Një 65-vjeçare i ka dhënë fund jetës pasi është vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit në Tiranë.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:20 tek rruga e “Dibrës. Sipas informacioneve, 65-vjeçarja ka qenë në kushte të rënduara psikologjike, gjë e cila ka bërë që M. Sh., të marrë vendimin fatal.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:20 në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i spitalit shtetasja M. Sh.,65 vjeçe e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.