Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia “dramatike” e të birit të Pablo Escobar

2016/05/26 at 6:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia “dramatike” e të birit të Pablo Escobar

Çdo ditë fitime nga 1.5 milionë dollarë. 13 vitet e vetmisë. 2 telefonatat që ndryshuan gjithçka. Dhe 3000 mëkate për një ndërgjegje.  


Pablo Escobari ishte baroni më i fuqishëm i drogës i të gjitha kohërave – si dhe një prej njerëzve më të pamëshirshëm në Amerikën e Jugut: “El Patron” ishte i njohur për metodat e tij mizore të torturës, që morën jetën e më shumë se 3000 njerëzve. Por, si do të ndiheshit nëse kjo figurë famëkeqe do të ishte babai juaj, njeriu që e doni më shumë se gjithë të tjerët në botë? Juan Sebastián Marroquín Santos ishte 14 vjeç kur e pyeti për herë të parë: “Babi, a je vrasës ti?”

1.5 MILIONE DOLLARE, PERDITE…

Në vitet 1980, pak njerëz në këtë planet ishin më të fuqishëm se sa Pablo Esobari, ose “El Patron”. Krimineli kolumbian kontrollonte rreth 80% të tregtisë globale të kokainës. “Kishte raste kur im atë fitonte afro 1.5 milionë dollarë në ditë”, thotë Juan Sebastián Marroquín Santos. Të gjithë paratë që fitonte i mundësonin Escobarit që të mbante shumë të dashura të fshehta. Fëmijët e Escobarit, Juan dhe Manuela, mund të kenë patur të tjerë motra e vëllezër, por ata nuk e dinin këtë gjë gjatë fëmijërisë. Arsyeja: Sapo një prej të dashurave të Escobarit ngelej shtatzënë, ai fare mirë mund ta vriste. Pa mëshirë. Me po të njëjtën ftohtësi që bosi i kartelit Medelin urdhëroi vrasjen e qindra policëve, politikanëve dhe prokurorëve. Juani i vogël nuk di asgjë për këto. Për të, ky bërë është thjeshtë një baba i dashur, ai që i lexon nga një histori përpara se të bjerë të flejë…

13 VJET VETMI

Juan Pablo Escobar, siç njihej përpara vdekjes së të atit, nuk mund të ketë vizitorë dhe as të shkojë në shkollë. Ai e kalon fëmijërinë në fermën Napoles pranë Bogotasë. Ai ruhet nga bota e jashtme, prej 50 truprojave që rrijnë aty pa pushim. Babai rrallëherë ndodhet aty. Por prona e tij është e mbushur me gjëra që rivalizojnë edhe ato të një parku lodrash: statuja me përmasa reale të dinosaurëve, pishina, liqene artificialë, e madje edhe një kopsht zoologjik privat. “Rrotull meje kisha xhirafa, elefantë dhe hipopotamë e megjithatë isha gjithmonë vetëm. Ishte njësoj sikur të ndodhesha për 13 vite në një kafaz të florinjtë”, kujton Santos. Fillimisht ai nuk dyshon aspak për bëmat e të atit. Por më vonë, kur hyn tashmë në adoleshencë, ai pyet të atin për fjalët që thuhen në televizion, mbi përfshirjen e tij në drogë dhe vrasje. Escobari nis ta quajë “Djaloshi im 14-vjeçar pacifist”.

2 TELEFONATA QE NDRYSHOJNE GJITHÇKA

Bashkëbisedimi zgjat vetëm pak minuta, pastaj Escobari dëgjon një zhurmë në linjën telefonike. Ai ndërpret menjëherë komunikimin me të birin, Juanin. Në këtë moment është e qartë për baronin e drogës, se policia e ka përgjuar telefonatën. Disa sekonda më vonë, njësitë e forcave speciale kolumbiane hyjnë me forcë në apartament. Pablo arrin vetëm të ngjitet në terracë, atje ku trupi i tij bëhet shoshë nga plumbat në 2 dhjetor 1993. Pas pak bie zilja e telefonit. Eshtë Juani. Një zë i qetë femre i thotë se babai ka vdekur. Djaloshi qan për pak minuta. “Për vendin, ai ishte një gangster që vdiq. Për mua – ishte im atë”, do të kujtonte më vonë Santos. Në atë moment, një tjetë e re nis për 15 vjeçarin.

3000 MEKATE, NJE NDERGJEGJE

Edhe përpara vdekjes së Escobarit, familja kishte marrë kërcënime me vdekje. Tani shumë prej të afërmve të më shumë se 3000 viktimave të vrasjeve duan hakmarrje. Santosi dhe motra dhe nëna e tij janë fshehur në hotel dhe ruhen nga 50 oficerë policie dhe ushtarë, 24 orë në ditë. Pa kaluar shumë kohë, të tre ndryshojnë emrat dhe aplikojnë për strehim në pothuaj çdo vend të botës. Më në fund, sigurojnë një vizë turistike për në Argjentinë, aty ku mund të qëndrojnë. Sot, Santosi, 38 vjeç, ka frikë mbi të gjitha prej trashëgimisë së babait. Për të shlyer krimet e të atit, ai takohet me bijtë e dy prej viktimave më të shquara të Escobarit. Ai kërkon falje nga të afërmit e më shumë se 3000 viktimave të tjera, të cilat babai i kish në ndërgjegje. Santosi përpiqet të kuptojë vuajtjet e njerëzve, dhe të çlirohet nga mëkatet e babait të tij … /I&D – Në shqip nga /bota.al

 



Ju sugjerojmë

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin
Bota

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin

4 Qershor, 2025 6:21 pm
Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

4 Qershor, 2025 5:59 pm
Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë
Rajoni

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë

4 Qershor, 2025 5:48 pm
Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
Aktualitet

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

4 Qershor, 2025 5:28 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Politikë

KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

4 Qershor, 2025 5:27 pm
Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi
Aktualitet

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi

4 Qershor, 2025 5:18 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Tarifat e SHBA: Alarm në fabrikat gjermane të çelikut

4 Qershor, 2025 5:15 pm
Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
Rajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

4 Qershor, 2025 4:51 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Para
Zheji rrëfen telefonatën e një nate më parë me Fatos Nanon

Zheji rrëfen telefonatën e një nate më parë me Fatos Nanon

I suksesshëm si aktor, por jo edhe aq në dashuri.  Johnny Depp divorcohet!

I suksesshëm si aktor, por jo edhe aq në dashuri. Johnny Depp divorcohet!

Protestat/ Franca shqyrton ndryshimet në projektligjin e ri

Protestat/ Franca shqyrton ndryshimet në projektligjin e ri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin

Zelensky zbulon propozimin që delegacioni ukrainas i bëri atij rusë për armëpushimin
4 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbuluar para gazetarëve propozimin e delegacionit ukrainas në takimin me negociatorët rusë. Zelensky u...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
4 Qershor, 2025

Federata Belge e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit Duka dhe FSHF-së në kuadër të organizimit të suksesshëm...

Lexo më shumë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë

Kosovë/ Arrestohen 17 persona për degradim të mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë
4 Qershor, 2025

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën 17 persona nën dyshimet...

Lexo më shumë

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
4 Qershor, 2025

“Siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare të Lezhës do të jetë prioritet edhe këtë sezon veror. Bashkia ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com