Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hienat te Liqeni dhe fashizmi ambiental

2016/02/22 at 4:17 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rivarrosja e At Zef Pllumit

Nga Mark MARKU


Konflikti mes qytetarëve dhe Bashkisë së Tiranës për projektin e ndërtimit të një “parku lodrash për fëmijë”, brenda hapësirës së Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, ka marrë dje një kthesë dramatike teksa një grup qytetarësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile po protestonin në vendin ku bashkia ka hapur “kantierin e vet të punës”.

Pamjet e përleshjes së policisë me protestuesit janë parë tashmë nga gjithë shqiptarët dhe nuk kanë nevojë për koment: protestues që heqin gardhin që rrethon objektin që do të ndërtohet brenda parkut, policë që mbrojnë gardhin, një qytetare që përleshet me një polic të quajtur Kristaq Delijorgji, e cila në zënkë e sipër e shtyn policin dhe polici që ia ngjesh me shpullë qytetares në sytë të të gjithë protestuesve dhe përmes kamerave në sytë të të gjithë shqiptarëve. Më tej tetë protestues të ndaluar, deklarata mes të cilave dhe ai për shkarkimin e policit që kishte rrahur qytetaren, i cili nuk qetëson askënd përkundrazi e bën edhe më acarues atmosferën. Ajo që bie menjëherë në sy është ashpërsia e denjë për falangat fashiste me të cilën policia i sulmon qytetarët dhe
aktivistët e shoqërisë civile.

Kemi parë me mijëra raste të ngjashme të tjera të protestave qytetare në vendet demokratike me banorë që vendosin çadra në zona që ata duan t’i mbrojnë prej projekteve që cenojnë jetën dhe ambientin e tyre, ambientalistë që shtrihen para trenave që transportojnë lëndë të rrezikshme, studentë që bllokojnë auditorë nëpër universitete, bujq që mbushin rrugët me zetorë duke bllokuar trafikun dhe kemi parë policë që ndërhyjnë për të neutralizuar efektet e këtyre protestave në jetën e qytetarëve të tjerë apo pronën publike, por asnjëherë një dhunë të tillë.

Një dhunë e tillë e hapur fizike ndaj protestuesve është thjesht fashiste. Dhe nuk është e rastit. Para se ajo të ushtrohej nga policët, ka qenë një dhunë verbale e shprehur publikisht nga kryeministri Rama dhe vartësit e tij, kryebashkiaku Veliaj dhe vartësit e tij. Në të gjitha prononcimet e tyre gjatë debatit për projektin e parkut të lodrave te Liqeni Artificial ata i kanë trajtuar protestuesit sikur të ishin ata shkatërruesit e Parkut të Tiranës, duke i demonizuar, sharë, kërcënuar, përbuzur.

Policët nuk bënë asgjë tjetër përveçse e shndërruan këtë dhunë verbale në dhunë fizike. Po çfarë bënë qytetarët ndaj të cilëve u ushtrua një dhunë e tillë? – Hoqën ca hunj gardhi pa leje që qeveria i ka ngulur në mes të parkut, si piketa të një projekti pa leje që kërkon shndërrimin e të vetmes hapësirë të gjelbër të qytetit të Tiranës. Vetë zv/kryeministri Niko Peleshi dhe zv/kryetari Bashkisë së Tiranës Arben Mazniku deklaruan në emisionin televiziv “Opinion” se edhe pse bashkia kishte nisur realizimin e projektit, ende
nuk ishin përmbyllur procedurat ligjore për këtë projekt. Shkurt ata deklaruan vetë se projekti ishte pa leje.

Nëse do të ishim një vend normal demokratik, do të duhej që Prokuroria dhe organet e drejtësisë të nisnin një hetim për këtë shkelje flagrante të ligjit nga ana e bashkisë, gjë që nuk e bënë. Pikërisht kjo delegjitimon çdo akt të ndërmarrë qoftë nga organet e ruajtjes së rendit, qoftë nga organet e drejtësisë ndaj protestuesve. Ata po bëjnë pikërisht atë që nuk e bën rendi dhe drejtësia në këtë vend: po mbrojnë një hapësirë publike, nga një projekt pa leje që ka ndërmarrë bashkia për të ndërtuar në këtë hapësirë.

Ata po e mbrojnë një hapësirë publike nga një keqbërës dhe në këtë rast Bashkia e Tiranës është keqbërësi. Nëse do të ishim një vend demokratik, do të duhej që bashkia të mos i rrihte qytetarët, por të organizonte dëgjesa publike me ta, të bënte transparencën e plotë të projektit, të zbatonte procedurat ligjore dhe më pas të fillonte projektin. Ka ndodhur e kundërta dhe qytetarët e kanë marrë vesh projektin “gjenial” të bashkisë vetëm në momentin kur bashkia ka filluar punimet në park.

Vetë nguti i Bashkisë së Tiranës për fillimin e projektit në kundërshtim me ligjin e bën shumë të dyshimtë projektin edhe sikur ai t’i kishte vërtet qëllimet që pretendon Bashkia e Tiranës. Dyshimet shtohen edhe më shumë po të kemi parasysh faktin se vetëm pak muaj më parë qeveria, në mënyrë po kaq të befasishme, shpalli një konkurs për një projekt të quajtur “Hyrje në parkun e Tiranës”, i cili parashikonte që një pjesë e konsiderueshme e parkut të shndërrohej në një strukturë ndërtimore për arsye “sociale”.

