Altin Jaku, prefekt i Lezhës, i komanduar në këtë detyrë nga qeveria e drejtuar nga të majtët, është vënë në akuzë nga Prokuroria e rrethit Lezhë, pasi dyshohet se në kohën kur drejtonte një bankë të nivelit të dytë në qytetin e Lezhës, ka vjedhur një shumë prej 30 milion lekësh të reja.
Nga hetimet paraprake, Jaku rezulton se ka zeruar dy llogari bankare me anë të disa veprimeve antiligjore. Aktualisht Jaku është Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës së Lezhës si edhe mban i komanduar postin e Prefektit.