Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e serbes së martuar në Kosovë, çifti has probleme për t’u kurorëzuar në Serbi

2024/08/30 at 1:32 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e serbes së martuar në Kosovë, çifti has probleme për t’u kurorëzuar në Serbi

Një listë e gjatë e problemeve të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë lindin nga problemet që dy shtetet i kanë mes tyre. Në jetën reale qytetarët kanë probleme edhe nëse vendosin të lidhin martesa, të regjistrohen në universitete apo edhe të krijojnë biznes. E ngjashme është historia e Suzana Mariç e cila ka zgjedhur programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës për të studiuar.


Është nga Novi Sadi i Serbisë, por që nga viti 2021 jeton në Kosovë. Suzana Mariç ka zgjedhur programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës për të studiuar. Por përgatitja e dokumenteve për të nuk ishte e lehtë. Mariç madje i ka mësuar shumë mirë edhe marrëveshjet e që nuk po respektohen.

“Dekani i fakultetit më shpjegoi procesin e regjistrimit në fakultet dhe për fakultetin gjithçka ishte në rregull, megjithatë duhej të nostrifikoja diplomën time të shkollës së mesme të Novi Sadit, që të regjistrohesha këtu. Përshembull, dokumentet duhej të ishin të noterizuara, noterët në Prishtinë nuk më pranonin, por duhej të shkoja në Bujanoc, që të mund të dërgoja dokumentet e mia për notifikim. Nuk di më shumë. Më  kanë thënë se është një pengesë politike në Serbi, jo këtu, ka reciprocitet.”

Ajo kujton se regjistrimi në fakultet si serbja e pare nga Serbia më shumë ka zgjuar kureshtje dhe habi të studentët e tjerë dhe te profesorët se që është paragjykuar apo nënçmuar. Ndonëse ekspertët e arsimit thonë se marrëveshjet për diplomat po zbatohen pjesërisht, Ministria e Arsimit në Kosovë e as ajo në Serbi nuk i janë përgjigjur pyetjeve të dërguara me shkrim.

E krahas studimeve në Prishtinë, Suzana tashmë ka lidhur kurorë me Gent Sejdiun nga Ferizaj. Të dy familjet fillimisht e pritën me skepticizëm vendimin e të rinjve, por me kalimin e kohës gjithçka është vënë në vendin e vet.

Ajo tregon se martesa e saj me një shqiptar ka sjellur peripecitë e veta sa i përket dokumenteve e që sërish ndërlidhen me marrëveshjet Kosovë-Serbi.

“Kishim, për shembull, probleme për kurorëzim. Vendosëm që të kurorëzohemi zyrtarisht në Kosovë, por jo në Novi Sad, pasi atje në atë kohë nuk pranohej dokumenti i  identifikimit nga Kosova. Kemi rregulluar dokumentet në Kosovë. Aktualisht  jemi në proces që t’i rregullojmë edhe  dokumentet e Serbisë, çka është përsëri një problem i madh, pasi bashkëshorti  është i lindur në Gjermani, në vitin 1998. Ai nuk është fare në sistem të Serbisë,  prandaj duhet së pari të regjistrohet në sistem, dhe kjo sigurisht do të zgjasë një vit apo dy, përmes procedurave gjyqësore dhe të gjitha, që ai të mund të marrë një letërnjoftim , dhe kështu të mund të martohet me mua në Novi Sad, sepse, edhe pse jemi të martuar në Kosovë, ajo nuk pranohet në Serbi.”

Se ky çift duhet të ketë dy kurora për të rregulluar dokumentet edhe në Serbi e konfirmon edhe Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut në Beograd.

“Nëse çifti martohet në sistemin e Kosovës, kjo certifikatë nuk është e vlefshme në sistemin serb dhe ndoshta do të duhej ta bënin përsëri në Serbi’ thuhet në përgjigjen me shkrim të këtij komiteti.

Ndryshe nga Maric e cila fillimit kishte vizituar disa herë Kosovën për të vendosur që pastaj të zhvendoset këtu, Ermir Idrizaj nga komuna e Istogut ka dy vjet që jeton në Beograd. Megjithatë në një konkurs që kishte parë për një kompani të marketingut në Beograd, ndonëse i ri, ende pa mbushur 22 vjeç ai vendosi të aplikojë.

“Kam pas dëshirë të shoh Beogradin, si është kultura, në këtë aspektin urrejtja, politika që kanë ndikuar. Këto më kanë shtyrë të vij këtu.”

Ai erdhi me shumë kureshtja në Beogradi nisi punën dhe u sistemua  në një banesë me qira jo shumë larg vendit të punës.

“Ditët e para kur kam treguar që jam i Kosovës, më kanë mirëpritur, kemi fol, jemi shoqëruar.”

Nuk dihet saktë numri i shqiptarëve që pas luftës kanë vendosur të jetojnë në Beograd.

Idro Seferi, gazetar: Nuk është ndonjë vend që vijnë shumë punëtorë. Çdo lëvizje në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, shihet me paragjykime, me frikë./ Klan News



Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Para
BE hapi negociatat për anëtarësimin e Ukrainës, Zelensky: Historinë e bëjnë ata që nuk lodhen duke luftuar për liri

Ukraina nis prodhimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi

Emri/ Vritet një person në Shkodër, u qëllua me armë brenda lokalit

Detaje nga vrasja në Shkodër, autori i maskuar iu afrua 36-vjeçarit dhe...

 Heronjtë e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe e kundërta, dhe pikë

 Heronjtë e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe e kundërta, dhe pikë
















TE FUNDIT

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
7 Qershor, 2025

I nxehti afrikan do të vijoj të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, duke sjellë mot...

Lexo më shumë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com