Pas denoncimit të skandalit në kopështin Diren në Sauk ku pronarja u filmua duke rrahur barbarisht një fëmijë vetëm tre vjeç Hetimi Tatimor ka sekuestruar objektin. Sot një grup inpektorët u filmuan teksa vendosnin shiritin e bllokimit dhe nxirrnin jashtë pajisjet e këtij kopështi. Sakaq, administratorja, autorja e dhunës makabre, Anjeza Shabani është në pranga dhe përpos akuzave për dhunë dhe shpërdorim detyre do të përballet dhe një akuzë tjetër atë të evazionit fiskal.