Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori përgjimesh/ Nga Nishani, Rama e Meta te Basha, Olldashi dhe…

2016/05/17 at 8:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Histori përgjimesh/ Nga Nishani, Rama e Meta te Basha, Olldashi dhe…

Sa herë që flitet për histori përgjimesh interesi është gjithmonë i madh. E njëjta gjë ka ndodhur të paktën edhe në dy raste të tjera gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike.

Në shtator 2012, më pak se një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, Partia Socialiste bëri një deklaratë të fortë.

Ajo akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe ministrin Imami se ka instaluar një pajisje në zyrat e Shërbimit Informativ të Ushtrisë për të përgjuar disa drejtues të Partisë Socialiste, gazetarë dhe ambasadorë të rëndësishëm, shkruan panorama.al.

Akuzën e saj PS-ja e çoi edhe në Kuvend ku kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor, i cili u pranua nga maxhoranca e kohës.

rama-meta-me-telefon

Në disa tentativa radhazi deputetët socialistë, anëtarë të këtij komisioni, tentuan të hyjnë te Ministria e Mbrojtjes për të gjetur pajisjen përgjuese, por nuk e kaluan dot postobllokun.

Afati i komisionit hetimor përfundoi dhe asgjë e re nuk u zbulua.

Pak kohë më vonë çështja e përgjimeve u rikthye edhe njëherë në debatin e ditës.

Këtë radhë nuk kishte të bënte me përgjime të paligjshme të SHIU-it, por me të drejtën që kërkonte Prokuroria për të përgjuar me zyrat e saj nëpër rrethe.

Kjo kërkesë e Prokurorisë, e mbështetur fort edhe nga qeveria “Berisha” shkoi në Kuvend, por aty befas u përball me qëndrimin refuzues të një grupi deputetësh demokratë.

Ilir Rusmali, kryetar i Komisionit të Ligjeve, Viktor Gumi, sekretar, Fatos Hoxha, Ylli Lama, Astrit Bushati dhe disa të tjerë e refuzuan kërkesën e Prokurorisë dhe votuan kundër.

Pas kësaj vote kundër 11 deputetë të djathtë nuk u përfshinë më në listat e kandidatëve.

basha-me-telefon

Një vit më vonë, Ilir Rusmali, kujtonte në një intervistë për Gazetën Panorama “Bashkohem me konkluzionin e zotit Gumi, i cili ka deklaruar në intervistën e tij dhënë gazetës suaj, se sikur ne të kishim pranuar në atë kohë atë amendament që na u servir si i domosdoshëm, sot do kishim përgjimin si një fenomen masiv në çdo cep të territorit të Shqipërisë dhe, për pasojë, një fenomen që do ishte i vështirë të kontrollohej, të mbikëqyrej dhe të frenohej me çfarëdolloj mjeti të ligjshëm”.

Por historia e përgjimeve nuk mbaron këtu. Në shtator 2014 komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e SHISH, me prezencën e vetëm tre përfaqësuesve të maxhorancës, Pirro Luto, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia hartuan një raport sipas të cilit disa zyrtarë të lartë, ministra dhe ish ministra janë përgjuar në kundërshtim me ligjin.

Raportimet e asaj kohe bënin të ditur se Rama dhe Meta janë përgjuar duke komunikuar kryesisht me një pronar të rëndësishëm mediash; Basha nga komunikimi me një Drejtor të Bashkisë që ishte vënë nën përgjim dhe me të cilin ai kishte komunikim frekuent; ndërsa persona të tjerë të rëndësishëm si Nënkryetari i Kuvendit Dule apo ministra aktualë nga komunikime me persona më pak të rëndësishëm, por me të cilët ata komunikonin shpesh.

Midis emrave të përgjuarnë periudhën dhjetor 2012- korrik 2014 ishin, emrat e Edi Ramës, Ilir Metës, Sajmir Tahirit, Erion Veliajt, Vangjel Dules, Tom Doshit, Ben Blushit, Taulant Ballës, Besnik Bares, Paulin Sterkajt, Armando Prenga, Mark Frroku, Ilir Beqja, Pjerin Ndreu, por edhe personazhe të ish maxhorancës, Lulzim Basha, Astrit Patozi, Ilir Rusmali dhe Sokol Olldashi.

