Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetim ndërkombëtar për mbetjetet sanitare COVID-19, arrestohen 102 persona

2020/11/30 at 12:31 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetim ndërkombëtar për mbetjetet sanitare COVID-19, arrestohen 102 persona

Policia e Shtetit ka njoftuar për dy operacione të përbashkëta të zhvilluara me Europol, Interpol dhe agjenci të tjera ligjzbatuese.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Europol identifikoi rritjen e rasteve të trajtuara lidhur me shpërndarjen e paligjshme të mbeturinave sanitare dhe për këtë shkak nisi operacionin “Retrovirus”.

Policia informon se oficerët kanë kryer inspektime dhe kontrolle në impiantet dhe mjetet e transportit të mbetjeve sanitare, të cilat ishin vendimtare për trafikimin e paligjshëm, ruajtjen, hedhjen dhe transportimin e mbeturinave dhe mashtrimin nëpërmjet dokumenteve.

Hetimet e operacionit të parë global të këtij lloji kundër hedhjes së paligjshme të mbetjeve sanitare COVID-19, u zhvilluan në 30 vende si: Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Ukraina.

Gjithashtu, në hetim u përfshi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Mjedisin, Rrjetin EnviCrime, Frontex, INTERPOL, projektin El PAaCTo dhe Rrjetin e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit Mjedisor (IMPEL).

Autoritetet njoftojnë se si rezultat i rreth 280.000 inspektime janë arrestuar 102 persona deri më tani, ndaj më shumë se 819 subjekteve dhe individëve janë marrë masa administrative. Gjithashtu janë sekuestruar 800.000 € në asete.

Operacioni i dytë ndërkombëtar i drejtuar nga Europol, Eurojust dhe INTERPOL, u zhvillua për identifikimin dhe bllokimin e domeneve të faqeve të internetit që shesin mallra të falsifikuara.

“Kjo veprimtari kriminale ishte bërë një shqetësim në rritje për të gjitha organet e zbatimit të ligjit për shkak të shkathtësisë së kriminelëve, të cilët lehtë mund të bëjnë fitime të mëdha dhe duke fshirë gjurmët e tyre të internetit në një periudhë shumë të shkurtër kohe”, njofton policia.

Në operacion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Greqia, Hungaria, Hong Kong- Kina, Irlanda, Italia, Hollanda, Peruja, Koreja e Jugut, Moldavia, Serbia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Portugalia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si pjesë e operacionit ndërkombëtar “Në faqet tona” (IOS) XI, autoritetet e zbatimit të ligjit nga 26 shtetet anëtare të BE-së dhe palët e treta, kanë sekuestruar së bashku me Europol dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të të Drejtave të Pronës Intelektuale të SHBA-së, mbi 21.910 emra domenesh, që ofrojnë falsifikime dhe artikuj pirate përmes internetit.

Produkte të tilla me vlerë më shumë se 2.5 milion euro janë sekuestruar, përfshirë produkte farmaceutike të falsifikuara dhe filma pirate, transmetim të paligjshëm të televizionit, muzikë, softuer dhe produkte të tjera false./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Spanjë/ 22-vjeçarja pushohet nga puna se shkonte çdo ditë 40 minuta përpara orarit
Bota

Spanjë/ 22-vjeçarja pushohet nga puna se shkonte çdo ditë 40 minuta përpara orarit

10 Dhjetor, 2025 11:32 am
Avionë luftarakë amerikanë i afrohen hapësirës ajrore të Venezuelës
Bota

Avionë luftarakë amerikanë i afrohen hapësirës ajrore të Venezuelës

10 Dhjetor, 2025 10:59 am
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i gatshëm për zgjedhje, por me kushte

10 Dhjetor, 2025 10:02 am
FNSH aksion në banesat e fisit Rraja, pranga djalit të ish-deputetit të PS
Kronikë

FNSH aksion në banesat e fisit Rraja, pranga djalit të ish-deputetit të PS

10 Dhjetor, 2025 9:41 am
Kapen drogë, armë, bizhuteri e 29 mijë euro në Portin e Durrësit, pranga 42-vjeçarit
Kronikë

Kapen drogë, armë, bizhuteri e 29 mijë euro në Portin e Durrësit, pranga 42-vjeçarit

10 Dhjetor, 2025 9:30 am
“Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombëtar të Lurës për pushime dimërore”
Aktualitet

“Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombëtar të Lurës për pushime dimërore”

10 Dhjetor, 2025 9:11 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2025

10 Dhjetor, 2025 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

10 Dhjetor, 2025 7:50 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I vendoset tritol biznesit në Shkodër

9 Dhjetor, 2025 11:16 pm
Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
Kronikë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

9 Dhjetor, 2025 10:01 pm
Para
Mbi 300 protestues të arrestuar në Bjellorusi

Mbi 300 protestues të arrestuar në Bjellorusi

Video/ Rama pa këpucë në banesën e re: Ahmetaj ka marrë çorapet e mia

Video/ Rama pa këpucë në banesën e re: Ahmetaj ka marrë çorapet e mia

Vrasja në Shkodër/Bashkëpunëtori i autorëve:Isha rastësisht në vendngjarje

Vrasja në Shkodër/Bashkëpunëtori i autorëve:Isha rastësisht në vendngjarje

TE FUNDIT

Spanjë/ 22-vjeçarja pushohet nga puna se shkonte çdo ditë 40 minuta përpara orarit

Spanjë/ 22-vjeçarja pushohet nga puna se shkonte çdo ditë 40 minuta përpara orarit
10 Dhjetor, 2025

Një 22-vjeçare në Spanjë është pushuar nga puna për shkak se paraqitej çdo ditë rreth 40 minuta para nisjes zyrtare të turnit,...

Lexo më shumë

Avionë luftarakë amerikanë i afrohen hapësirës ajrore të Venezuelës

Avionë luftarakë amerikanë i afrohen hapësirës ajrore të Venezuelës
10 Dhjetor, 2025

Faqet publike të ndjekjes së fluturimeve treguan se dy avionë luftarakë amerikanë F/A-18 iu afruan hapësirës ajrore të Venezuelës rreth...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i gatshëm për zgjedhje, por me kushte

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
10 Dhjetor, 2025

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj u shpreh i hapur për zgjedhje të reja në Ukrainë, por vetëm nëse ka kushte...

Lexo më shumë

FNSH aksion në banesat e fisit Rraja, pranga djalit të ish-deputetit të PS

FNSH aksion në banesat e fisit Rraja, pranga djalit të ish-deputetit të PS
10 Dhjetor, 2025

Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë ka zhvilluar kontrolle në zonën e Krujës dhe Niklës në orët e para të mëngjesit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com