Ditën e sotme janë zgjedhur sot me short tetë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojnë ankesat e partive politike vitin e ardhshëm.
Anëtarët u përzgjodhën nga një listë e përbërë nga 16 gjyqtarë. Lista paraprake ishte e përbërë nga gjyqtarët Manjola Xhaxho, Gentian Medja, Sokol Ibi, Klodiana Mema (Veizi), Enton Dhimitri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Eriol Roshi, Ornela Naqellari, Esmeralda Ceka (Xhilli) , Rexhep Bekteshi, Margarita Buhali, Ardian Dvorani, Asim Vokshi, Artur Kalaja, Edlira Petri.
Shorti u hodh në prani të përfaqësuesve të partive politike por edhe mediave. Mes emrave të gjyqtarëve kandidatë ishte dhe ish-kreu i KED, Ardian Dvorani, i cili nuk u përzgjodh nga shorti.
Tetë gjyqtarët që u zgjodhën me short
Sokol Ibi
Manjola Xhaxho
Edlira Petri
Emona Muçi
Asim Vokshi
Gentian Medja
Esmeralda Çeka
Alma Kolgjoka