Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Brikena trafikohet në Itali dhe mohohet nga familja e saj

2017/10/01 at 6:52 PM
në Aktualitet, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Historia/ Brikena trafikohet në Itali dhe mohohet nga familja e saj

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare” këtë radhë vjen me historinë e Brikenës.


Historia e dashurisë me një djalë, dhe më pas shtatzënia ku lindën një vajzë. Brikena e cila nuk di shkrim dhe këndim ka firmosur një dokument e cila nuk e dinte se çfarë ishte, por në të vërtetë ishte braktisja e fëmijës në një jetimore.

Vajza e braktisur nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër as familja se pranon. Por, Brikena tregon dhe një dramë tjetër të jesh së saj, të cilën e kanë trafikuar në Itali.

“Problemi im qëndron këtu … Jam lidhur me një djalë përjetë. Prindërve u kishin rënë në “erë” për këtë djalin nga Durrësi. Ne nuk e kishim vendosur akoma që të fejoheshim. Kalon kohë dhe unë ngel shtatzënë me personin dhe këtë fëmijë nuk doja që ta hiqja. Personi më mashtroi, më gënjeu. Çfarë të bëja? Nuk kisha asnjë njeri, s’dija kush do më mbronte.”   

 

Brikena rrëfen se lidhja e tyre ishte serioze, pasi kishin vendosur që t’i kërkonte dorën. Por familja e saj mendonte se kjo ishte “një dashuri rruge”. Të atit të Brikenës, Faikut i thanë që ai djalë do ta trafikonte Brikenën jashtë vendit, ndaj i denoncoi në polici. Djali u frikësua dhe kur mësoi për shtatzëninë e saj u largua drejt Turqisë me justifikimin se kishte bërë aksident.

“Unë isha për të lindur. Shkoj në spital me 10 mijë lekë që ta hiqja, por nuk ma hiqte njeri. Lekë nuk kisha, ndihmë ekonomike, babai i fëmijës ma mbylli telefonin … Nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër. Nuk i thoja dot prindërve se kisha hall se mos më vrisnin, mos më vrisnin me gjithë fëmijën. Kisha shumë frikë!”

Faiku shprehet se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së të bijës dhe se gjithçka u mor vesh kur asaj i nisën dhimbjet e lindjes, që e çuan në spital.

“Ne ishim kundra dhe nuk e donim këtë gjest. Nuk erdhi një herë ai burrë, që donte kjo, të vinte në shtëpi të thoshte: ‘O baba, unë e dua këtë, kjo më do mua.’ Unë nuk e prapësova.”

Brikena tregon se prindërit e saj nuk e donin fëmijën dhe pas lindjes së saj, i kërkuan ta braktiste. Në gjendje të vështirë psikologjike, ajo firmosi një shkresë noteriale për braktisjen e foshnjes. Por Faiku thotë se nëse do të ishte zyrtarizuar marrëdhënia e tyre, situata nuk do të ishte e tillë. Ai rrëfen se denoncimin në polici për të bijën e ka bërë sepse pas lindjes së fëmijës Brikena u zhduk, ndaj kërkonte ta gjente.

“Unë nuk të mbroj edhe sot që je këtu. Nuk të mbroj kurrë ty me gjithë fëmijë! Të ikësh ku të duash, burrin merre si të duash, plakë ose kalama. Unë nuk të pranoj kurrë sepse ti je e shkatërruar, e mbaruar nga shtëpia ime!”

Por Brikena është analfabete, pra nuk di të lexojë dhe të shkruajë. Ndaj ajo nuk ishte në dijeni të shkresës për braktisjen e foshnjes, të cilën e firmosi sepse drejtoresha e spitalit të Elbasanit i tha se do të çohej në jetimore dhe më pas do të mund ta merrte.

Faiku – Unë nuk e lashë mbesën në spital, nuk e lashë rrugëve …

Brikena – Ju i thonit kopil fëmijës tim!

Faiku – Ashtu do t’i thoje se s’kishe dhëndrrin në shtëpi. Unë nuk e di se kush ishte.

Brikena – Nëqoftëse do të ishte i vdekur babai i gocës ashtu do t’i thoje përsëri? Ajo nuk quhet fëmij kopil sepse kam bërë unë, fëmija jot!

Faiku – Është kopil dhe dopio kopil!

Brikena – A mund të bëjë babai kështu me fëmijën? Është shumë gjë e rëndë!

Faiku – Do bëjë se s’bën! Do bësh ti si them unë, jo si të thuash ti të bëj unë.  

Brikena – Përderisa e linda fëmijën do të përgjigjem deri në pikën e fundit!

Fakti më tronditës i jetës së Brikenës është tentativa për trafikimin e saj në Itali për rreth 1 muaj e gjysmë.

