Janë vënë nën hetim nga policia tre administratorë restorantesh në Llogara, pasi kanë ndotur mjedisin në duke hedhur mbeturina në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.
Sipas uniformave blu mësohet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për B. D., T. D. dhe G. D, të tre banues në Dukat.
Ndërkohë vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë që kanë ndotur zonën duke hedhur mbeturina.
”Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe ato të Stacionit të Policisë Dhërmi, bazuar edhe në informacionet e marra se disa shtetas hidhnin në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, mbeturinat e krijuara nga aktivitetet në restorantet që administronin, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mbeturina të ndryshme, që dyshohet se janë hedhur nga administratorët e 3 subjekteve (restoranteve) në zonën e Llogarasë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet proceduralet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 administratorët e subjekteve, shtetasit B. D., T. D. dhe G. D, të tre banues në Dukat.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë krijuar ndotje në këtë zonë”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al