Shkëlqim Selami do të ankimojë vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të deputetit.
Në një prononcim për Ora News, Selami thotë se KQZ nuk e ka shqyrtuar çështjen e tij në themel.
“Kam detyrimin moral që ta ankimoj vendimin e saj. Fillimisht në Gjykatën Administrative, ku avokati im do te depizitoje nesër ankimimin” deklaroi ai. Sipas Selamit, ai akuzohet për një çështje të pushuar nga Italia, vendi që edhe ka ngritur akuzën. “Nuk paragjykoj punën as të KQZsë dhe as të organit të gjyqësorit, secili të ushtrojë detyrën e tij” theksoi Selami.
KQZ me kërkesë të Prokurorisë vendosi heqjen e mandatit të deputetit për Shkëlqim Selamin.