Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimi/ E lidhi me natriban dhe e qëlloi me thikë, por vajza tha se u tentua tu përdhunonte

2016/02/12 at 9:33 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hetimi/ E lidhi me natriban dhe e qëlloi me thikë, por vajza tha se u tentua tu përdhunonte

Vajza 20-­vjeçare, M.Gjonaj, ka lidhur me natriban dhe ka qëlluar katër herë me thikë në trup të riun Severjan Tusha, të cilin e akuzon për tentativë përdhunimi.

Prokuroria e Lezhës ka dyshime se motiv i ngjarjes ka qenë “ftohja” e marrëdhënies mes dy të rinjve. Në mënyrë jozyrtare dhe ende të bazuar mbi të dhëna paraprake, grupi i hetimit ka dyshime se e akuzuara M.Gjonaj dhe i dyshuari Severjan Tusha ishin njohur muajin e fundit.

Hetuesit dyshojnë se kohët e fundit i riu nuk kishte shfaqur interes, duke kërkuar të shkëpuste komunikimin me 20­ vjeçaren M.Gjonaj, e cila katër ditë më parë i ka kërkuar të takoheshin “për një sqarim”.

Në këtë mënyrë, dyshohet se e reja ka shkuar e përgatitur në këtë takim, pasi ka marrë me vete thikën dhe natribanin ngjitës me të cilin ka lidhur të dëmtuarin.

Gjykata ka zhvilluar dje seancën për caktimin e masave të sigurisë ndaj vajzës dhe djalit të akuzuar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë në Kodër Rrëshen.

Prokuroria kërkoi masën arrest me burg për 20­ vjeçaren M.Gjonaj, e cila nga hetimet rezulton se e ka lidhur me natriban Severjan Tushën e më pas e ka qëlluar katër herë me thikë.

Për këtë arsye, Prokuroria tha se shtetasja M.Gjonaj akuzohet për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”. Kjo akuzë është ngritur ndaj saj për shkak të katër plagëve të rënda që ka pësuar shtetasi Severjan Tusha, i cili është akoma në spital në gjendje të rëndë.

HETIMI

Nga ana tjetër, Gjykata ka vendosur dje masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj të riut që akuzohet nga vajza për tentativë përdhunimi. “Masa e sigurisë për shtetasin Severjan Tusha është vendosur për akuzën marrëdhënie seksuale me të rritur e mbetur në tentativë”, thanë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, kjo akuzë dhe masa e sigurisë janë vendosur ndaj të riut bazuar në dëshminë që ka dhënë e akuzuara tjetër e ngjarjes, M.Gjonaj. “Ajo ka pretenduar se Severjan Tusha ka tentuar ta përdhunojë, ndonëse nga këqyrja që është bërë, vajza nuk ka asnjë shenjë dhune në trup”, kanë thënë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, dëshmia e të resë është ende e pakonfirmuar dhe e pambështetur në të dhëna të tjera. Vajza nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë “takimin në mal” me Severjan Tushën, ndonëse gjatë marrjes në pyetje ka pretenduar se nuk e njihte dhe se nuk kishte lënë asnjë takim me të.

Ngjarja

Katër ditë më parë, Policia e Mirditës arrestoi të riun Severjan Tusha dhe shtetasen M.Gjonaj.

Ata u akuzuan në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kodër Rrëshen, ku një 20­vjeçare plagosi rëndë me thikë një të ri, i cili, sipas saj, tentoi ta përdhunonte.

Dyshohet se dy të rinjtë kishin komunikuar në telefon mes tyre, prej gati 1 muaji, dhe kishin lënë takim.

Vajza dyshohet se ka marrë thikën dhe natribanin me vete ndërsa kishte udhëtuar nga fshati Prosek, ku jetonte me prindërit e saj, deri në Kodër Rrëshen, për t’u takuar me 24­vjeçarin Severjan Tusha.

Ky i fundit e ka pritur vajzën në fshatin e tij, për t’u takuar në një zonë të pyllëzuar, 1 km larg banesës së tij.

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Ja si e thërret Princ George Mbretëreshën Elizabet

Ja si e thërret Princ George Mbretëreshën Elizabet

Fjolla Morina dhe 6 muajt me Alayhn

Fjolla Morina dhe 6 muajt me Alayhn

Moti: Dite e ftohte, priten reshje bore

Moti, ja si do të jenë temperaturat në fundjavë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com