Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Gruaja nga Shijaku: ‘Burri më ka djegur në trup me cigare’

2016/11/18 at 10:32 PM
në Aktualitet, Kronikë, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia/ Gruaja nga Shijaku: ‘Burri më ka djegur në trup me cigare’

Ermira Rinxhi, nënë e tre fëmijëve, dhunohet vazhdimisht nga bashkëshorti.


Mund të themi se ka vënë rekord në marrjen e urdhrave mbrojtës.

Plotë 9 të tillë. Rasti i saj është i njohur për çdo punonjës në policinë e Shijakut.

Sipas tyre Ermira është më e rregullta në marrjen e urdhrave mbrojtës. 29-vjeçarja aktualisht është në proces divorci.

Bashkëshorti i saj po vuan dënimin me një vit burg për dhunë të përsëritur në familje. “Burri më ka djegur në trup me cigare”

Por ky është shqetësimi më i vogël për Ermirën. Problemi i saj është se pasi bashkëshorti Emiljano Rinxhi, të kryejë dënimin do rikthehet të banojë me të, në të njëjtën shtëpi ku banon Ermira. Kjo zgjidhje sipas avokates së 29-vjeçares, Rezarta Agolli, vjen pasi çifti nuk ka se ku tjetër të strehohet. Apartamenti i vogël bën që dhoma e Emiljanos është njëkohësisht korridori ku do të lëvizë Ermira për të kaluar në dhomën e saj. Ermira shprehet e frikësuar për të ardhmen, pasi më parë jeta e saj është vënë në rrezik nga dhuna periodike e bashkëshortit.

“Më ka gjuajtur me thikë, më ka nxjerr shpatullën nga vendi dhe më ka djegur me cigare. Ka arritur deri aty sa më thoshte shko me burra të tjerë, që të ushqesh fëmijët. Ai vetë bashkëjetonte me një grua tjetër dhe nuk vinte me ditë në shtëpi. Mua më kishte si shërbëtore”, shprehet ajo.

Me lot në sy gruaja e dhunuar rrëfen se bashkëshorti jetonte me një grua tjetër në të njëjtin pallat, dhe se me ditë të tëra nuk vinte në shtëpi e as nuk kujdesej për 3 fëmijët e mitur.

“Edhe pse ndodhet brenda (në burg ) vazhdon e më kërcënon, që unë të mos rri këtu në këtë shtëpi dhe nëna e tij më kërcënon duke thënë dilni nga shtëpia se unë do i vë flakën. Unë një muaj u largova nga dhuna, pas 4-5 ditësh kam shkuar në bashki dhe nënkryetarja më ka thënë që nuk kemi se ku të të strehojmë. Më pas me ndërhyrjen e policisë bashkiake jam rikthyer përsëri këtu”, pohon ajo.

Polici: Ermira në polici një ditë po, një ditë jo Gazetarët e “Fiks Fare” iu drejtuan Komisariatit të policisë Shijak për të marrë më shumë informacion se çfarë masash janë marrë në ndihmë të nënës së tre të miturve. Në polici Ermira është bërë si e shtëpisë, të gjithë punonjësit e policisë e njohin. Madje njëri prej tyre shprehet se Ermira është me e rregullta për urdhër mbrojtje. “Ndoshta s’i mban mend, po jo 9 por 19 mund të ketë marrë kjo. Ikën të hënën vjen të martën. Ikën të martën, vjen të mërkurën prapë”, thotë punonjësi i policisë.

Situata deri diku e prek, por ai tregon se bashkëshorti është në burg pikërisht për këtë gjë dhe se nuk kanë çfarë t’i bëjnë më tepër. “Është futur 20 herë, fut-dil, fut dil”, vazhdon tregon punonjësi i policisë për burrin dhunues.

Bashkia Shijak : Ermira dhunohet prej vitesh

Për t’u interesuar për gjendjen sociale dhe ekonomike të nënës 29-vjeçare, gazetarët e “Fiksit” iu drejtuan Bashkisë së Shijakut. Shpresa Domi , nënkryetare e kësaj bashkie, pohon se e njeh mjaft mirë rastin e Ermirës.

“Ka vite e vite që ish-bashkëshorti i Ermirës e ka dhunuar. Në Polici të Shtetit ka marrë disa herë mbrojtje por me sa di unë, procedurat kanë ngelur në mes. Unë kam shkuar në mbështetje të zonjës Ermira edhe nëpër gjyqe dhe zgjidhje nuk i është dhënë. Sa na përket ne si bashki, mundësitë tona për strehim janë të pakta. Por themi se do krijojmë mundësitë të afërta që zonjën ta sistemojmë diku ku të jetë më e përshtatshme. Dhe do të merremi vesh edhe me zyrën e punës, ku mund t’i gjejmë një variant për punë”, shprehet Domi.

Përveç burrit , e dhunon dhe vjehrra

Ermira shprehet se 9 urdhrat e mbrojtjes nuk e kanë ndihmuar aspak për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit. Asaj i shtohet edhe një urdhër tjetër mbrojtjeje, ai ndaj ish-vjehrrës.“ Mora edhe një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-vjehrrës time. Dhe do të shkoj në gjykatë për të parë nëse marr strehim në një qendër sociale”, tregon Ermira.

Por Gjykata e Durrësit vendosi që e paditura Dhurata Rinxhi të mos kryej më vepër të dhunës në familje ndaj nuses Ermira. E paditura të mos cenojë paditësen, ngacmojë apo kontaktojë. Urdhri me afat 15 ditor. Sipas Ermirës, gjyqtarja e preu shkurt duke u shprehur: “Ne nuk merremi me ju pasi kemi edhe seanca të tjera”.

Në fund të seancës thjesht dha dy fotokopje urdhër mbrojtje ndaj ish-vjehrrës dhe asgjë më shumë. “Duhet të rrish aty ku je, ose merr shpi me qira, ne s’kemi çfarë të bëjmë”, i kishte thënë gjyqtarja. Ndërsa mban në dorë urdhrin mbrojtës për herë të 10, Ermira Rinxhi shprehet se dhuna psikologjike nuk është marrë në konsideratë nga gjyqtarja./TCH/

 



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Përgjimet/ Si u kap me heroinë gazetarja, vajza e një diplomati në Tiranë

Përgjimet/ Si u kap me heroinë gazetarja, vajza e një diplomati në Tiranë

Profil/ Vajza që hodhi bojë mbi kokën e ministres Nikolla, vjet ndërpreu studimet për shkak të tarifës

Historia/ Babai i studentes që hodhi salcë mbi kokën e ministres Nikolla, është në burg

Trump zgjedh shefin e CIA-s

Trump zgjedh shefin e CIA-s
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com