 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale ka uruar 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!...

Lexo më shumë

Kandidatët e opozitës akuzojnë se u janë devijuar votat/ Berisha: Do t’i mbështesim

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
12 Qershor, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh legjitimitetin e zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com