Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës është paraqitur në SPAK pasditen e sotme lidhur me hetimet e nisura nga SPAK për vrasjet e 21 janarit.
Mësohet se Prendi ka hyrë në ambientet e SPAK rreth orës 15 e 10, ku po merret në pyetje nga prokurorët. SPAK ka rihapur hetimet për çështjen e “21 Janarit”, protestë ku humbën jetën 4 persona.
Ditën e djeshme në ambientet e SPAK janë paraqitur familjarë të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në 21 Janar të vitit 2011.
Bashkëshortja e tij tha se ka dorëzuar prova e fakte të reja, ndërsa xhaxhai u shpreh se SPAK duhet të hetojë për rolin që ka pasur Sali Berisha dhe Lulzim Basha.