Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimet/ Ja prova që fundos drejtorin e arrestuar të Tatimeve në Tiranë

2016/02/24 at 1:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet/ Ja prova që fundos drejtorin e arrestuar të Tatimeve në Tiranë

Task­Forca e Prokurorisë së Tiranës sekuestron të gjitha praktikat e Drejtorisë së Tatimeve të firmosura vitin e fundit nga Androkli Kokthi, i arrestuar pak ditë më parë me akuzën “shpërdorim detyre”.

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve që po kryen Prokuroria për akuzën shpërdorim detyre ndaj drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Tiranë, Androkli Kokthi. Prokuroria ka theksuar se ka dyshime për abuzime nga ish­drejtori edhe në raste të tjera, sikurse ka ndodhur në episodin për të cilin ai është arrestuar.

Androkli Kokthi akuzohet për një vendim kthim malli të sekuestruar një biznesi që nuk punonte me fatura tatimore. Prokuroria ka hedhur poshtë dje pretendimet e avokatëve dhe të vetë ishdrejtorit të Tatimeve se “është mbajtur në përgjim për tetë muaj”.

“I pandehuri i kësaj çështjeje nuk është përgjuar asnjë ditë. Personi i dyshuar për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ është arrestuar në vijim të një hetimi të nisur në janar 2016, në bazë të referimit të Policisë së Shtetit”, tha Prokuroria.

Sipas burimeve nga organi i akuzës në kryeqytet, derisa hetimi ka nisur në janar 2016, është e qartë se nuk ka se si ish­drejtori të jetë përgjuar përgjatë tetë muajve.

Abuzimi me lirimin e mallit

Sipas Prokurorisë, i dyshuari Androkli Kokthi, në kundërshtim me ligjin, ka urdhëruar kthimin e mallit të konfiskuar një subjekti tregtar privat, që ushtron veprimtarinë në shitblerjen e pjesëve të këmbimit të automjeteve.

Në muajin mars 2015, nga ana e inspektorëve të Kontrollit Tatimor Tiranë, është konstatuar se një subjektin “L..B…” gjendej një sasi malli pa faturë, në vlerë totale prej rreth 4 milionë lekësh të rinj.

Pas konstatimit në fjalë, vetë drejtoria e Kokthit, bazuar në procedurat ligjore, ka njoftuar Task­Forcën e hetimit tatimor, e cila ka vendosur që mallin e konstatuar pa faturë ta konfiskojë. Konfiskimi është nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Malli i konfiskuar është dërguar për ruajtje në magazinat e Rezervave të Shtetit. Nga këqyrja në protokollin e Drejtorisë Tatimore Tiranë del se, javë më pas, gruaja e pronarit të biznesit që i ishte bllokuar malli, ka bërë një ankesë.

MISTERI I ANKESËS

Kjo ankesë nuk është gjetur ende dhe dyshohet se shënimi në protokoll në lidhje me këtë dokument ka pikëpyetje të mëdha. Me të njëjtin numër protokolli, por duke i shtuar një fraksion, është lëshuar më pas edhe urdhri i firmosur nga Androkli Kokthi për kthimin te biznesi në fjalë të mallit të sekuestruar pa faturë.

“Disa kohë pas konfiskimit të mallit, nëpërmjet një shkrese, drejtori rajonal i Tatimeve Tiranë urdhëron lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat që i ishte gjetur malli pa faturë”, ka thënë Prokuroria.

Sipas saj, ky veprim është tërësisht në kundërshtim me ligjin, pasi malli i konfiskuar nuk mund të rikthehet, por vetëm mund të blihet nga subjekti, të cilit i është gjetur pa faturë.

Po ashtu, në bazë të procedurave administrative dhe atyre tatimore, një urdhër administrativ i nxjerrë nga një organ më i lartë, nuk mund të shfuqizohet nga një organ më i ulët. Dëmi ekonomik i shtetit në këtë rast llogaritet se ka qenë 4 milionë lekë, që duhej të kalonin në arkën e Tatimeve./Panorama.al

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Video-Humor/ Në radhë për të shqiptuar emrin e Shkëlzen Gashit. Ja se si lojtarët e Kolorado Rapids përpiqen të gërmëzojnë emrin e bomberit Kuq e Zi

Video-Humor/ Në radhë për të shqiptuar emrin e Shkëlzen Gashit. Ja se si lojtarët e Kolorado Rapids përpiqen të gërmëzojnë emrin e bomberit Kuq e Zi

Greta Koçit i bllokohet kënga nga You Tube

Greta Koçit i bllokohet kënga nga You Tube

PS frikë për numrat?SMS deputetëve: Të enjten me patjetër në seancë!

PS frikë për numrat?SMS deputetëve: Të enjten me patjetër në seancë!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com