Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e Krishtlindjeve, çfarë fshihet pas datës 25 Dhjetor

2016/12/24 at 7:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Historia e Krishtlindjeve, çfarë fshihet pas datës 25 Dhjetor

Krishtlindjet janë një festë mjaft e përhapur në botë, simbolika e të cilave nuk është e njohur për të gjithë. Për këtë, studiuesit dhe teologët kanë ndërtuar kronologjinë e festimit të kësaj feste që nga kohët më të lashta deri në ditët tona. “Një mbret lindi atë ditë/ një bebe porsi ti…”.


Këto janë vargjet e një kënge tradicionale të Krishtlindjeve, të titulluar “A baby just like you” (Një bebe porsi ti), të kompozuar nga Xhon D. Henri (1975). Kjo këngë shpreh besimin tradicional, sipas të cilit Krishtlindjet lidhen me ditën e lindjes së Jezu Krishtit, të adhuruar nga miliona të krishterë në mbarë botën dhe të nderuar e respektuar nga po aq myslimanë, të cilët, gjithashtu, mbështetur në shkrimet e tyre të shenjta, megjithëse nuk e besojnë si perëndi e bir të perëndisë, e vlerësojnë plot përkushtim të birin e virgjëreshës Mari si një ndër profetët më të mëdhenj të historisë së marrëdhënies së njeriut me hyjninë. Tradita e krishterë e besimit të lindjes së Krishtit në këtë ditë ka ndikuar edhe në etimologjinë e fjalës shqipe “Krishtlindje”, të italishtes “Natale” apo spanjishtes “Navidad”, ndërsa anglishtja e sotme “Christmas” rrjedh nga anglishtja mesjetare “Christes Masse” (Mesha e Krishtit).

Mirëpo Krishtlindja, duke anashkaluar traditën sinkretiste të një festimi plot ngjyra e hare, siç pohonte edhe Papa Gjon Pali II dhe siç mësohet në departamentet e çdo fakulteti teologjik, ka një histori më të hershme se vetë Krishterimi, ndërsa sot pakkush e di se pranimi i 25 Dhjetorit si dita e lindjes së Krishtit është bërë nga Kisha e hershme vetëm në mënyrë simbolike, për t’u dhënë mundësinë të krishterëve që të përqendrohen në rituale e vepra adhurimi, në kujtim të lindjes së figurës qendrore të besimit të krishterë, Jezusit nga Nazareti.

Historia

Ashtu sikurse shumë elementë të tjerë mitologjikë, të pranuar për të stolisur e pasuruar Krishterimin bashkëkohor, ndër të cilët arkeologët, historianët dhe teologët përmendin veçanërisht mitet mitraiste, zoroastriane, egjiptiane dhe babilonase, edhe festimet e Krishtlindjeve i kanë rrënjët, siç sqaron “The World Book Encyclopedia”, në festimet e lashta të festës së Saturnit, apo “Saturnaleve”, nga ana e romakëve parakristianë. Festime të ngjashme vihen re tek Mitraizmi, i cili i ka fillimet e veta qysh në shekullin VI p.e.s. në Persi dhe Indi. Uilliam Edelen, në artikullin e tij “Christian Mythology”, vëren se Mitra, gjithashtu, kishte lindur nga një virgjëreshë, në prani të barinjve. Shpëtimtari i madh dhe perëndia Mitra, i adhuruar në Indi dhe në Persi, njihej me cilësime si “rruga”, “e vërteta”, “jeta”, “drita”, “fjala”, “biri i Zotit” dhe “Bariu i mirë”. Ai përfytyrohej dhe paraqitej në arte vizuale me një qengj në krahë, ndërsa në besimin mitraist, njëlloj si në Krishterimin bashkëkohor, dita e diel quhej “dita e Zotit”. Tek Mitraizmi, dita e 25 Dhjetorit, e cila më vonë do t’i bashkëngjitej traditës së Krishtlindjeve, përjetohej me festime madhështore, me kambana, himne, qirinj e shkëmbim dhuratash, ndërsa ndjekësit e këtij besimi merrnin pjesë në një meshë të posaçme. Nga 25 Dhjetori deri në ekuinoksin e pranverës (Estra apo Pashka), ekzistonte një 40 ditësh adhurimi e ritualesh që më vonë do të shndërrohej në kreshmën e krishterë. Edhe në Indinë e kohëve të lashta, 25 Dhjetori pritej me festime të mëdha me karakter fetar. Shtëpitë zbukuroheshin me kurora lulesh e gjethesh, ndërsa njerëzit shkëmbenin dhurata e urime të shumta me njëri-tjetrin. Buda (Buddha) në Kinën e lashtë besohej të kishte lindur më 25 dhjetor, pas zbritjes së shpirtit të shenjtë mbi nënën e tij të virgjër, Maja.

