Kreu i Hipotekës nuk pranoi të vërë në dispozicion të Kuvendit hartën e zonës ku ndodhet Teatri Kombëtar. Këtë e bëri të ditur vetë kryetarja e Komisionit të Edukimit, mjeteve të komunikimit dhe Kulturës Albana Vokshi në fillim të seancës dëgjimore me kreun e Hipotekës, Valdin Pjetri.
“Kemi kërkuar nga ju informacione për çeshtjen e pronësisë së truallit të tetatrit. Kemi kërkuar edhe hartën e truallit, pork jo nuk është vënë në dispozicion. Nuk e di se në cilën dispozitë është e përcaktuar që ju nuk jepni hartën. Besoj se keni marrë urdhër” u shpreh kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi.
Pjetri nuk pranoi as të bëjë publike se çfarë sipërfaqe prone private ka Fusha shpk në truallin pas Teatrit. Sipas kryeregjistruesit publikimi i një informacioni të tillë do të ishte në shkelje të kushtetutës dhe të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.