Biznesmeni Elman Abule ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ku u pyet për 4 orë me radhë.
Në momentin që ka dalë nga ambjentet e SPAK, ai nuk pranuar të flasë për mediat por është drejtuar menjëherë për në makinë.
Mësohet se Abule u pyet për llogari të hetimit që ka në qendër të tij kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarët e tij.
Ditën e djeshme, për të njëjtën çështje dha shpjegime bashkëshortja e tij Marisa Nito.
Nito u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni, ku qëndroi për më shumë se 4 orë.
Në dalje ajo nuk pranoi të japë asnjë koment për median.