Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimet/ Trupi i gruas në breg të detit në Durrës, dyshime për vrasje

2016/06/22 at 8:59 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet/ Trupi i gruas në breg të detit në Durrës, dyshime për vrasje

Dallgët nxorën trupin e një gruaje në bregun e Durrësit, ndërkohë që ka nisur hetimi, duke mos përjashtuar as pistën e vrasjes së saj. Trupi i gruas, rreth 40 vjeçe, është gjetur në breg në plazhin e Durrësit, në drejtim me Pistën e Vogël, rreth orës 17:15 të pasdites së djeshme.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia lokale, shtetasja e gjetur, e cila nuk është identifikuar ende, mendohet të jetë rreth 40 vjeçe, rreth 1. 60 m e gjatë, me flokë të zeza të gjata rreth 20 cm dhe ezmere në fytyrë. Ajo ka të veshura një palë pantallona xhins, ngjyrë blu të errët, bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë të kuqe, në dorën e majtë ka një orë dore me zinxhir metalik dhe në gishtin e parafundit ka një unazë me një gurë rozë. Policia e Durrësit ka verifikuar listën e saj të personave që rezultojnë të zhdukur, ndërsa ka kërkuar nëpër drejtoritë e rretheve të kryejnë të njëjtën procedurë, me qëllim identifikimin e kufomës së gjetur pasditen e djeshme në Durrës.

Policia e Durrësit, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për rastin në fjalë, ku paraprakisht po hetohet në të gjitha pistat, mes tyre edhe mbytje me qëllim nga persona të tjerë. Nuk dihet nëse gruaja është shtetase shqiptare, apo e huaj, por dyshohet ta kenë sjell drejt bregut dallgët e detit.

“Kufoma rezulton ende e paidentifikuar. Nuk e dimë është shtetase shqiptare, apo e huaj. Nga këqyrja e kufomës nuk janë gjetur shenja dhune, por ne po hetojmë në të gjitha pistat, pa përjashtuar vrasjen (mbytje e qëllimtë), sepse është gjetur e veshur me rroba. Gruaja mund të jetë mbytur nga persona të tjerë. Ajo mund të jetë hedhur nga ndonjë anije, ose përgjatë bregdetit të Durrësit, e më gjerë.

Po përpiqemi me të gjitha mënyrat për të identifikuar kufomën, pasi do të na ndihmonte në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thanë burime nga Policia. Dy djemtë e rinj, të cilët po laheshin disa metra larg bregut të detit, e kishin konstatuar kufomën. Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën se nuk përjashtohet mundësia edhe e një vrasjeje, pavarësisht se kufoma nuk ka pasur shenja dhune.

Hetuesit shprehen se atë edhe mund ta kenë mbytur. Një grup hetimor është ngritur për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që drejtoria lokale e policisë ka ftuar personat që mund ta identifikojnë që të telefonojnë në numrin 129, pa pagesë. /Leonidha Musaj Panorama.al

Ju sugjerojmë

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
Rajoni

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

24 Korrik, 2025 10:53 pm
Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Bota

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

24 Korrik, 2025 10:31 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

24 Korrik, 2025 10:10 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

24 Korrik, 2025 9:51 pm
‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’
Bota

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’

24 Korrik, 2025 9:35 pm
Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!
Bota

Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!

24 Korrik, 2025 9:19 pm
Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë
Bota

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

24 Korrik, 2025 9:07 pm
Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t
Aktualitet

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

24 Korrik, 2025 8:35 pm
Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

24 Korrik, 2025 8:20 pm
Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…
Rajoni

Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…

24 Korrik, 2025 8:09 pm
Para
Sokol Cikalleshi shpreson ende në një mrekulli

Sokol Cikalleshi shpreson ende në një mrekulli

Për ku po niset Nora dhe Roberti?!

Për ku po niset Nora dhe Roberti?!

Video/ Skandal te Spanja, Pique tregon gishtin e mesit gjatë himnit

Video/ Skandal te Spanja, Pique tregon gishtin e mesit gjatë himnit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
24 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në...

Lexo më shumë

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com