Vendet

Më 25 dhjetor, egjiptianët e lashtë festonin lindjen e shpëtimtarit të tyre të madh, Horusit, zoti i dritës dhe biri i nënës virgjëreshë Isis, mbretëreshë e qiejve. Osirisi, perëndia i të vdekurve dhe i botës së nëndheshme në Egjiptin e lashtë, biri i një virgjëreshe të shenjtë, besohej të kishte lindur më 25 dhjetor. Shumë kohë përpara konvertimit në Krishterimin ortodoks, grekët e festonin 25 Dhjetorin si ditën e lindjes së Herkulit, biri i zotit suprem të grekëve, Zeusit, të lindur përmes gruas së vdekshme, Alcmena. Bakusi romak, i njohur nga grekët me emrin “Dionisi”, perëndi i verës dhe muzikës, besohej të kishte lindur, gjithashtu, më 25 dhjetor. Adonisi, një tjetër perëndi i ringjallur nga vdekja dhe i adhuruar nga grekët e lashtë, kishte lindur mrekullisht më 25 dhjetor. Adhuruesit e tij organizonin çdo vit festime madhështore, ku përkujtonin plot simbolika e rituale vdekjen dhe ringjalljen e tij. Ceremonitë e lindjes së Adonisit, sipas të dhënave historike dhe arkeologjike, janë zhvilluar në të njëjtin vend dhe në të njëjtën shpellë ku sot besohet të ketë lindur Jezusi biblik. Edhe skandinavët parakristianë e festonin “Krishtlindjen” e tyre më 25 dhjetor. Për ta kjo ditë shënonte ditën e lindjes së zotit të tyre të qiejve, Frejrit (Freyr), biri i perëndisë së lartë të qiejve, Odinit.

Krishtlindjet e para

Krishtlindjet e para ishin në maj, prill e janar.

Në një numër të madh të kishave të shekujve të parë ishte zakon, në përgjithësi, të kremtuarit e vdekjes dhe jo të lindjes së personave të shquar, pasi Bibla (Mateu 14:6-10) aludon për një lidhje të mundshme të festimit të Krishtlindjeve me traditat pagane. Edhe vetë Jezusi biblik, i cituar në letrën e parë drejtuar Korintasve (11:24-26), duket se nxit ithtarët e tij që të përkujtojnë vdekjen dhe jo lindjen e tij. Studiuesit dhe teologët na bëjnë me dije se një pjesë e kishave të krishtera kremtonin ditëlindjen e Krishtit në maj, prill apo janar. Vetë teksti biblik duket se nuk mbështet lindjen e Jezu Krishtit në dhjetor. Bibla na thotë se në kohën e lindjes së Jezusit, barinjtë ishin ende fushave natën (Luka 2:8-12) dhe kjo, duke njohur kushtet klimaterike të zonës gjeografike për të cilën bëhet fjalë, nuk mund të ndodhë në dimrin e ftohtë të dhjetorit. Një tjetër tekst që flet për lindjen e Jezu Krishtit është edhe Kurani, libri i shenjtë i Islamit. Në këtë libër Jezusi dhe nëna e tij, Maria, përmenden me shumë admirim

