Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e hakmarrjes mes Çiçës dhe Aliajt

2016/05/24 at 7:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e hakmarrjes mes Çiçës dhe Aliajt

Pista kryesore e vrasjes së Elton Çiçës nga Jani Alia është ajo e hakmarrjes për shkak të konflikteve të vjetra, që dy bashkëqytetarët nga Tepelena kishin pasur vite më parë me njëri-tjetrin. Këto konflikte disavjeçare, që sipas burimeve zyrtare nga policia, kanë nisur në Greqi për pazare droge, herë pas here kishin përfunduar në tentativa të dështuara për të eliminuar njëri-tjetrin.

Përplasjet ishin bërë të shpeshta në 4 muajt e parë të vitit 2016, që çuan deri në ekzekutimin e Elton Çiçës. Më datën 10 janar në një lokal në rrugën e “Kavajës”, është tentuar të vritet me armë zjarri pistoletë, Jani Alia. 

Autori qëlloi 6 herë nga makina në lëvizje. Për pasojë mbeti i plagosur lehtë nga ciflat e xhamit një 27-vjeçar dhe sipas policisë autor i dyshuar mendohet të ketë qenë Elton Çiça. Më 25 prill në Gjirokastër në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Lumit”, pas një atentati me armë zjarri Jani Alia mbeti i plagosur në dorë.

Edhe për këtë ngjarje policia pati si të dyshuar Elton Çiçën, por nuk arriti t’ia provonte përfshirjen në ngjarje. Çiça është marrë edhe në pyetje, por është lënë i lirë. Sipas të njëjtave burime policore, 6 ditë më vonë 39-vjeçari Alia ka ekzekutuar me pistoletë me mulli, Elton Çiçën, duke patur informacion të hollësishëm për vendqëndrimin e tij. Jani Alia rezulton të jetë person me precedentë penal, i shpallur në kërkim nga drejtësia greke për arratisje nga burgu, ku vuante dënimin për vrasje.

Edhe ndihmësi i tij në vrasje Renato Milloshi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2015 ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës për armëmbajtje pa lejë dhe kanosjen e një personi. Ai është proceduar në fushën e tregtimit të lëndëve narkotike si dhe për plagosjen e disa personave gjatë viteve 2012- 2013. /TV KLAN

Ju sugjerojmë

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
Bota

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

24 Maj, 2025 10:46 pm
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Para
A na shpeton ligji i dekriminalizimit?

A na shpeton ligji i dekriminalizimit?

Sa të rrezikshme janë rrugët e Shqipërisë ?

Befason Naço/ LSI si PD: Modeli për reformën në drejtësi nuk funksionon

Befason Naço/ LSI si PD: Modeli për reformën në drejtësi nuk funksionon

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
24 Maj, 2025

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjeke dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj, thotë...

Lexo më shumë

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
24 Maj, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të...

Lexo më shumë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com