Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori shqiptare/ Nuk paguajnë dot qiranë, pronari përze nga shtëpia futbollistët e Kukësit

2016/01/22 at 1:10 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Histori shqiptare/  Nuk paguajnë dot qiranë, pronari përze nga shtëpia futbollistët e Kukësit

Një histori rrëqethëse dhe, për më tepër, kur bëhet fjalë për lojtarë të Kategorisë Superiore. Besojeni apo jo, por Edon Hasani dhe Ansi Nika akuzojnë klubin e Kukësit se nuk u jep pagën prej tre muajsh dhe gjithashtu nuk u paguan qiranë e shtëpisë ku banojnë në Tiranë prej gati 1 viti e gjysmë.


Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, lojtarët rrëfejnë të vërtetën sipas tyre që fshihet pas pezullimit pa afat të klubit. “Jemi njohur nëpërmjet deklaratës së klubit me masat që janë marrë për ne të dy, Edon Hasanin dhe Ansi Nikën. Ky pezullim është absurd në aspektin profesional dhe dashakeqës në aspektin njerëzor. E vërteta qëndron shumë ndryshe.

Kur unë, Edon Hasani, kam ardhur te Kukësi para një viti e gjysmë, përveç kontratës që kemi lidhur me Safet Gjicin, kemi bërë dhe një pakt burrash. Si futbollist profesionist i kam kërkuar edhe strehimin, domethënë një banesë ku të qëndroj.

Më ka thënë se ‘për banesën do kesh edhe 100 euro më tepër’. Madje më ka përmendur edhe faktin se ‘nuk ka nevojë për letra, pasi nuk bën Safet Gjici për 100 euro, janë gjëra që nuk i kam në konsideratë’. Duke qenë kështu, qëndruam bashkë me Nikën në të njëjtën banesë, të dy me qëllim që ta paguanim së bashku qiranë. Por, unë në një vit e gjysmë, për një vit e kam paguar vetë.

Tani ju bëmë me dije drejtuesve të klubit, si unë dhe Nika, që kemi 6 muaj që nuk është paguar qiraja, sepse nuk kemi mundësi më nga vetja, ndaj u takon atyre të vihej në zbatim pakti që ne kishim bërë. Ndërkohë nga klubi po bëhet muaji i tretë pa marrë rrogat, plus edhe shtesat që kemi në kontratë që, nëse luan titullar shtohen 1 milion lekë, por që akoma nuk i kemi marrë.

Tani pronari i banesës do lekët e qirasë, por ne nuk jemi biznesmenë. Nuk kemi fabrika që ta paguajmë gjithçka vetë, sepse duhet të jetë ndryshe, kështu që qiratë duhen paguar nga klubi sipas paktit që bëmë. Duke u gjendur në këtë situatë mjaft të vështirë financiare, ua bëmë të ditur drejtueseve dhe vetë Safet Gjicit. Nika i ka çuar mesazh presidentit, ku i ka kërkuar që ta takojmë, ndërkohë që ai ka refuzuar.

Na ka thënë: ‘flisni me stafin, me mua s’keni punë’. Po si nuk paskemi punë ne me pronarin, për kë punojmë ne?! Folëm me menaxherin e skuadrës, Naim Halili. Ky i fundit na tha që do të na paguajë qiranë, vetëm të dalim në stërvitje. Dolëm në stërvitje dhe pas përfundimit të saj na dha 150 euro. Një tallje totale!”, rrëfen Edon Hasani, i cili flet edhe në emër të shokut të tij, Nika.

Dëbimi

Hasani tregon se pronari i shtëpisë me qira ku kanë banuar në këtë periudhë i ka dëbuar. “Ne jemi futbollistë profesionistë dhe duam vetëm të drejtën tonë, gjërat minimale që duhet të ketë një klub, trajtimin e futbollistëve në mënyrë të denjë dhe rigoroze. Na kanë nxjerrë jashtë nga shtëpia, nuk kemi një strehë ku të fusim kokën në Tiranë, kjo është e gjithë e vërteta dhe jo ajo që nxjerr klubi.

