Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori njerëzore/ Ja sa blihen nuset shqiptare në Maqedoni

2015/12/06 at 1:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Histori njerëzore/ Ja sa blihen nuset shqiptare në Maqedoni

Duket si një histori e cila nuk i takon modernitetit të kohës ku jetojmë, por ja që edhe në kohën ku jetojmë nuset blihen dhe shiten si të ishin mall në tregun e gjësë së gjallë.


E tillë është edhe historia e Nazmijes nga Pogradeci, e cila pasi u ble nga burri i saj i etnisë sllave maqedonase, për shifrën e 830 euro eurove ose 52 mijë denarë maqedonas, është përzënë nga ky i fundit menjëherë sapo ka lindur fëmijën. Madje nuk lejohet të shikojë as fëmijën e saj.

Këtë histori e ka dëshmuar personi që i ka dhënë hua Marjanit, maqedonasit që u martua me pogradecaren.

Është një histori e dhimbshme, ku shqiptarët në varfëri ekstreme shesin vajzat në martesa jashtë vendit, por pa e ditur se maqedonasi e dëshiron një grua vetëm për të lindur fëmijë, dhe më pas nuk i nevojitet dhe e lë, duke i privuar madje të shohë dhe fëmijën.

Shoku i Marjanit dëshiroi që ta fshehim identitetin e tij. Marjani kishte kërkuar borxh nga shoku i tij për të marrë nuse Nazmijen.

Ai ka dy vjet që padit Marjanin se nuk i ka kthyer borxhin.

“Ai kërkoi hua prej meje. Unë kam pasur restorant dhe ai ka blerë gjëra prej aty. Në mënyrë të ndershme ka blerë. Gjatë kësaj, ai më tha që i kishte vdekur fëmija që e kishte me gruan e parë. Mua më thoshte se është pa grua, edhe në këtë kontekst unë i thash shumë lehtë mund të gjesh për 500 euro një grua në Shqipëri.

Për 20 ditë m’i pagoi të gjitha borxhet për restorantin dhe pastaj tha para dëshmitarëve që ato para që i ka për nusen shqiptare, i ka harxhuar dhe kërkoi hua shtesë. Unë i dhashë hua para dëshmitarëve. Kërkova noter, ndërsa ai shkroi vetë me dorë se merr 52 mijë denarë që të martohet me shqiptare”, thotë shoku i Marijanit, për TV21.

Nga ana tjetër, Marjani nuk pranon se ka dhënë para për të marrë nuse Nazmijen, në pyetjet e gazetares të TV21 a përgjigjet:

Sa para keni dhënë për Nazmijen?

“Jo, menjëherë po ju them jo”.

Sa para keni dhënë?

“Nuk kam dhënë para”.

Përse atëherë e keni rrahur?

“Nazmijen nuk e kam rrahur?”

Nazmija e cila jeton jashtë vatrës familjare dhe pa fëmijën e saj ka pajtur një avokate. Daniella Ilieva zyrtarisht është avokate e Nazmijes.

Nga Ambasada e Shqipërisë thonë se zyrtari nga konsullata që duhet ta shqyrtojë rastin është jashtë vendit.

TV21 u drejtua edhe te Qendra për Punë Sociale në Kavadar, ata nuk pranuan të komentojnë për rastin e Nazmijes.

Aktualisht, në gjykatë po procedohet rasti se kujt do t’i takojë fëmija 2 vjecar, Ilija. Sipas avokates, gjasat janë të mëdha që t’i takojë Marijanit, pasi Nazmija nuk ka kushte për jetesë.

Familja Amxhai nga Pogradeci

Familja Amxhai nga Pogradeci i Shqipërisë mbërriti në Kavadar për të komunikuar me Nazmijen, e cila thekson se është viktimë e dhunës nga burri i saj.

Por, familja e Nazmijës mbeti rrugëve, pasi dhëndri nuk i pranoi në shtëpi, as për sqarim.

Nëna e saj, Rajmonda e trishtuar, rrëfen se kishin kaluar tre muaj që nuk kishte kontakt me bijën e saj.

“Çupa nuk më ka marrë në telefon 3 muaj. Nuk ja dija adresën. Unë kur e thërrisja në telefon nuk më njoftonte askush. I thosha burrit si ka mundësi që nuk lajmërohet asnjë njeri. Çupën e kishte çuar policia. Dua arsyen pse e morri pse e çoi çupën në polici pa e dituar fare unë dy muaj. Jam nisur që nga katër ora e mëngjesit që kam ardhur këtu. Për shkak të evlatit.

Evlati i rrugëve nuk është, ka shyqyr zotit nënë e baba, motra ka katër, pa njeri nuk është. Nuk e lejoj këtë që ka bërë dhëndri”, rrëfen e ëma e Nazmijes.

Kushëriri i Nazmijes, Aleko, kërkon llogari nga dhëndri duke kërkuar të dijë se cilat janë arsyet për dëbimin e vajzës nga shtëpia dhe ndarjes së nënës nga fëmija.

“Nëse ky burrë është i larë, pse nuk del të na takojë dhe tregojë se farë është muhabeti. Ky burri i asaj nuk është burrë, por është legen. Për çfarë arsye e ka marrë gruan dhe e ka bredh poshtë e lartë dy muaj nëpër polici. Pasi nuk i bënte gruaja, le të merrte telefonin le t’i informonte prindërit. Pse ta shpie dy muaj nëpër gjykata nëpër policia pa ditur prindërit e saj. Për çfarë arsye? Duam ta dimë”, shprehet kusheriri Aleko Magjistari.

Avokatja Daniella Illieva thekson se sipas ligjit, prindërit e vajzës mund ta shohin nipin e tyre.

“Sot erdhi familja e Nazmijes, tërë ditën ishin këtu te unë. Përmes telefonit mundoheshin me ndërmjetësues që ta shohin nipin e tyre. Por nuk u kanë lejuar.

U kthyen prapë këtu pasi Marijan Donov burri i Nazmijes i ka kërcënuar që do të thërrasë policinë nëse qëndrojnë tek dera. Njerëzit erdhën këtu dhe u ankuan se nuk mund të shihnin më nipin e tyre.

Sipas ligjit ata kanë të drejtë nëpërmjet nenit 9 ligji i familjes”, thotë avokatja Ilieva.



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Futbollistja “lesbike” e Kombëtares: Ju tregoj puthjet e mia me Matildën

Futbollistja "lesbike" e Kombëtares: Ju tregoj puthjet e mia me Matildën

Stefi Prifti flet për herë të parë pas vdekjes së bashkëshortes: Marina ia dolëm!

Stefi Prifti flet për herë të parë pas vdekjes së bashkëshortes: Marina ia dolëm!

Reagon Albëria: Leonora me të njëjtin fustan në 2011, unë mbrëmë… Ku qëndron problemi?!

Reagon Albëria: Leonora me të njëjtin fustan në 2011, unë mbrëmë... Ku qëndron problemi?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com