Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Infermierja e divorcuar: Hidrauliku më priste në sallon fshehurazi ….

2017/03/05 at 8:44 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia/ Infermierja e divorcuar: Hidrauliku më priste në sallon fshehurazi ….

Mature plumber fixing a sink at kitchen

Një 59­vjeçar në Tiranë është fiksuar pas një gruaje të divorcuar, së cilës i ka kërkuar me ngulm një lidhje dashurie.


Propozimi i bërë nga ana e Skënder H. verën e vitit të kaluar është refuzuar nga ana e të divorcuarës me iniciale Xh. X., fakt që nuk është pritur mirë nga i pari. Në vijim, Skënder H. e ka terrorizuar gruan që kërkonte ta kishte partnere, duke iu futur fshehurazi në shtëpi, duke e ndjekur në rrugë apo te vendi i saj i punës në një qendër shëndetësore në kryeqytet. Në disa episode të ndryshme, ai i ka gjuajtur me shqelma dhe grushte derën e shtëpisë së saj, shoqëruar me kërcënimet verbale se “do ta vriste”. E ndierë e frikësuar dhe në gjendje ankthi, në gusht të vitit 2016, Xh. X. ka shkuar në polici, ku ka kallëzuar veprimet e 59­ vjeçarit. Pas këtij kallëzimi, Skënder H. u procedua penalisht dhe disa muaj më vonë përfundoi si i pandehur në Gjykatën e Tiranës. Në përfundim të gjykimit ai u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të “përndjekjes” dhe u dënua me 8 muaj heqje lirie. Vendimi ndaj tij u shpall pak ditë më parë nga gjyqtarja Tereza Lani. Gjatë hetimit të çështjes, i pandehuri e ka pranuar pjesërisht akuzën, duke shprehur pendesë për veprimet e kryera ndaj shtetases Xh. X. Ai ka theksuar se veprimet i ka kryer për shkak të njohjes që kishte me të. PERNDJEKJA Ajo ka shpjeguar se është njohur me të pandehurin Skënder H. prej disa kohësh, pasi ai shpeshherë e ndihmonte në rastet kur ajo kishte ndonjë punë apo riparim në banesë. Dy javët e fundit, ajo ka deklaruar se Skënderi ka filluar ta ngacmojë me veprime dhe kërkesa të papranueshme që i bën asaj duke i kërkuar e insistuar që të krijojë lidhje dashurie me të, pasi në rast të kundërt do ta vriste. Një ditë, kur është kthyer në shtëpi, më datë 12.08.2016, ajo e ka gjetur të pandehurin në sallonin e shtëpisë së saj. Ajo ka menduar se ai i kishte bërë kopje çelësave të banesës së saj, kur ka kryer punime aty. Këto veprime të të pandehurit i kanë shkaktuar të dëmtuarës një gjendje ankthi dhe frike. Po kështu, në datën 16.08.2016, në orën 06:00 të mëngjesit, i pandehuri e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar me insistim t’i jepte çelësat e shtëpisë me qëllim që të hynte brenda e ta priste brenda shtëpisë. Në rast të kundërt, ai ka thënë se do të ulej te shkallët jashtë. Kallëzuesja nuk u është përgjigjur kërkesave të tij.

Në orën 11:00, Skënderi ka shkuar në një lokal ku ajo ishte duke pirë kafe me shtetasin G. H. dhe ka filluar t’i bërtasë duke i kërkuar të dilte me të pandehurin për kafe. Nisur nga fakti se lokali ndodhej pranë vendit ku ajo punon, kallëzuesja i ka kërkuar Skënderit të shkonin në një lokal tjetër. Atje Skënderi ka vazhduar me kërcënime që ajo të pranonte të bashkëjetonte me të. Më pas ai e ka detyruar të hipë në një taksi dhe pasi mjeti ka ndaluar pranë shtëpisë së saj, ajo ka mundur të zbresë, megjithëse i pandehuri nuk e lejonte. KERCENIMET Ajo ka shkuar me vrap brenda në banesë, duke mbyllur derën me çelës. I pandehuri i ka shkuar nga pas, duke i rënë derës me shkelma dhe duke bërtitur “do të të vras”. Nisur nga kjo situatë, kallëzuesja ka marrë në telefon shtetasin E. T. që ta ndihmonte, por kur E. ka shkuar pranë saj, i pandehuri ishte larguar. Më pas, E. e ka shoqëruar deri te puna e saj. Skënderi i ka dalë para dhe ka tentuar ta qëllojë kallëzuesen, por është ndaluar nga E. I pandehuri, duke qenë tepër i acaruar, është konfrontuar me shtetasin E. T. që e kishte larguar nga kallëzuesja. Gjithashtu, kallëzuesja ka shpjeguar se shtetasi Skënder H. i ka dërguar kallëzueses Xh. X. mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe fyese të përshkruara më hollësisht në procesverbalin për këqyrjen e telefonit celular të të dëmtuarës. ARMAND BAJRAMI

Etiketa: hidraulikuinfermierjaperdhunim


Ju sugjerojmë

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
Bota

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

24 Gusht, 2025 10:24 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

24 Gusht, 2025 9:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

24 Gusht, 2025 9:40 pm
Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

24 Gusht, 2025 9:31 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy persona

24 Gusht, 2025 9:18 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë subjekt i konsensusit

24 Gusht, 2025 9:00 pm
Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…
Bota

Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…

24 Gusht, 2025 8:28 pm
Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë
Bota

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

24 Gusht, 2025 8:01 pm
Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…
Rajoni

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…

24 Gusht, 2025 7:32 pm
VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
Sport

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

24 Gusht, 2025 7:01 pm
Para
Fotolajm/ Bleona provokon fansat me një foto nga vaska personale

Fotolajm/ Bleona provokon fansat me një foto nga vaska personale

Video/ Rrëfehet Albërie Hadergjonaj: Kam oferta nga djem të rinj, por ….

Video/ Rrëfehet Albërie Hadergjonaj: Kam oferta nga djem të rinj, por ....

E pabesueshme/ I kërkonte seks, polici ushtarak shantazhon kolegen me video intime

E pabesueshme/ I kërkonte seks, polici ushtarak shantazhon kolegen me video intime
















TE FUNDIT

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
24 Gusht, 2025

Franca është përballur me një shpërthim të rasteve të listeriozës, me 21 persona të infektuar, të moshës nga 34 deri...

Lexo më shumë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekura dy...

Lexo më shumë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar,...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
24 Gusht, 2025

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com