Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimet për Tahirin, grupi i prokurorëve mbidhet në shtator për fatin e dosjes

2018/08/18 at 4:22 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet për Tahirin, grupi i prokurorëve mbidhet në shtator për fatin e dosjes

Hetimet për ish ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe të akuzuarve të tjerë të dosjes nuk kanë gjasa të përfundojnë as në muajin tetor kur është edhe afati i përfundimit të zgjatjes tre mujor të fundit. Prokurorët do të mbidhen në shtator për të vendosur për veprimet që do të kryhen në vijimësi me dosjen ndërkohë që pritet mbërritja e lëtërporosive nga tre shtete si dhe verifikimet e bankave dhe hipotekave për pasuritë. 


Zgjatja edhe me tre muaj e afateve të hetimit për dosjen e ish-Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri duket se nuk do t’i mjaftojë organit të akuzës për të përfunduar dosjen dhe për ta dërguar atë në gjykatë. Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se në shtator grupi i prokurorëve do të mblidhet për të vendosur veprimet që do të kryejnë për të përfunduar hetimet. Nga grupi i hetimit eshtë larguar edhe prokurorja Elisabeta Ymeraj, e cila ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Pengesë për hetimet është bërë edhe mbërritja e letër-porosive të dërguara nga prokuroria shqiptare në disa shtete si Itali, Mali i Zi dhe Greqia.

Me zgjatjen e fundit tre mujore hetimet duhet të përfundonin në 17 tetor por deri në këtë afat mbyllja e dosjes sipas burimeve është e pamundur.

Në muajin qershor prokuroria ka dërguar tre letër-porosi të reja drejt Italisë pas daljes së të tjera detaje nga hetimi. Për ish ministrin e Brendshëm dhe për të akuzuarit e tjerë të dosjes Habilaj, prokuroria ka nisur edhe verifikimin e pasurisë.

Organi i akuzës ka dërguar shkresa bankave të nivelit të dytë dhe zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin për të verifikuar pasurinë që është në emër të tij apo edhe të personave të lidhur me të.

Nga burimet mësohet se prokurorët e dosjes kanë dyshime të forta se ish-ministri Tahiri ka shpërdoruar detyrën dhe ka kryer korrupsion në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Në duart e Prokurorëve janë edhe disa foto të verës 2017 ku ish ministri është fokusuar teksa udhëtonte me një jaht nga Mali i Zi në Leçe të Italisë. Ajo që grupi hetimor kërkon të mësojë është se kush është pronari i jahtit dhe në shoqërinë e kujt ka qënë ish ministri në këtë udhëtim.

Ish ministri i Brendshëm po hetohet pa masë sigurie pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e cila rrëzoi vendimin e shkallës së parë. Por vendimet për heqjen e masës për ish ministrin e Brendshem janë ankimuar në Gjykaten e Lartë, e cila ende nuk i ka marrë në shqyrtim.

Burimi: OraNews

 

Etiketa: grupi i prokurorevehetimet per tahirinmblidhet ne shtator


Ju sugjerojmë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Para
Sa të shëndetshme janë kokoshkat

Sa të shëndetshme janë kokoshkat

Erdogan “kërcënon” Trump-in:“Ose do bëhemi, ose do vdesim”, ne e shohim lojën tuaj dhe ju sfidojmë

Erdogan “kërcënon” Trump-in:“Ose do bëhemi, ose do vdesim”, ne e shohim lojën tuaj dhe ju sfidojmë

Skandali/ Lejuan mishin e kalbur në treg, pranga dhjetëra zyrtarëve

Shqipëria ka mishin më të lirë në Europë
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com