Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Himara drejt zgjedhjeve, KQZ: Mandati i Fredi Belerit, i pavlefshëm

2024/07/05 at 11:36 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Himara drejt zgjedhjeve, KQZ: Mandati i Fredi Belerit, i pavlefshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shpall të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe vet Beleri, i cili tha se ndaj tij po zhvillohet një proces politik, ndërsa nuk i kurseu akuzat për korrupsion ndaj kryebashkiakut aktual të komanduar në Himarë si dhe për ish-kryebashkiak dhe zyratrë.

Në një kohë që Beleri ka një dënim nga Gjykata e Apelit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që që mandati i Belerit të shpallet i pavlefshëm.

“Në lidhje me këtë cështje them në krye të herës se ky proces administrativ dhe vendimmarrja më pas nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizmin Kodi dhe kushtetuta. Secila prej palëve, kanë gjykimet e tyre mbi sa thash por është fakt I pakundërshtueshëm, në këtë proces KQZ nuk është future as për ti shërbyer dikujt dhe as për të prishur interesat e dikujt. Ashtusikurse cdo vendimmarrje, është e tillë që jo të gjitha palët i kënaqin. Bëj këtë sqarim edhe për shkak të ndonjë kompleksiteti. Nuk kemi pse të fshehim ngarkesën që përmban kjo cështje,  në fund ngelet ajo që sa në përputhje me ligjin është kjo vendimmarrje. Unë mendoj që, KQZ është plotësisht kompetente për ta zhvilluar këtë proces. Dëshira për t’u marrë nuk buron nga asgjë vecse imponohet nga ligji. Afatet janë parashikuar nga kodi zgjedhor, kemi shqyrtuar edhe raste të tjera të ngjashme, edhe pse rasti Beleri dallon në thelbin e vet ligjor. Të vijmë te thelbi, bazueshmëria e vendimit për pavlefshmëri të mandatit të Belerit. Ligji për dekriminalizimin ka si qëllim që të largojë gjithë ata funksionarë publikë, në kushtet kur kanë kryer vepra penale të caktuara. Për rastin kur kandidon është e qartë për të gjithë, diskutimi ngelet nëse një person që e ka marrë këtë funksion publik gjatë ushtrimit të detyrës kryen një vepër penale dhe merr një masë, a është subjekt i ligjit apo jo. Ky është diskutimi. Nuk është cështje e KQZ se cfarë bëjnë institucionet e tjera. Vendimmarrja e KQZ nuk kushtëzohet nga kjo, vendimmarrja e KQZ përcaktohet nga Kodi zgjedhor. Kemi një kryetar të zgjedhur që nuk është në detyrë për arsye që dihen tashmë, edhe pse me vendim të KQZ është shpallur fitues, por nuk është në kushtet e ushtrimit të detyrës. Për KQZ kjo nuk ka rëndësi, mund të ishte edhe në kushtet e ushtrimit të detyrës. Po e marrim sikur do ishte kryetar dhe mbetet diskutimi, a e ka komptencën KQZ për të zhvleftësuar këtë mandat sipas dekriminalizimit, jam i bindur që PO. Nuk mund të ushtrosh detyrën kur verifikohen kushtet e ndalimit. Ndoshta kaq qartë në ligj kjo nuk është e shkruar, por në përmbatjetje kjo është shumë e qartë. Jo vetëm për Belerin, port ë gjithë kam keqardhje që humbasin mandatin ata që i kanë marrë këto funksione. Por ky është ligji, kur i zgjedhuri ka një vendim penal të formës së prerë, për një vepër penale që ligji të ndalon të kandidosh dhe të mbash funksionin publik. Me bindje të plotë, unë mendoj se jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të bashkisë Himarë, z. Beleri. Dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandate”,-tha Celibashi.

Pas vendimit të KQZ do të jetë Presidenti Bajram Begaj që të shpallë datën e re të zgjedhjeve. Kreu i shtetit, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë teksa bënte pazare për votat vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit të 2023. Ai i fitoi zgjedhjet nga burgu me një diferencë të lehtë votash, më pak se 20 vota, por për shkak të arrestit nuk mundi të ulej asnjë ditë në karrigen e kryebashkiakut dhe as të bënte betimin. Mandatin vijoi ta mbante kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro deri më 23 mars, kur po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK pas një kallëzimi që Fredi Beleri kishte bërë për të për pronat në Himarë. Më pas detyrën e drejtimit të bashkisë e mori përkohësisht Blerina Bala ndërsa aktualisht Himara drejtohet nga nënkryetari i Bashkisë Arqile Bollano.

Ju sugjerojmë

Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje
Aktualitet

Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje

15 Maj, 2025 1:24 pm
Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
Aktualitet

Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

15 Maj, 2025 1:05 pm
Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
Aktualitet

Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani

15 Maj, 2025 1:02 pm
Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi
Aktualitet

Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

15 Maj, 2025 12:52 pm
Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave
Kryesore

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave

15 Maj, 2025 12:33 pm
Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha
Aktualitet

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha

15 Maj, 2025 12:27 pm
Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
Aktualitet

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

15 Maj, 2025 12:13 pm
“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
Aktualitet

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

15 Maj, 2025 12:09 pm
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Aktualitet

Vonesat në numërimin e votave, KQZ: Sanksione ligjore nëse s’mbyllen sipas afatit

15 Maj, 2025 11:58 am
“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë
Aktualitet

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë

15 Maj, 2025 11:46 am
Para
Me gomat gati për t’i djegur, fillon protesta e 15-të e opozitës para Bashkisë Tiranë 

Me gomat gati për t’i djegur, fillon protesta e 15-të e opozitës para Bashkisë Tiranë 

Dogjën gomat para bashkisë së Tiranës, mbyllet protesta e opozitës

Dogjën gomat para bashkisë së Tiranës, mbyllet protesta e opozitës

KQZ i heq mandatin Fredi Belerit, Dule: U përdor nga Rama për të vijuar tjetërsimin e pronave në Himarë

KQZ i heq mandatin Fredi Belerit, Dule: U përdor nga Rama për të vijuar tjetërsimin e pronave në Himarë

TE FUNDIT

Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje

Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje
15 Maj, 2025

Kryeminisri Rama në konferencën e përbashkët për mediat me homologun britanik, foli edhe shqitarët në Britani të cilët kanë dy...

Lexo më shumë

Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
15 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Starmer po zhvillojnë një konferencë të përbashkët pas takimit që zhvilluan ‘kokë më...

Lexo më shumë

Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani

Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
15 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun britanik Keir Starmer, ka deklaruar se Shqipëria dhe Britania e Madhe,...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi
15 Maj, 2025

Para nisjes së konferencës për shtyp të Kryeministrit Edi Rama me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, janë firmosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com