Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e studenteve: U lidhem me dy laçianë, na morën peng

2016/01/16 at 3:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia e studenteve: U lidhem me dy laçianë, na morën peng

Elis Pasha dhe Henri Talo, nga Laçi, janë dënuar me nga 3 vite burg nga Gjykata e Tiranës, pasi morën peng për disa orë dy studente.


Dy djemtë janë cilësuar fajtorë për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”. Ngjarja për të cilën akuzohen Pasha dhe Talo ka ndodhur në prill të 2015-ës, ku dy djemtë, pasi kanë pasur marrëdhënie intime me studentet, të cilat kishin refuzuar ta vijonin më tej lidhjen, kanë tentuar t’i marrin peng, me sa duket me qëllimin që të vazhdonin sërish së bashku. Më poshtë historia.

LIDHJA ME STUDENTET

Të pandehurit Elis Pasha dhe Henri Talo janë banorë të qytetit të Laçit dhe shokë midis tyre, ndërsa K.L. dhe R.Sh. janë shoqe. Të dyja kanë ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit. Ato banojnë së bashku në një banesë të marrë me qira në kryeqytet, për shkak të vazhdimit të studimeve të larta. Të dyja vajzat janë paraqitur në prill 2015 në polici, duke denoncuar dy djemtë, Pasha dhe Talo.

Vajzat kanë rrëfyer se prej disa kohësh njiheshin me dy të pandehurit, të cilat, duke u ndodhur në shoqërinë e tyre ato veçojnë ngjarjen e datës 21.3.2015. Pasi janë takuar të katërt në qytetin e Tiranës dhe kanë frekuentuar disa lokale, ata janë nisur, me kërkesën e të pandehurve, për në qytetin e Laçit. Kur kanë arritur në atë qytet, kanë hyrë në një ambient dhe kanë nisur të pinë pije të ndryshme.

Aty ka ardhur edhe një shtetas që quhej Sokol, dhe pasi kanë ndenjur për disa kohë, rreth orës 2:00 janë nisur për në Tiranë. Rrugës janë ndalur te hotel “X…”, i cili ndodhet në Vorë, dhe kanë zbritur nga makina, ku kanë marrë dy dhoma. Në një dhomë ka hyrë i pandehuri Elis Pasha me K.L., dhe në dhomën tjetër ka hyrë i pandehuri Henri Talo me R.Sh.. Gjatë qëndrimit aty, i pandehuri Elis Pashaj ka kryer marrëdhënie seksuale me K.L., pa kryer veprime të dhunshme ndaj saj. Edhe i pandehuri Henri Talo ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen R.Sh., si dhe ka kryer veprime të dhunshme ndaj saj. Më pas të pandehurit kanë dalë dhe kanë shoqëruar vajzat për në banesën e tyre.

Vajzat u thanë hetuesve se ngjarja e mësipërme ndodhi jashtë dëshirës së tyre. Ata pretendojnë se janë larguar prej tyre, duke mos u takuar me ta, dhe njëkohësisht duke mos e kallëzuar ngjarjen, për shkak të ndrojtjes, opinionit si edhe frikës që kishin prej të pandehurve.

MARRJA PENG

Ndonëse K.L. dhe R.Sh. kanë qenë të larguara prej kohësh prej të pandehurve, ato më datë 8 prill 2015, janë ndodhur përsëri në shoqërinë e tyre në rrethanat e mëposhtme. Kështu, në këtë datë, të dyja kanë qenë në orët e mbrëmjes në lokal “T…” në Tiranë kur K.L. e ka marrë në telefon Saimir K., me të cilin njiheshin më parë, dhe së bashku me të, pas pak kohe janë nisur për të shkuar në një lokal tjetër.

Te vendi i quajtur “Zogu i Zi”, kur ato ishin së bashku me këtë person, në mjetin me targë AA 030 CV, i cili drejtohej nga Saimiri, në një moment mjeti ka ndaluar, dhe aty ka hyrë pa dijeninë dhe dëshirën e studenteve, i pandehuri Henri Talo, i cili ka marrë drejtimin e mjetit. Ndërsa, i pandehuri Elis Pasha është ulur në vendin e parë të pasagjerit.

Në këtë moment, K.L. dhe R.Sh., tashmë me mbërritjen e dy të pandehurve qëndronin në atë mjet jashtë dëshirës së tyre. Ato kanë tentuar të dalin nga makina dhe të largohen, por ka qenë e pamundur, pasi dyert ishin të mbyllura dhe mjeti është nisur.

Pasi janë nisur në drejtim të Rinasit, gjatë rrugës dy vajzat kanë debatuar me të pandehurit dhe kanë kërkuar të ndalojë mjeti dhe të zbresin prej tij. Duke u ndodhur në kushtet e pamundësisë për t’u larguar dhe të gjendura në kushtet e heqjes së lirisë, studentet, në momentin që kanë qenë në afërsi të QTU-së, duke qenë se në rrugë ndodhej një patrullë policie, kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu, me pretendimin se ato po merreshin pa dëshirën e tyre prej të pandehurve Elis Pasho dhe Henri Talo, të cilët i kishin kanosur dhe kishin mbyllur edhe dyert e makinës. Në mjet me to ka qenë edhe Saimir K..

HETIMET E POLICISË

Për të konfirmuar vendin se ku ka ndodhur vepra penale, në vijim të verifikimit edhe të deklarimeve të bëra nga studentet, oficerët e policisë kanë bërë në krye të herës këqyrjen në ambientet e hotel “X…” në Vorë.

Gjithashtu, për të përcaktuar nëse K.L. dhe R.Sh. janë abuzuar seksualisht dhe dhunuar prej të pandehurve Elis Pasha dhe Henri Talo, prej oficerit të policisë gjyqësore është vendosur të bëhet ekspertimi mjeko-ligjor i tyre. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr. 377, datë 14.04.2015, për ekzaminimin e K.L., ka rezultuar se “në trupin e K.L., u konstatuan dy vrahje (cikatrice) në parakrahun e majtë, të cilat janë karakteristike për dëmtimet e shkaktuara nga djegia me cigare. K.L. është e defloruar e vjetër”.

Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr. 376, datë 14.04.2015, për ekzaminimin e R.Sh., rezulton se “në trupin e shtetases R.Sh. nuk u konstatuan dëmtime trupore. R.Sh. është e defloruar e vjetër”.

DËSHMIA E KOLËS

Saimir Kola i tha gjykatës se: “Unë mora në telefon dy të pandehurit dhe ata erdhën te ‘Zogu i Zi’. Vajzat sa i panë thanë ‘ku po na çoni?’. Se çfarë flisnin, unë nuk i dëgjoja, se kishte muzikë në mjet. Kur na ndaloi policia, K. i kërkoi ndihmë policisë, duke iu thënë se ‘na kanë marrë me zor, na ndihmoni’… Më pas na shoqëruan në polici”. /gazeta shqiptare/



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Sa herë ai shënon vdes një i famshëm. Ja çfarë thotë futbollisti i Arsenal mbi këtë rastësi

Sa herë ai shënon vdes një i famshëm. Ja çfarë thotë futbollisti i Arsenal mbi këtë rastësi

Video/ Tri ditë pa drita. OSSHE nuk u çon transformatorin. Ja çfarë bëjnë banorët e këtij fshati

Video/ Tri ditë pa drita. OSSHE nuk u çon transformatorin. Ja çfarë bëjnë banorët e këtij fshati

Rama dhe Meta,  historia 18 vjecare e tyre!

Rama dhe Meta, historia 18 vjecare e tyre!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com