Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e Tiki-Takas/ Rrëfehet trajneri: Ja si e mësoi Guardiola në Meksikë stilin e futbollit që do sundonte botën

2016/10/23 at 9:45 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Historia e Tiki-Takas/ Rrëfehet trajneri: Ja si e mësoi Guardiola në Meksikë stilin e futbollit që do sundonte botën

Në një hark kohor prej pesë muajsh në veri-perëndim të Meksikës, Guardiola, i cili më vonë do të bëhej trajneri më i mirë i gjeneratës së tij, dhe Morales, një punëtor i kualifikuar nga Argjentina, kaluan orë të tëra së bashku duke ngrënë, u qetësuar, folur. Një dekadë më vonë ama, ajo që Morales mban mend më shumë është filozofia e Guardiola-s. “Ai ka thënë se goli i tij ideal ishte ai që përfshinte të gjithë lojtarët në fushë. Nga portieri deri te sulmuesi, të gjithë do ta preknin topin njëherë, dhe më pas, në fund: goli. I thashë se ishte e pamundur. Unë jam një argjentinas: kam dëshirë ta prek topin tre, katër herë, të dribloj dhe pastaj ta pasoj. Por ashtu më tha ai. Dhe disa vite më vonë, ai ishte te Barcelona, dhe e pashë duke u bërë realitet: futbolli ashtu si ç’e donte Pep.”
g1

Ishte ekipi i Barcelona-s ku Guardiola bëri emër si lojtar, dhe ku debutoi si trajner, ai krijoi një nga ekipet më të mëdha të historisë, duke fituar dy herë Champions League, tre herë titullin e La Liga-s. Ai e bëri në stilin tipik të Barcelona-s, atë stil që mësoi kur ishte lojtari i Johan Cruyff dhe më vonë do të thoshte: “Unë marr topin, unë jap topin, unë marr topin, unë jap topin.” Por influencat e tij ndryshojnë. Përpara se të merrte drejtimin e Barcelona-s, ai ka mësuar nga Marcelo Bielsa, trajneri i madh argjentinas. Ai gjithashtu ka marrë këshilla nga Ferran Adria. Dhe mbi të gjitha: Ndërsa futbollit të luajtur po i vihej fundi, ai shkoi në Culiacan, te Hotel Lucerna, e gjithë kjo që të merrte nga zanati i trajnerit duke qëndruar pranë Juan Manuel Lillo, një trajner spanjoll që ka udhëtuar shumë. Është një kapitull kurioz, por shumë i rëndësishëm, në karrierën e Guardiola-s.

g2

Te Barcelona idetë e tij u formuan, por në Meksikë atë u rafinuan. “Historia se si e takova unë Pep është e vërtetë,” shprehet Lillo në një intervistë. “Ai kishte luajtur kundër ekipeve të mia më parë dhe më vonë, pas një ndeshje të vitit 1998 midis Barcelona-s dhe Real Ovideo, delegati im trokiti te dera e zyrës sime dhe tha se Pep donte të prezantohej. Si mund t’i thosha jo një lojtari që e pëlqeja aq shumë? Ai më tha se i pëlqente mënyra ime e të luajturit, dhe ne folëm. Ne gjithmonë mbajtëm kontakt pas atij takimi.” Pasi kohës së tij te Barcelona i erdhi fundi, dhe më pas edhe periudhës në Itali, Guardiola shkoi në Katar ku të gjithë mendonin se aventura e tij e fundit e futbollit të luajtur. Gjithsesi, ai do të bënte fazat përgatitore me ekipet e Lillo-s, duke mbajtur një formë të mirë fizike. Ata u afruan aq shumë sa që Lillo tani e cilëson si një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij, me marrëdhënien e tyre që është si ajo e një babai dhe të birit.
g3