Pas shumë përpjekjesh që të mund të rimerrte foshnjen, pa informacion, pa mbështjetje, ajo ia doli.

Por pas 2 ditësh, një grua dhe një burrë u paraqitën në shtëpinë e saj, duke pretenduar se ishin kushërinjte e të atit të foshnjes dhe se do ta çonin në Turqi për ta takuar. Por ajo përfundoi në Itali dhe u  mbajt peng derisa të merrte vetem, pasi ishte shumë e dobët që më pas të trafikohej. Ajo e kuptoi nga veshjet që i blenë dhe telefonoi të atin për t’i kërkuar ndihmë, duke i thënë se ishte sëmurë, pasi nuk mund t’i tregonte të vërtetën. Brikena thotë se gjeti justifikimin se halla e saj kishte ndërruar jetë, që mundi të kthehej dhe të lajmëronte policinë. Por kur ajo u kthye, Faiku nuk e pranoi në shtëpi sepse opinioni publik e konsideron të bijën të përdalë.

“Unë nuk jam prostitutë dhe nuk duhet të punoj për trafikantët! Unë s’po punoj për vete që jam në mes të katër rrugëve dhe do punoj unë mes trafikantëve. Kam një vajzë dhe më skuqet një çikë…”

Brikena e ka lënë foshnjen në një shtëpi murgeshash sepse nuk kishte mundësi ekonomike për ta mbajtur, por ato i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Elbasan për këtë çështje. Sipas nenit 250 të Kodit të Familjes, gjykata mund ta deklarojë të braktisur fëmijën nëqoftëse prindi biologjik nuk ka kontakt me institucionin përkatës prej më shumë se një viti dhe Brikena nuk ka kontaktuar. Ajo jeton tanimë në Greqi, pasi punon për të fituar të ardhura dhe nuk ka patur informacion për këtë ligj. Ky është dhe shqetësimi kryesor i saj, humbja sërish e vajzës së saj dhe këtë herë përfundimisht.

Në një deklaratë Brikena ka kërkuar nga institucioni që të përkujdeset për vajzën e saj për një periudhë kohore të pacaktuar, por me të drejtë takimi dhe ta rimarrë kur të mundet.  Por më datë 12.03.2017 ky insitucion ka bërë një denoncim, ku është deklaruar se nuk dinë se ku është Brikena.

Juristja Eni Çobani i jep të drejtë shtëpisë ku qëndron vajza, pasi në aspektin ligjor kanë të drejtë, por Brikena kishte lënë gjyshërit për të takuar vajzën. Duke qënë se nuk ka asnjë dokument zyrtar për të pranuar gjyshërit për të takuar vajzën, ndaj nuk kanë regjistruar takimet me gjyshërit.

Por në paragrafin e fundit të nenit 250 thuhet se nëse një anëtar i familjes kërkon takim me fëmijën, gjykata nuk mund ta deklarojë të braktisur.

Brikena i kërkon të atit në këtë seancë ndërmjetësimi që t’i qëndrojë pranë dhe të mos e braktisë. Faiku ndryshon mendim dhe pranon t’i hapë derën e shtëpisë vajzës dhe mbesës së tij.

“Nëqoftëse ato do marrin fëmijën tim, unë do të bëj vetvrasje! I kërkoj prokurorit me gjithë shpirty, me gjithë zemër të mos gënjehet.”

Në studion e “E Diela Shqiptare” gjendet dhe e ëma e Brikenës dhe bashkëshortja e Faikut, që ka ndjekur në heshtje të gjithë seancën e ndërmjetësimit. Kjo seancë shkoi fatmirësisht me sukses, duke pajtuar të atin me vajzën. Çështja e vajzës 3 – vjeçare do të ndiqet me shumë përzemërsi nga juristja Eni Çobani./ tvklan.al

Etiketa: brikenae diela shqiptareShihemi ne gjyq


Ju sugjerojmë

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Para
E dashura virtuale i zhvati 60 milionë lekë, ja dyshimet e Policisë për pretendimet e drejtorit

E dashura virtuale i zhvati 60 milionë lekë, ja dyshimet e Policisë për pretendimet e drejtorit

Sokol Cikalleshi: Me Kombëtaren tentojmë diçka… madhështore

Sokol Cikalleshi: Me Kombëtaren tentojmë diçka… madhështore

Ja çfarë pëson vagina kur femra mendon për seksin

Ja tipat e femrave që çmendin meshkujt sipas mënyrave të tyre të joshjes
















TE FUNDIT

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
5 Tetor, 2025

Aktori Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës. Teksa thekson arsyet e...

Lexo më shumë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Tetor, 2025

Në qytetin e Sarandës është regjistruar një shpërthim  i fortë me tritol. Nga të dhënat e para raportohet se një...

Lexo më shumë

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
4 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
4 Tetor, 2025

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com