Autoritetet franceze i kërkojnë Italisë shqyrtime mbi një shtetas tunizian që ka jetuar në Puglia të Italisë, për lidhje të dyshuara me masakrën e Nisës.
Bëhet fjalë për njërin prej të arrestuarve, që dyshohet se ka zgjeruar rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve edhe në Itali.
Dyshohet se ai ka futur në rrjetin e atentatorit të Nicës edhe dy shtetasit shqiptarë, të arrestuar në Francë.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano.