Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë këtë të enjte në një konferencë për mediat.
Gjatë fjalës së tij, Meta është ndalur te heqja e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Berisha, për të cilin tha se dhënia e autorizimit për arrestimin e tij është pjesë e programit të PS për eliminimin e opozitës.
“Kjo është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe inskenimin e një opozite fasadë që i bën shërbime këtij regjimi. Pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e kuvendit. Akt antikushtetues që synon asgjësimin e opozitarizmit, shkel një sërë të drejtash që i garanton deputetit kushtetuta dhe praktikisht e pezullon deputetin nga detyra. Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore synojnë minimin e transparencës, llogaridhënies dhe parlamentarizmin”, tha Meta./Opinion.al