Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e pabesueshme/ Nxënësja që shkatërroi jetën e mësueses, duke e mashtruar si e sëmurë

2015/12/22 at 9:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e pabesueshme/ Nxënësja që shkatërroi jetën e mësueses, duke e mashtruar si e sëmurë

Një nxënëse e pashpirt, e cila ia shkatërroi jetën mësueses së saj, është dënuar me dy vite burg.

Britanikja Elisa Bianco, 22 vjeç, u hoq sikur ishte e sëmurë me tumor vdekjeprurës në veshka, duke e manipuluar 49-vjeçaren Sally Retallack deri në atë fazë sa ajo humbi shtëpinë, punën dhe martesën.

Sipas Daily Mail, studentja bëri që mësuesja të besonte se ajo kishte vetëm tre muaj jetë dhe nuk kishte ku të shkonte.

Nëna e katër fëmijëve nisi të kujdesej për të duke i besuar gjithçka.

Studentja shkroi një listë dëshirash për t’i përmbushur përpara ‘vdekjes’, përfshi këtu edhe udhëtime dhe dhurata të shtrenjta.

Retallack madje organizoi një festë lamtumire, duke menduar se ajo do vdiste.

Sally e dërgonte atë çdo ditë në spital, por ajo thjesht ulej në kafene, e veshur me pizhama dhe me fasho në krahë.

Por gënjeshtrat e saj dolën në dritë kur Retallack, e cila hoqi dorë nga puna për t’u kujdesur për të, bëri një vizitë surprizë në spitalin ku duhej të trajtohej Elisa, por mësoi se ajo nuk kishte marrë kurrë mjekim aty.

Elisa e pranoi fajin përpara gjykatës. Togat e zeza dëgjuan rastin e pazakontë.

Elisa hyri mes çiftit, duke futur xhelozi, çka solli edhe ndarjen e tyre.

Më vonë, si për të shtuar akoma më shumë dhimbjen, ajo hapi një profil fals online si një mjek i quajtur “John” dhe nisi të ngacmonte mësuesen.

Sally dhe “John” u bënë kaq të afërt, sa nisën të shkëmbejnë mesazhe intime.

Por Elisa shpiku një sëmundje edhe për “John” dhe e “vrau” përpara se të takoheshin.

Gjykatësi Christopher Harvey Clark tha: “Është një rast i çuditshëm dhe shumë shqetësues”.

“Ti, në mënyrë të pashpirt, ke manipuluar emocionet më të thella të zonjës Retallack.Nuk ka dënim që e kompenson këtë”.

Elisa u njoh me Sally Retallack në vitin 2009, kur kjo e fundit u caktua pedagoge mbikëqyrëse e saj.

Elisa synonte të merrte një diplomë për kujdes social. Adoleshentja i tha tutores (pedagoges personale) se prindërit e saj ishin të alkoolizuar.

Më vonë nisi të pretendonte se mamaja e dhunonte. Këto ishin të gjitha gënjeshtra.

Sally nisi ta ndihmonte edhe financiarisht deri sa në prill të vitit 2012, ajo mbërriti tek shtëpia e saj me valixhe në duar.

Pasi kaloi një fundjavë, ajo u rikthye pas tre javësh duke i thënë se kishte gjak në urinë dhe se kishte dhimbje në veshka.

Këtu nisi marrëdhënia e ngushtë dhe Elisa nisi ta quantE atë “mami”, madje flinte edhe në krevatin e saj.

Duke folur në gjykatë, Sally tha mes lotëve: “Fillimisht mendova se ishte një njeri pozitiv dhe mendjehapur”.

“E gjithë familja ime ndjente keqardhje për të dhe e mirëpritëm”.

“Kisha një familje të mirë dhe të lidhur ngushtë”. “Tani nuk kam as karrierë, as punë dhe as burrë”.

“Kam nisur të rindërtoj jetën time duke u vendosur në Francë”.

“E besoja sinqerisht se Elisa po vuante dhe se nuk kishte njeri tjetër”.

“Im shoq dhe unë ngadalë nisëm të ndahemi pasi roli im si nënë dhe si bashkëshorte ishte vënë në dyshim nga rritja e ndjeshme e nevojave fizike, financiare dhe emocionale të Elisa-s”.

Ju sugjerojmë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Para
Dekorimi i torturuesit të At Zef Pllumit/ Mimi Kodheli: Verifikuam vetëm nëse ishin gjallë

Dekorimi i torturuesit të At Zef Pllumit/ Mimi Kodheli: Verifikuam vetëm nëse ishin gjallë

Vazhdon aksioni, stop preshit pa kupon

Vazhdon aksioni, stop preshit pa kupon

Luana Vjollca, seksi apo bishë?

Luana Vjollca, seksi apo bishë?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com