Aktori dhe humoristi i njohur, Gaz Paja, sot mund të cilësohet si heroi i ditës, pasi i ka shpëtuar jetën një gjysheje shtëpia e së cilës ishte rrethuar nga flakët.
Siç tregon ai për newsbomb.al gjithçka ndodhi papritur, kur teksa ishte ulur në një lokal në afërsi të Brrylit në kryeqytet, dëgjoi gruan e moshuar teksa po bërtiste “Zjarr”.
“Në atë moment pashë gjyshen në pallat. Nja 30-40 vetë po rrinin poshtë pallatit e vështronin. Nuk e imagjinova dot situatën. Nuk e di, por i kam ngjitur shkallët e pesë kateve të pallatit me një frymë. Gjeta një batanije, mora ujë dhe ia hodha përsipër një bombule gazi që po rridhte dhe kishte marrë flakë. Tani kanë ardhur zjarrëfikëset, por më e keqja përfundoi”-ka thënë ai.