Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ E rrëmbyen në rrugë dhe e detyruan të prostituonte në sy të fëmijëve

2016/08/18 at 1:00 AM
në Aktualitet, Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia/ E rrëmbyen në rrugë dhe e detyruan të prostituonte në sy të fëmijëve

Një 36 ­vjeçar është dënuar me 11 vjet burg nga Gjykata për Krimet e Rënda si autor i trafikimit të një 21 ­vjeçareje, nga një fshat i thellë i Elbasanit, në Tiranë.


Pas mbërritjes në kryeqytet, e reja është mbajtur e izoluar në një banesë 1­2 muaj, kohë gjatë së cilës është detyruar të prostituojë në këtë vend, si edhe në hotele të ndryshme në kryeqytet. Në përfundim të 18 seancave shqyrtimi gjyqësor, pak ditë më parë Krimet e Rënda vlerësuan si të provuar akuzën e “trafikimit të personave të rritur” ndaj të pandehurit Edmond Paço.

Ai u gjykua në mungesë, pasi gjatë gjykimit rezultoi të jetë në Greqi nën një masë “detyrim paraqitje”. Nga ana tjetër, ai ka një masë “arrest në burg” nga Krimet e Rënda ende të paekzekutuar. Referuar dëshmisë së të dëmtuarës H.A., cituar në vendimin e Gjykatës, ajo ishte rrëmbyer në verën e vitit 2014 në një nga rrugët e fshatit të saj në Elbasan. Sipas vajzës, që aktualisht qëndron në një qendër të viktimave të trafikut, i ishte afruar një taksi nga e cila ka zbritur një person që i ka thënë se kishte shkuar për ta marrë. Ajo ka pretenduar se ka kërkuar të njoftonte familjen, por personi i ka marrë telefonin e ka lidhur nga duart dhe e ka futur në makinë.

“Në makinë ndodhej një grua, për të cilën mësoi më vonë se ishte gruaja e personit që e lidhi. Ashtu të lidhur e çuan në Tiranë, ku nuk kishte qenë më parë. Në Tiranë e mbajtën në një dhomë të mbyllur. Edmondi dhe gruaja e tij, të cilët kishin tre fëmijë, ushtruan dhunë dhe presion mbi të, e rrahën dhe e detyruar të kryente marrëdhënie me persona të ndryshëm. Vetë nuk u pagua nga klientët, ndërsa Edmondi, i cili kujdesej edhe për veshjen e saj, po. Qëndrimi në dhomë zgjati rreth një apo dy muaj dhe, përveç marrëdhënieve në dhomë, kreu marrëdhënie edhe në hotele, ku e çuan Edmondi dhe gruaja e tij”, citohej dëshmia e saj në vendimin e Gjykatës

Sipas vendimit, e reja ka mundur të largohet në mbrëmje dhe ka shkuar në një piceri ku ka kërkuar ndihmë. Në vijim, ajo është vënë në kontakt me Policinë, të cilëve u ka rrëfyer çfarë i kishte ndodhur, si edhe hotelet ku ajo ishte detyruar të prostituonte me klientë të ndryshëm.

Sipas Gjykatës, nga gjykimi rezultoi e provuar se i pandehuri rekrutoi, gjeti, përzgjodhi, të dëmtuarën H.A., banore në një fshat të largët të Elbasanit, të paarsimuar, në kushte të vështira familjare, ekonomike dhe sociale dhe, duke përfituar pikërisht nga kjo gjendje e saj, e transferoi në mesin e muajin korrik 2014, në Tiranë, vend në të cilin ajo nuk kishte qenë më parë, e fshehu në banesën e tij dhe, për një periudhë prej rreth dy muajsh e shfrytëzoi për prostitucion, duke përdorur si vende shfrytëzimi banesën, rrugën dhe hotelin, duke siguruar përfitime materiale në favor të tij. / Panorama.al Armand Bajrami

Etiketa: Edmond Paco


Ju sugjerojmë

EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident në Ballsh, makina përplas 7-vjeçaren

28 Gusht, 2025 6:12 pm
Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
Aktualitet

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët

28 Gusht, 2025 5:54 pm
VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash
Aktualitet

VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash

28 Gusht, 2025 4:59 pm
Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës
Aktualitet

Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës

28 Gusht, 2025 3:30 pm
Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat
Aktualitet

Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat

28 Gusht, 2025 2:53 pm
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Policia nis hetimet për skemën piramidale online TXEX: Qytetarët të kenë kujdes!

28 Gusht, 2025 2:11 pm
Skandali i publikimit të pagave/Prokuroria lëshon urdhër-arreste, 2 të arrestuar
Aktualitet

I arrestuar për trafik droge, Prokuroria sekuestrohen pasuritë e një shtetasi

28 Gusht, 2025 12:43 pm
Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

28 Gusht, 2025 12:13 pm
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!
Aktualitet

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!

28 Gusht, 2025 11:52 am
Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Përmet/ Makina përplas këmbësorin, i moshuari humb jetën në vendngjarje

28 Gusht, 2025 11:00 am
Para
Fotolajm/ Bie në shinat e metrosë, ja heroi që e shpëtoi nga vdekja e sigurtë

Fotolajm/ Bie në shinat e metrosë, ja heroi që e shpëtoi nga vdekja e sigurtë

“Zogu” i Tunës ka një të dashur të ri, ja kush është …

"Zogu" i Tunës ka një të dashur të ri, ja kush është ...

E pabesueshme, tifozët e Dinamos së Bukureshtit i vjedhin koreografinë atyre të Steauas

E pabesueshme, tifozët e Dinamos së Bukureshtit i vjedhin koreografinë atyre të Steauas

Please login to join discussion















TE FUNDIT

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit
28 Gusht, 2025

Momente tensioni dhe përleshje fizike në Parlamentin Meksikan. Pamjet e dhunës janë bërë virale dhe po bëjnë gjithashtu xhiron e...

Lexo më shumë

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë
28 Gusht, 2025

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit" për...

Lexo më shumë

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë
28 Gusht, 2025

Italia ka ngritur në ajër avionë luftarakë, për t’ju kundër-përgjigjur një avioni rus, i cili dyshohet se kishte shkelur hapsirën...

Lexo më shumë

Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë

Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë
28 Gusht, 2025

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com