Kostandini

Sipas teologëve, 25 dhjetori është një simbolikë e nxitur nga perandori romak me origjinë shqiptare, Kostandini. Është interesante të vihet re se festimi i Krishtlindjes më 25 dhjetor ka shumë mundësi të lidhet me veprimtarinë e perandorit romak me origjinë ilire, Kostandinit, i cili, si shumë perandorë të tjerë romakë, njihej si “inkarnimi” apo “trupëzimi” i Diellit, që në atë kohë adhurohej nga romakët si perëndi. Pas konvertimit në Krishterim, ky perandor me gjak shqiptar udhëhoqi Konçilin e Niçeas (viti 325 e.s.), në të cilin Krishterimi njohu për herë të parë në mënyrë zyrtare doktrinën e “trinisë së shenjtë”. Kostandini e orientoi besimin e krishterë jo drejt një ndarjeje të ashpër me paganizmin, por e pasuroi besimin e ri me shumë elementë ekzistues në besimet e mëparshme romake. Në këtë kuadër, historiani Eduard Gibon sqaron se “të krishterët romakë, të cilët nuk e dinin datën e lindjes së tij (Krishtit), përcaktuan si festë solemne 25 Dhjetorin, Brumalinë, apo solsticin e Dimrit, të cilin paganët e festonin çdo vit në përkujtim të lindjes së Diellit”.

Simbolika e pemës

Edhe përgatitja e pemës së Krishtlindjeve është një traditë që shtrihet në kohë më të hershme se Krishterimi. Pema e Krishtlindjeve është përdorur fillimisht nga popujt gjermanë dhe keltë. Duke qenë se ajo pemë ishte e gjelbër edhe në stinën e dimrit, besohej se ajo kishte fuqi të veçanta mbrojtëse përballë fatkeqësive natyrore dhe shpirtrave të këqij. Ajo stolisej, në veçanti, në fund të dhjetorit, pasi në këtë kohë niste të vihej re zgjatja e orëve të ditës dhe kjo shënonte në besimin e popujve në fjalë mposhtjen e forcave negative të errësirës dhe të ftohtit dhe triumfin e dritës. Krishterimi e bëri të tijën edhe këtë traditë të hershme, por tashmë me një simbolikë të re. Pema e krishtlindjeve do të simbolizonte gjelbërimin e Parajsës, apo Kopshtit të Edenit. Përdorimi i pemës së Krishtlindjeve nga të krishterët ka nisur në fillimin e shekullit të 17-të në Strasburg, në Francë, për t’u përhapur më pas në Gjermani, në Europën Veriore e Britaninë e Madhe dhe, së fundi, në Amerikë.

Në Meksikë, festimet më të gjata dhe më të zhurmshme të Krishtlindjeve

Meksika njihet si vendi në të cilin festimet e Krishtlindjeve nisin më herët dhe mbarojnë më vonë. Gjithçka nis më 16 dhjetor me të ashtuquajturat “posada” (prehje, pushim). Posadat zgjasin nëntë ditë, deri në vigjilje të Krishtlindjeve dhe bëhen për të përkujtuar endjen e vetmuar të Jozefit dhe të Marisë në qytetin e Betlehemit deri në çastin kur gjetën strehë. Gjatë posadave, një grup njerëzish bartin statueta të Jozefit e ty Marisë, të cilat i dërgojnë në një shtëpi, duke i shoqëruar këto rite me këngë, tekstet e të cilave kërkojnë qetësi e prehje (posada). Ata që ndodhen brenda shtëpisë përgjigjen po me këngë dhe më pas vizitorët futen në shtëpi bashkë me statuetat e shëmbëlltyrat e tjera të Jozefit e Marisë. Aty festa vazhdon me disa njerëz me sy të mbyllur e me shkopinj në duar, të cilët përpiqen të thyejnë “pinjatën”, e cila është një enë e madhe balte, e varur diku. Ai që thyen pinjatën shpallet fitues dhe mbledh ëmbëlsirat, frutat, çokollatat e karamelet që pinjata kishte brenda.

 



Ju sugjerojmë

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…
Aktualitet

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

9 Qershor, 2025 10:31 am
Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë
Bota

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë

9 Qershor, 2025 10:20 am
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

9 Qershor, 2025 10:04 am
Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
Para
Berisha-Ramës, portalet do të përmbysin ty

Çfarë nuk u pa në Parlament/ Kujt i thotë Edi Rama mos e ça kokën? Tahiri gris letrën...

Buxheti për ndërtimin e rrugëve

Buxheti për ndërtimin e rrugëve

Gjermani, lirohen kosovarët e arrestuar për terrorizëm

Gjermani, lirohen kosovarët e arrestuar për terrorizëm
















TE FUNDIT

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës...

Lexo më shumë

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë
9 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë u ka marrë jetën 15 studentëve në  Malajzi. Mësohet se ngjarja ndodhi në orët e para...

Lexo më shumë

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
9 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse...

Lexo më shumë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com