Rusmali

“Përgjimi nga ana e shërbimit sekret shqiptar i çdo lloj personi është antikushtetues dhe dënohet penalisht kur kryhet për çfarëdo lloj qëllimi tjetër, përveç mbrojtjes së sigurisë kombëtare. Nëse autorët apo urdhërdhënësit e përgjimeve kanë shkelur ligjin dhe kanë përgjuar me motivacion politik, atëherë janë ata që kanë shkelur në dërrasën e kalbur të interesit privat e jo publik, të shkeljes së Kushtetutës dhe jo të mbrojtjes së saj, të përdhosjes së interesave dhe aspiratave të demokratëve dhe jo të lartësimit të tyre, të dhunimit të PD-së dhe shpirtit të saj demokratik dhe jo të shpalosjes së tyre”, tha Rusmali në intervistën për Panorama pasi emri i tij doli se ishte përgjuar gjatë kohës kur kishte edhe përplasjet më të mëdha me Qeverinë.

Lista e publikuar pak ditë më parë nga ish kryeministri Berisha, është rasti i katërt brenda një periudhe pesë vjeçare kur çështja e përgjimeve merr vëmendjen kryesore.

Në listën e publikuar nga Berisha, sipas të cilit kishin rënë pre e përgjimeve ishin, Bujar Nishani, Florian Nuri, Ilir Meta, Lulzim Basha, Bashkim Dedja, Xhezair Zaganjori, Adriatik Llalla, Ylli Manjani, Edmond Panariti, Erion Veliaj, Visho Ajazi, Bujar Leskaj, Igli Totozani, Gent Sejko, anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe te Larte, Kryetari i Gjykates se Apelit per Tiranen, Alaudin Malaj dhe me vone Hysni Demiri, Kryeyari i Gjykates Administrative, Kastriot Selita, Kryetari i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruçi dhe deputetet Pandeli Majko, Anastas Angjeli, Esmeralda Shkjau, Vasilika Hysi, Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Edi Paloka dhe deputetet Sali Berisha, Arben Ristani, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Albina Deda, Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, Kryatri i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Shpetim Idrizi, Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu, Kryetri i Partise Agrare, Agron Duka, deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, deputetet e LSI Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo etj,etj.

Në tre rastet e para kësaj çështje i është vënë kapak vetëm me deklarata mediatike, për këtë rast kjo pritet të shihet…/Panorama

Ju sugjerojmë

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit
Bota

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit

18 Maj, 2025 5:07 pm
E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem
Aktualitet

E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem

18 Maj, 2025 5:02 pm
Vijon numërimi i votave, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë
Politikë

Vijon numërimi i votave, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë

18 Maj, 2025 4:59 pm
Ekspertët: Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë
Bota

Ekspertët: Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

18 Maj, 2025 4:56 pm
“Mëkati” i të qenit vajzë, Adriana: Mamit i dhanë helm miu, babai donte të më shiste
Aktualitet

“Mëkati” i të qenit vajzë, Adriana: Mamit i dhanë helm miu, babai donte të më shiste

18 Maj, 2025 4:50 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Kryesore

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS

18 Maj, 2025 4:47 pm
Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve
Aktualitet

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve

18 Maj, 2025 4:10 pm
Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…
Aktualitet

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…

18 Maj, 2025 3:53 pm
Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…
Aktualitet

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…

18 Maj, 2025 3:37 pm
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
Bota

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18 Maj, 2025 3:22 pm
Para
Kërcënimet nga videoskandali, si ruhet familja e denoncueses së Shukriut

Kërcënimet nga videoskandali, si ruhet familja e denoncueses së Shukriut

Fotot/ Aksident i rëndë automobilistik në qendër të Fierit

Fotot/ Aksident i rëndë automobilistik në qendër të Fierit

Sarkozy: Evropa ka nevojë për një traktat të ri

Sarkozy: Evropa ka nevojë për një traktat të ri

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit
18 Maj, 2025

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së përurimit Papa Leoni XIV theu protokollin dhe përqafoi...

Lexo më shumë

E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem

E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem
18 Maj, 2025

Ndërsa mendojmë se aborti selektiv është një plagë që ngadalë po mbyllet, rrëfimi i Adrianës në “Ka Një Mesazh Për...

Lexo më shumë

Vijon numërimi i votave, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë

Vijon numërimi i votave, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë
18 Maj, 2025

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 59 vota....

Lexo më shumë

Ekspertët: Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Ekspertët: Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë
18 Maj, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com