“Ai gjithmonë thoshte se trajnerët që i pëlqenin më shumë ishin unë, Bielsa dhe Wenger,” thotë Lillo, tashmë një ndihmës trajner te Sevilla. Në fund të vitit 2005 me shokun e tij që punonte në Meksikë, Guardiola pa mundësinë e tij të fundit si lojtar në kontinentin amerikan. Atë vit Lillo ishte ulur në stolin e Dorados de Sinaloa, një ekip mesatar i kategorisë së parë meksikane, Liga MX. Kishte raste që kishte probleme me rrogat e lojtarëve, dhe Lillo duhet t’i stërviste lojtarët në një park. Qyteti ishte gjithashtu i rrezikshëm. Culiacan ishte zemra e territorit të kontrolluar nga organizata më e fuqishme meksikane e trafikut të drogës, kartela Sinaloa, e udhëhequr nga Joaquin Guzman Loera, ndyshe i njohur si El Chapo. Lillo e mban mend si një vend jo të sigurt për të jetuar. Disa muaj më pas, ushtria meksikane u fut në atë zonë, duke hapur një front të ri gjakatar në luftën kundër drogës.
g4

Kur Lillo i kërkoi Guardiola-s të nënshkruante një kontratë afat-shkurtër, ai pranoi, pasi u josh nga ideja e të luajturit për një nga idhujt e tij. Aventura përfundoi jo mirë – Dorados ra nga kategoria, dhe Guardiola, i dëmtuar, bëri vetëm 10 paraqitje – por përshtypja që la ishte e fortë. “Kur kthehem për të parë karrierën time në futboll shoh që ka pasur dy periudha, para dhe pas Guardiola-s,” shprehet Marco Mendoza, një mesfushor meksikan i cili luante për ekipin. “Vetëm duke luajtur me të, duke e vëzhguar, duke e dëgjuar, ai më përmirësoi. Kishte aq shumë gjëra që mund të mësoheshin nga ai.” Sebastian Abreu, një sulmues me eksperiencë uruguaiane, mban mend Guardiola-n që kalonte orë të tëra me të në stërvitje duke i mësuar si të pozicionohej në fushë. “Kisha një mënyrë për të marrë topin që atij nuk i pëlqente,” flet Abreu për ESPN.
g5

“Sa herë që e shihte, ai më thoshte: ‘No, Loco, nëse e bën këtë, ti humb tre sekonda.’ Unë do t’i thoja jo, deri sa një ditë ai më tha se donte të rrinte vonë pasi ‘nëse i ndryshova mendjen një lojtari si Romario, do ta bëj edhe me ty.’ Në fund, unë rashë dakord me të.” Trajneri Lillo ndihej shumë fatlum që e kishte në ekip. “Kam qenë shumë me fat që e kam stërvitur për mua është lojtari më i mirë me të cilin kam punuar. Por ai ka lindur të trajnojë. Është vetëm se nëse e dashuron futbollin, duhet ta luash në fillim.” Lillo dhe Guardiola flisnin rregullisht teksa ishin të dy te Culiacan, thotë trajneri, duke shkëmbyer dhe formuar ide. Lillo, me modesti, refuzon të pranojë se ai Guardiola është një nga më të mirët në botë prej tij, por vetë Pep e ka përshkruar si një “maestro” dhe “trajneri më i mirë që kam pasur.”
g6

Lillo ka kujtime të bukura nga koha e të dyve sëbashku në Culiacan, që nuk kishte suksese të mëdha, por ishte një periudhë mësimi. “Lumturia nuk të vjen prej vendit ku jeton. Nuk kishte shumë siguri aty gjatë asaj kohe, por e jetonim një jetë të mbushur me punë, shoqëri, kështu që gjërat e tjera nuk na shqetësonin. I mbaj mend si ditë të lumtura për shkak të emocioneve që sollën, emocione që nuk do t’i harroj kurrë deri sa të marr frymë.” Mjafton ta quash Guardiola-n një shok” ai nuk mendon se ishte periudha në Culiacan ajo që e bëri trajnerin që është sot. Si ç’e ka thënë edhe Lillo, “një maestro nuk ka nevojë për një maestro.”
g7



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Intervista/ U akuzua se mori ryshfet, flet Prokurori i Dibrës: Ishte një video e kurdisur, s’kam marrë para

Intervista/ U akuzua se mori ryshfet, flet Prokurori i Dibrës: Ishte një video e kurdisur, s'kam marrë para

Video/ Messi shpërthen kundër tifozëve të Valencias: “Ju bij k….sh”

Video/ Messi shpërthen kundër tifozëve të Valencias: "Ju bij k....sh"

Zvicër, helikopteri i ushtrisë kap hajdutin shqiptar pas plaçkitjes së një vile

Zvicër, helikopteri i ushtrisë kap hajdutin shqiptar pas plaçkitjes së një vile
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com