Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e pabesueshme e Sirenës së Kopenhagenit, me fytyrë balerine dhe trupin e gruas së skulptorit

2018/09/01 at 11:11 AM
në Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e pabesueshme e Sirenës së Kopenhagenit, me fytyrë balerine dhe trupin e gruas së skulptorit

Kush ka vizituar Kopenhagenin në Danimarkë me siguri ka parë edhe statujen e Sirenes në port. Por edhe për ata që nuk e kane pare ia vlen të njiheni me 10 kuriozitete rreth kesaj vepre arti.


1 U porosit nga një manjat birrash.

Sirena, që në danisht quhet Den lille Havfrue është një skulpturë bronxi që përfaqëson një sirenë në bregun e portit të Kopenhagenit në Danimarkë. Vepra u porosit në vitin 1909 nga një sipërmarrës birrash, Carl Jacobsen, djali i themeluesit të Carlsbergu-ut, i cili ia dhuroi qytetit pasi ishte instaluar dhe inaguruar në 23 gusht 1913.

2 U bazua në përrallën e Andersenit.

Figura është frymëzuar nga një përrallë homonime e shkrimtarit të madh, Hans Christian Andersen (1805 -1875) që e publikoi në vitin 1837. Historia rrëfen një dashuri kundër rrjedhës, atë të një vashe të re sirenë dhe një princi që shpëtohet prej saj dhe që rifitoi një popullaritet pas ekranizimit nga Diznei në vitin 1989.

3 Homazh për një balerinë.

Me këtë statujë Jacobsen kërkonte të nderonte një balerinë daneze, Ellen Price, yllin e “Ballet Real”, e cila kishte korrur sukses atë vit në 1909 për interpretimin në një balet të përshtatur nga teksti i Andersenit. Ky sipërmarrës birre ishte një admirues i divës.

4 Autori dhe gruaja.

Artisti që do të kryente realizimin e kësaj vepre ishte Edvard Eriksen me origjinë islandeze. Ai ndeshi me një ngërç; Ellen Price nuk pranonte të pozonte nudo për të, kështu që artisti shfrytëzoi si model bashkëshorten e tij. Koka dhe fytyra e Sirenës janë të balerinës.

5 Karakteristika dhe vendndodhja.

Statuja e bërë me bronx është 1.25 m e lartë dhe peshon 175 kg. Gjendet në shëtitoren bregdetare të Langelinie, mbi disa shkëmbinj që zhyten në detin Balltik, në portin e Kopenhagenit dhe në afërsi të Pallatit Mbretëror të Amalienborg-ut.

6 Nga skulpturë në simbol.

Pavarsisht se është shumë e re, më se një shekull, Sirena është shndrruar në një nga simbolet kombëtare dhe është një nga veprat ikonë të kryeqytetit së bashku me Teatrin Mbretëror (themeluar në 1748), Muzeun Kombëtar (1807) apo edhe me Pallatin e Amalienborg-ut (1750-1768)

7 Udhëtimi drejt Kinës.

Në 26 mars 2010, Sirena udhëtoi deri në Shanghai për të përfaqësuar pavijonin danez të Ekspozitës Universale që organizohej në atë qytet. Kjo ishte dalja e parë dhe e vetme jashtë vendit të kësaj skulpture që mbeti 6 muaj në Kinë për aq sa zgjati ekspozita.

8 Një kopje në Torrejon.

Janë bërë disa kopje të kësaj figure dhe konkretisht më e fundit në Spanjë në Parkun Europa të Torrejon-it, në Madrid të inaguruar në 2010. Është një kopje e vendosur në liqen që imiton vendndodhjen në det të origjinalit.

9 Han, alter egoja e saj.

Në 3 qershor 2012 u përurua në Elsinor, Danimarkë një alter ego mashkullore e Sirenës e quajtur Han, vepër e skulptorëve Ingar Dragset dhe Michael Elmgreen që është ulur ashtu si shoqja e tij mbi një gur të madh dhe sheh nga deti.

10 Akte vandale.

Pavarsisht nga shpallja si monument kombëtar, skulptura ka pësuar disa akte vandale. Nga 1964 dhe 2017 iu pre koka dy herë. Herën e parë nuk iu gjet koka dhe i bënë një tjetër. Ia ngjyrosën fytyrën dy herë, e kanë rrëzuar në ujë me eksploziv, janë përpjekur ta shpërfytyrojnë dhe iu ngjit në dorë një lodër erotike. / bota.al

Etiketa: sirena e kopenhagenit


Ju sugjerojmë

Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve
Aktualitet

Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve

11 Janar, 2026 10:59 am
Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

11 Janar, 2026 9:26 am
Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
Aktualitet

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

11 Janar, 2026 9:08 am
Horoskopi, 11 janar 2026
Bota

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

11 Janar, 2026 9:02 am
Parashikimi i motit, 11 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 8:58 am
Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
Para
Thotë se u përdhunua nga burri i tezes, çfarë tha 15 vjeçarja në Polici

Historia e tmerrshme e incestit në Tiranë: Babai ktheu të bijën në skllave seksi për 16 vite

Video/ Avioni me 160 persona në bord shpërthen në flakë, shpëtojnë pasagjerët vdes zjarrfikësi

Video/ Avioni me 160 persona në bord shpërthen në flakë, shpëtojnë pasagjerët vdes zjarrfikësi

Burg përjetë terroristit që donte të vriste kryeministren

Burg përjetë terroristit që donte të vriste kryeministren
















TE FUNDIT

“Mos ndërhyni ose do godasim”, Irani paralajmëron SHBA dhe Izraelin

“Mos ndërhyni ose do godasim”, Irani paralajmëron SHBA dhe Izraelin
11 Janar, 2026

Irani ka paralajmëruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump se çdo sulm i Washingtonit do të bënte që Teherani...

Lexo më shumë

Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve

Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve
11 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të merren masa ligjor ndaj personave që hedhin plehrat jo në zonat e caktuara. Rama...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
11 Janar, 2026

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat...

Lexo më shumë

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
11 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut vazhduan gjatë natës operacionet e tyre...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com