Vajza e rreshterit, Afrim Bunjaku, që u vra në sulmin e së dielës në veri të Kosovës, ka mbajtur një fjalë të shkurtër në mbledhjen përkujtimore të zhvilluar në nder të babait të saj.
E përlotur, Arbenita theksoi se ikja e tij i kishte lënë një plagë në zemër, dhe se vendin e tij nuk e zëvendëson dot askush.
“Heroi im, babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty babai im, para kohës mbeta jetim, kurrë se kam besuar. Ika jote na la një plagë të madhe në zemër. Babi nuk e di si do të jetoj pa ty. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pash, e rëndë për mua, vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na e besove, por si të jetojmë pa ty asnjëherë. U flijove për këtë vend që ne dhe Kosova që të jemi krenar për heroizmin tënd. Do të jemi krenar për ty, me mall dhe me dhimbje do të kujtojmë”, u shpreh Arbenita.