Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e familjes siriane: Jeta jonë si shqiptarë

2017/11/16 at 3:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e familjes siriane: Jeta jonë si shqiptarë

Mohamed Matwa nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të vinte një ditë që të jetonte në Shqipëri.


Siriani 29-vjeçar nga periferia e Damaskut ëndërronte të bëhej psikolog, por lufta shpërtheu, ai duhej të ndërpriste studimet për të filluar jetën e refugjatit. Stacioni i parë Libani. Odiseja e jetës së një refugjati do të kishte vazhduar edhe më tej, nëse në një vend të panjohur për Mohamedin, në Shqipëri nuk do të jetonte një vëlla që kishte vendosur para vitesh të bënte biznes aty. Husam Matwa jeton në Tiranë, flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, e ka marrë edhe pasaportën shqiptare.

Me ndihmën e vëllait të madh, Mohamedi erdhi në Shqipëri, ku jeton prej afër dy vitesh. “Jeta ime ka ndryshuar drejtimin, jo ashtu siç e kisha përfytyruar unë, por edhe tani jam i kënaqur”, thotë Mohamedi, që punon ndërkohë në restorantin e sapo hapur të vëllait në Vorë, pranë Tiranës.

Një kohë edhe Mohamedi mendonte të vazhdonte udhëtimin drejt Gjermanisë, tek një vëlla tjetër që kishte ardhur si refugjat. “Por kur dëgjova për vështirësitë që kishin refugjatët aty, mendova se është më mirë të rri këtu”, thotë ai. Vështirësi në Shqipëri atij i paraqet vetëm shqipja, një gjuhë e vështirë, thotë ai, por jo njerëzit. “Shqiptarët janë miqësorë, të gatshëm për të ndihmuar, si në Siri, edhe moti është gati njësoj.”

foto: Restoranti në Vorë

Mohamedi nuk e di ende, nëse Shqipëria është stacioni i tij i fundit, por në gjë është e sigurtë. Rrugës për në veri të Europës ai nuk do t’i hyjë më. “Tani për tani do të jetoj këtu, por kur të përfundojë lufta në Siri, do të kthehem atje. Por që tani e di, se kam dy atdhe, veç Sirisë kam edhe një atdhe tjetër, Shqipërinë.”

Në Shqipëri erdhi jo vetëm Mohamedi. Edhe vëllai i mesëm, Ali Matwa, 33 vjeç jeton tani në Vorë, dhe punon si elektriçist në restorantin e vëllait. Para dy vitesh ai jetonte në Stamboll, një jetë që nuk do donte ta përsëriste. “Edhe në Shqipëri mund të jetohet mirë”, buzëqesh ai, e shton se do t’u thoshte refugjatëve sirianë në Gjermani të vinin ta vizitonin këtë vend.

A luan rol për familjen myslimane edhe feja në këtë ambientim të shpejtë me Shqipërinë? Ali Matwa gjen paralele me Sirinë në këtë drejtim. “Këtu myslimanët dhe të krishterët jetojnë mirë me njëri-tjetrin, si tek ne dikur. Tani tek ne nuk është më kështu, por këtu ti nuk shihesh shtrembër se je mysliman apo një i krishterë.”

Vëllai shpëtimtar i familjes, Husam Matwa e di se rasti i familjes së tij nuk është tipik. Shumë refugjatë janë të gatshëm të paguajnë para tek kontrabandistët për të shkuar në Europë. Por ne ky vend na e ktheu shpresën, thotë ai. “Shqipëria mund të jetë e varfër, jo aq e pasur sa Gjermania, por është e pasur me njerëzillëk”, thotë Husam Matwa.

/DW

Etiketa: Mohamed Matwashqiperisiriane


Ju sugjerojmë

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
Aktualitet

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

22 Nëntor, 2025 11:06 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Kronikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja, Gjykata e Lartë rrëzon Metën

22 Nëntor, 2025 10:40 am
Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore
Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore

22 Nëntor, 2025 9:54 am
Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë
Aktualitet

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë

22 Nëntor, 2025 9:49 am
Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
Aktualitet

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

22 Nëntor, 2025 9:22 am
Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO
Aktualitet

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO

22 Nëntor, 2025 9:20 am
Para
Delet nuk meritojnë referendum !…

Video/Majko nuk e kursen Ahmetajn: Rritja e pensioneve sa një këmbë pule

Studimi/ 120 shqiptarë i janë bashkuar ISIS, 20 kanë vdekur në betejë

"Do sulmojmë për Krishtlindje", ISIS kërcënon Vatikanin

Skaneri i Rinasit kap 3 pako me pjesë kallashnikovi, u nisën nga Tirana

Italianit i sekuestrohen në Rinas 350 mijë euro
















TE FUNDIT

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
22 Nëntor, 2025

Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
22 Nëntor, 2025

Reshjet e shumta dhe kushtet e vështira atmosferike kanë sjellë përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së rrugëve në zonat rurale...

Lexo më shumë

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
22 Nëntor, 2025

Bashkia e Kolonjës njofton se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e...

Lexo më shumë

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
22 Nëntor, 2025

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë daljen nga shtrati të lumit Osum në fshatin Leshnjë të Bashkisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com