Gonzalo Higuain mund të jetë ‘bomba’ e Juventusit për këtë afat kalimtar.
Sulmuesi argjentinas që fitoi ‘Këpucën e Artë’ në kampionatin e shkuar, flitet se ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.
Marrëveshja ka të bëjë me një pagë prej 7.5 milionë euro në vit. Vëllau i tij që është edhe menaxher i lojtarit e ka konfirmuar marrëveshjen.
Juventusit i mbetet që të kryej marrëveshjen me Napolin dhe për këtë ka disa opsione.
Zonja e Vjetër mund të ofrojë disa lojtarë që pëlqehen nga napoletanët si Roberto Pereyra , Daniele Rugani, Mario Lemina, Kwadwo Asamoah e Stefanio Sturaro.
Napoli mund të zgjedh dy nga këta lojtarë për ta ulur çmimin e Higuain./Telegrafi