Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e dhimbshme e legjendës së futbollit turk, nga hero në “tradhtar”

2018/02/19 at 8:19 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e dhimbshme e legjendës së futbollit turk, nga hero në “tradhtar”

Ka një fotografi të njohur në Turqi, e marrë në dasmën e një prej futbollistëve më të mëdhenj të vendit, fituesi i kupës UEFA dhe lojtari që çoi skuadrën në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Në foto, është Hakan Sukur dhe pranë tij, janë dy “dëshmitarë”, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe kleriku Fethullah Gulen.  Një martesë supozohet të jetë një nga pikat më të rëndësishme në jetën e një njeriu, por nuk funksionoi kështu për futbollistin e njohur Sukur.

Gruaja me të cilën u martua atëherë, ka ndërruar jetë, ndërsa babai i tij është i burgosur dhe lojtari tani ndodhet në mërgim.

Nëse ai do të kthehet ndonjëherë në vendin e tij, ai do të përballet me akuzat për fyerjen e Presidentit dhe rebelim ndaj qeverisë. Burgimi i përjetshëm do të ishte i sigurt për të dhe ai mund të përballet me dënimin me vdekje, siç shkruan britanikja “Guardian”. Ai kurrë nuk do ta shohë babain e tij përsëri ashtu sikurse ka humbur edhe vendin e tij.

Shumë futbollistë të tjerë kanë rënë, por asgjë nuk mund të prekë historinë e Sukur për lartësitë dhe thellësitë. Ai ishte një legjendë, “Demi” i Bosforit në një vend ku hanë, pinë dhe flenë futbollistët.

Ai ishte gjithashtu, golashënuesi rekord për Galatasaray dhe vendin e tij, dhe ndaj tij kishte respekt të madh edhe nga tifozët e gjigantëve të tjerë turq, Fenerbahce dhe Besiktas.

Ai madje luajti 9 herë për Blackburn Rovers në sezonin 2002-03, duke shënuar dy herë. Ai fitoi famë në Kupën e Botës 2002, duke shënuar kundër Koresë së Jugut në minutën 10.8 sekonda në ndeshjen e play-off – goli më i shpejtë në një turne ndërkombëtar.

Pas daljes në pension në moshën 36 vjeçare, ai punoi si ekspert dhe më pas hyri në politikë. Sukur përfaqësonte AKP-në fetare dhe konservatore, partia në pushtet sot. Dhe pastaj, papritmas, fotografia doli jashtë fokusit, dhe gjithçka që kishte arritur, u llogarit në asgjë.

Martesa e tij përfundoi me divorc. Ish-gruaja e tij Esra u vra në tërmetin e vitit 1999 që mori jetën e të paktën 17.000 njerëzve në Izmir dhe Stamboll.

Sukur ishte ekspert në TRT, kanali televiziv kombëtar. Ai ishte i ditur dhe erdhi si serioz, gjithmonë interesant dhe intrigues. Ai u martua përsëri dhe kishte tre fëmijë. Mendimet e tij politike e çuan atë të bëhet deputet për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, Partia e Erdoganit. Por ai mbajti një lidhje të ngushtë me Gulenin, njeriun tjetër në fotografinë e dasmës.

Në vitin 2013, kur qeveria vendosi të mbyllte shkollat, tip qendra kursesh drejtuar nga “Hizmet”, Sukush dha dorëheqjen nga partia qeverisëse dhe u bë deputet i pavarur.

Futbolli tani dukej shumë larg dhe problemet e tij po fillonin. Ai u ballafaqua me shumë polemika veçanërisht gjatë një audience universiteti.

“Unë jam shqiptar, si i tillë nuk jam një turk”, fjalë të rrezikshme në kohën më të mirë në një vend ku fjalët si “shqiptar” dhe “kurd” mund të shihen si të ngritura kundër nacionalizmit mbizotërues.

Në 2016 Sukur u padit për fyerje ndaj presidentit në mediat sociale. Ndaj tij nisi një gjyq në mungesë në qershor,  duke këmbëngulur se ai nuk kishte për qëllim të fyente presidentin, por prokurorët thanë se postimet në Twitter, ishin të lidhura qartë me Erdogan.

Në muajin korrik ndodhi grushti i dështuar i shtetit.

Më shumë se 300 njerëz humbën jetën. Në muajt që pasuan, 120,000 persona humbën vendin e punës dhe 50,000 u arrestuan. Çdokush që kishte simpati ndaj Gulenit, ishte nën dyshim. Një urdhër arresti ishte lëshuar për Sukur në gusht.

Prokurorët në provincën Sakarya e akuzuan atë për anëtarësim në një grup terrorist të armatosur, tha agjencia shtetërore Anadolu, duke iu referuar asaj që Ankaraja e quan organizata terroriste.

Sukuri kishte një shans të heqë dorë nga Gyleni dhe të siguronte lirinë dhe sigurinë e tij. Babai i Sukurit, Selmet, u kap në një xhami në Adapazari, duke e akuzuar për mbështetjen financiare të grushtit të shtetit ndërsa pasuritë e tyre u konfiskuan.

Sukur arriti të ikë në SHBA. Në qershor babai i tij u raportua se kishte vdekur nga kanceri pa rifituar lirinë.

Sukur mbetet në mërgim, i rrethuar nga kujtimet e karrierës së shkëlqyer të futbollit.

Por një njeri i ndjeshëm, i cili e humbi Turqinë kur ai luajti jashtë vendit, e gjen emrin e tij të zhdukur në vendin ku dikur kishte dalë në stadium dhe në rrugë.

Burimi: http://www.oranews.tv/article/historia-e-dhimbshme-e-legjendes-se-futbollit-turk-nga-hero-ne-tradhtar

Etiketa: historia e dhimbshmelegjenda e futbollit turknga hero në "tradhtar"

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Para
Kate Middleton shkel kodin e veshjes në BAFTA

Kate Middleton shkel kodin e veshjes në BAFTA

Daçiç reagon për presidentin kombëtar: BE-ja e ka futur kokën në thes me rërë

Daçiç reagon për presidentin kombëtar: BE-ja e ka futur kokën në thes me rërë

Njihuni me deputeten ‘bombastike’, që po çmend Kuvendin

Njihuni me deputeten 'bombastike', që po çmend Kuvendin

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com