Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hiqen kontrollet kufitare për Rumaninë dhe Bullgarinë 

2025/01/01 at 5:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hiqen kontrollet kufitare për Rumaninë dhe Bullgarinë 

Nga 1 janari 2025 Bullgaria dhe Rumania janë zyrtarisht pjesë e hapësirës Shengen pas gati dy dekada të anëtarësimit në BE. 


Për udhëtarët me automjete dhe trena që qarkullojnë mes Rumanisëdhe Hungarisë tashmë nuk do të ketë kontrolle në 17 pikëkalimet zyrtare kufitare. Edhe në kufijtë mes Bullgarisë dhe Greqisë janë shfuqizuar kontrollet. 

Mungesa e anëtarësimit të plotë në hapësirën Shengen deri më sot i ka kushtuar Bullgarisë mbi 834 milionë euro në vit, sikurse vë në dukje Komisioni Europian për Ekonominë dhe Çështjet sociale (EESC) në Bruksel. Rumania gjithashtu ka pasur humbje nga procedurat kufitare të deritanishme me një kosto rreth 2,32 miliardë euro në vit. Për sipërmarrjet e transportit në Rumani, sipas EESC për shkak të vonesave në pikëkalimet kufitare të vendit ka pasur edhe një humbje tjetër vjetore prej 90 milionë eurosh. Rumania ka një sipërfaqe dy herë më të madhe se Bullgaria me një popullsi tri herë më të madhe. 

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian patën vendosur të autorizojnë anëtarësimin e dy vendeve të Evropës Lindore në hapësirën e lëvizjes së lirë Shengen. Austria, vendi i fundit që kundërshtoi vendimin, hoqi (12.12.2024) dorë nga vetoja ndaj këtij vendimi. 

Procedurat e kontrolleve kufitare u kanë shkaktuar humbje sipërmarrjeve të transportit për shkak të vonesaveFotografi: BGNES 

Procesi kishte nisur që në mars, kur u hoqën kontrollet e pasaportave në kufijtë ajrorë dhe detarë të këtyre vendeve me vendet e tjera të BE. 

Pse hynë tani në Shengen Bullgaria dhe Rumania? 

Rumania dhe Bullgaria janë anëtarë të BE që nga viti 2007 dhe kanë përmbushur kushtet për hyrje në hapësirën Shengen që nga viti 2010. Megjithatë, gjatë viteve disa shtete e kanë kundërshtuar anëtarësimin e tyre për shkak të shqetësimeve mbi ‘emigracionin’. Kroacia, e ardhur në BE në vitin 2013, u bë pjesë e Shengenit qysh më 1 janar 2023, megjithëse asokohe Komisioni i BE-së u angazhua për anëtarësimin e tre vendeve në BE. 

Që nga viti 2022, Austria në veçanti ka kundërshtuar lejimin e anëtarësimit të këtyre dy shteteve. Megjithatë, Vjena e kishte bërë të ditur tashmë përpara votimit të së enjtes se nuk do të vërë veton ndaj vendimit. Ky vendim u mor pjesërisht për shkak të një marrëveshjeje sipas së cilës Bullgaria ra dakord të vendosë më shumë roje kufitare në kufirin me Turqinë. 

E krijuar në vitin 1985, Hapësira Shengen pa kufij është zona më e madhe e llojit të saj në botë. Ajo përfshin të gjitha vendet e BE-së përveç Qipros dhe Irlandës, si dhe Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin, të cilat nuk janë anëtarë të BE./DW 



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Para
Viktor Orban: Rizgjedhja e Trump është mënyra e vetme për të ndaluar luftën në Ukrainë

Hungaria humb fonde të BE-së në vlerë të 1 miliard eurove 

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 

“Pse bëni zhurmë?”, zbardhet motivi i sherrit mes fqinjëve në Tiranë! Autori, person problematik në zonë 

Zgjedhjet parlamentare 2025, më 11 janar nis regjistrimi i votuesve jashtë vendit! Kreu i KQZ-së: Moment historik 

Zgjedhjet parlamentare 2025, më 11 janar nis regjistrimi i votuesve jashtë vendit! Kreu i KQZ-së: Moment historik 
















TE FUNDIT

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
13 Maj, 2025

Fiton mes shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, mban zonat e jugut dhe qendrës dhe thuajse pushton edhe veriun, bastionin e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dita e martë parashikohet me mot fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dashi Asnjëherë nuk është vonë për të filluar në një rrugë të ndryshme në jetë. Nëse ka diçka që ju...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com