Nëse për rastin konkret si argument për betonimin e parkut po përdoren fëmijët, në rastin e hyrjes në park u përdorën veteranët, shtresat në nevojë e kështu me radhë. Për këdo që ka një intuitë minimale (dhe shqiptarët nuk mund të qortohen për mungesë intuite), është e qartë se qeveria dhe Bashkia e Tiranës po i sillen rrotull parkut për ta kafshuar edhe atë pjesë që ka ngelur. Dhe këtë e bën më të besueshëm fakti se falë kontributit të zotit Rama gjatë kohës që ishte kryetar bashkie, Tirana është betonuar në atë farë feje sa nuk ka më asnjë hapësirë për ndërtuesit.

Pjesën e luanit e ka kafshuar kryetari i mëparshëm i bashkisë Rama me klientët e vet. Tirana është tashmë një kufomë e varrosur nën masën e betonit prej së cilës ka mbetur vetëm një copë e pakafshuar dhe ky është parku i Liqenit Artificial. Erion Veliaj në bashkëpunim me Edi Ramën po luan tashmë rolin e hienës duke kafshuar me “projektet e tij humane” mbetjet e kësaj kufome. Shkurt kanë vendosur që me këto mbetje të plotësojnë oreksin e pashuar të tyre dhe të klientëve të tyre.

Pas pak kohësh do të zhduket edhe njolla e fundit e asaj që ishte dikur pjesa e gjelbër e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë tashmë të vetëdijshëm për këtë. Dhuna e shkaktuar ndaj protestuesve synon ta zhdukë këtë vetëdije dhe të pengojë që kjo vetëdije të shndërrohet në revoltë. Këtë qëllim ka arrestimi dhe rrahja e atyre që revoltohen e protestojnë. Është strategjike tipike fashiste, sjellje mafioze mpirja e vullnetit të qytetarëve për të protestuar. Në një vend ku ushtrohet dhe propagandohet dhuna, krimi shtetëror ndaj qytetarëve, korrupsioni, propaganda domethënë, mashtrimi bëhet edhe më i pranueshëm.

Për këtë arsye duhet që qytetarët të shtojnë rezistencën në të njëjtin përpjesëtim që shtohet dhuna. Për këtë arsye shoqëria civile, mediat duhet të masivizojnë protestat. Opozita duhet të ndryshojë format e aksionit të saj të vyshkur opozitar. Edhe pse në ndërgjegjen e saj rëndojnë shumë faje për sa u përket dëmeve që i janë shkaktuar parkut të Liqenit Artificial, por edhe hapësirave të tjera publike, ajo duhet të vihet në krah të qytetarëve. Le të organizojë një referendum për mbrojtjen e parkut. Le t’i mobilizojë
militantët e saj dhe t’i shtyjë drejt masës së qytetarëve.

Edhe pse besueshmëria e saj është e kompromentuar, ajo duhet të japë shenja se të paktën në të ardhmen do të jetë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Dhe, më në fund, meqenëse ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të BE­së i kemi pranuar si gjykatës të punëve tona dhe meqenëse ata vetë e kanë pranuar një rol të tillë, mund t’u bëjmë edhe atyre dy­tri pyetje siç ata na i kanë bërë ne sa e sa herë shumë pyetje: Zotërinj ambasadorë, a masakrohen parqet tuaja kështu nga qeveria dhe bashkia, dhe a i rrahin qeveritë e vendeve tuaja qytetarët që protestojnë në mbrojtje të hapësirave publike? A bëjnë qeveritë tuaja ndonjë veprim antiligjor? A e trajtojnë ata kështu
shoqërinë civile? Nëse jo, thuajuni këtë kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

/Marrë nga gazeta “Panorama



Ju sugjerojmë

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
Bota

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

16 Qershor, 2025 6:02 pm
“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite
Bota

“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite

16 Qershor, 2025 5:52 pm
Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion
Bota

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

16 Qershor, 2025 5:47 pm
Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%
Aktualitet

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

16 Qershor, 2025 5:30 pm
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Rajoni

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

16 Qershor, 2025 5:18 pm
Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave
Kryesore

Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave

16 Qershor, 2025 5:06 pm
Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?
Bota

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?

16 Qershor, 2025 4:42 pm
U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, fiton lirinë Dritson Kurti
Aktualitet

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, fiton lirinë Dritson Kurti

16 Qershor, 2025 4:34 pm
Konflikti Izrael-Iran/ Ekspertët: Ari i zi në tregje, i paqëndrueshëm
Bota

Konflikti Izrael-Iran/ Ekspertët: Ari i zi në tregje, i paqëndrueshëm

16 Qershor, 2025 4:21 pm
Dhërmi/Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi, në pranga dy të huaj
Aktualitet

Dhërmi/Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe tableta ekstazi, në pranga dy të huaj

16 Qershor, 2025 4:18 pm
Para
Kim Kardashian fle e grimuar

Kim Kardashian publikon më në fund foton e djalit të saj

BERZH jep 12 milionë euro për interkonjuksionin Shqipëri-Maqedoni

BERZH jep 12 milionë euro për interkonjuksionin Shqipëri-Maqedoni

Akuza: Soros ka në plan falimentimin ekonomik të Shqipërisë 

Soros: Putin kërcënim më i madh se ISIS për Europën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
16 Qershor, 2025

Përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit ka sjellë rritjen më të madhe ditore të çmimit të naftës në tregjet...

Lexo më shumë

“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite

“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite
16 Qershor, 2025

Përfaqësuesit e Iranit kanë shkuar në Katar, Arabi Saudite dhe Oman duke u kërkuar atyre të ‘trokasin’ te Presidenti i...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion
16 Qershor, 2025

Televizioni shtetëror i Iranit është sulmuar nga Izraeli ditën e sotme gjatë transmetimit live. Në një video të publikuar në...

Lexo më shumë

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%
16 Qershor, 2025

Statistikat e shërbimeve për tremujorin e parë 2025, INSTAT: Pasuritë e paluajtshme, rritet indeksi i punësimit me 6,6% Instituti i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com