Ne kemi një kontratë me Kukësin dhe do ta zbatojmë atë, e theksojmë që është ajo e vërteta si më lart, jo që duam të shkojmë diku tjetër dhe jo ajo që thotë klubi, që s’kemi marrë pjesë në stërvitje pa shkak. Duke mos pasur kushtet minimale, ushqimin, fjetjen, një lavatriçe për të larë rrobat, si mund të stërvitemi?! Ata thonë gjëra absurde dhe të pabaza.

E kuptoni situatën që të jesh jashtë?! Si mund të shkojmë në stërvitje, ku të hamë, ku të flemë, ku të lahemi në Tiranë nëse s’kemi këto gjëra?”, ka vijuar rrëfimin mesfushori shkodran i Kukësit.

Sakrifica

Mesfushori shkon edhe më tej, duke treguar se klubi nuk e ka mbështetur aspak financiarisht për problemin në gju që ka pasur. “Një javë para se të shkonim në fazë në Ulqin, Hasan Lika na kërkoi që të ktheheshim në stërvitje dhe na tha që do ta zgjidhte ai me Duron këtë çështje.

Shkuam një javë në stërvitje, por ne shkonim e flinim në Shkodër. Një javë vajtje-ardhje nga Tirana në Shkodër përditë. Imagjinojeni ju?! Shkuam në fazë, erdhëm nga faza, por akoma asgjë nuk u zgjidh. Ja një e vërtetë tjetër, që tregon sakrificën tonë për klubin.

Tani vjen kjo deklaratë! Po ça masash thonë këta?! Këta me këtë që po bëjnë, duan të na djegin karrierën, por që treguan që nuk kanë respekt për ne, për dy lojtarë që kanë dhënë shpirtin në fushë dhe kanë sakrifikuar për këtë klub. Edhe diçka tjetër, unë kam probleme me gjurin, por asnjë rezonancë nuk më ka paguar klubi. I kam bërë të gjitha me paratë e mia. Ne jemi njerëz normalë, hallexhinj që jetojmë me futbollin, jemi sportistë profesionistë dhe vlerat tona i vlerëson publiku dhe i gjithë ambienti futbolldashës”, tregon shkodrani.

Apeli

“Po e bëjmë këtë deklaratë vetëm për të sqaruar specifikisht tifozët kuksianë, që na kanë qëndruar në krah dhe na kanë mbështetur fort në çdo rast. Ata i dinë vlerat tona.

Sa për klubin, ne duam të plotësohen këto gjëra, ndryshe nuk jemi robër as të Safet Gjicit, që duhet ta mbajë fjalën si verior që është dhe as të Klodian Duros. Një vit e gjysmë kontratë dhe, sikur të na e djegin, nuk do të nënshtrohemi, sepse jetën e kemi para dhe do jemi prapë në futboll, pasi na i dinë shumë njerëz vlerat.

Por, do ndërmarrim dhe të gjitha hapat ligjorë, në federatë, në anë gjyqësore dhe me të gjitha mjetet për të fituar të drejtën. Kjo çështje duhet që të zgjidhet në mënyrën më të drejtë të mundshme, ashtu siç u ka hije njerëzve normalë”, përfundon lojtari 24-vjeçar./ Panoramasport.al



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Video/ A është personi në video Klodi Lesi, shqiptari që theri gruan greke?

Video/ A është personi në video Klodi Lesi, shqiptari që theri gruan greke?

Shokuese, nuk lejoi ta përdhunonin, ja si e shpërfytyruan agresorët vajzën e re

Shokuese, nuk lejoi ta përdhunonin, ja si e shpërfytyruan agresorët vajzën e re

Video/ Rrahu gruan, ja sa i “penduar” ndihet burri pasi lë burgun

Video/ Rrahu gruan, ja sa i "penduar" ndihet burri pasi lë burgun

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com