Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka folur për sherrin mes tij dhe gazetarit Eni Shehu. Në një intervistë për gazetaren Dasara Karaiskaj, ai ka thënë se nuk ka rrahur njeri.
“Nuk kam fituar kurrë në një betejë me grushta që kur kam qenë i vogël. Unë nuk gjuaja ata më gjuanin, madje më kanë quajtur “çun mami”. Kam qenë fëmijë i vetëm dhe shumë i përkëdhelur dhe kam qëndruar shumë afër tim eti dhe time mëje”, thotë Çuli.
Përsa i përket çështjes së shkarkimit, Çuli thotë me ironi se është në pritje të shkarkimit të tij.
“Pse pritet të të shkarkojnë? E pyet gazetarja.. Jo, situata është normale fare, ndodhi diçka që s’duhet të ndodhte po ç’rëndësi ka, përfundon drejtori i TK-së, Hervi Çuli.
Sherri mes Culit dhe Shehut ndodhi ditën e premierës së veprës ” Tri motrat”, venë në skenë nga vetë Çuli. Eni Shehu i ka kërkuar Ministres Kumbaro shkarkimin e drejtorit të TK, por deri tani nuk është marrë asnjë vendim i tillë.